Errësira e dhomës time qan për atë pak dritë që digjej për mua.
E shoh me sytë e përlotur për t'a ngushëlluar,për humbjen e ndriçimit të saj që i jepte jetë çdo sendi, çdo qosheje,çdo hijeje të fshehtë...Me zërin tim që më dridhet nga faji dhe nga dhimbja,po i jap shpresë se çdo gjë do kalojë,ashtu siç ka kaluar çdo gjë tjetër që kemi kaluar sëbashku!