Monday, April 29, 2019

Zgjohu o njeri...

Zgjohu o njeri...

Në vendin tonë ka kohë që ka filluar një lloj lufte e heshtur.
Një luftë e cila nuk bëhet me armë zjarri,avionë,tanqe...etj.
Kjo është një luftë e cila i vret njerëzit pak nga pak duke i shfrytëzuar deri në pikën e fundit të   gjakut dhe djersës,duke i marrë gjithçka që ka e nuk ka.
Kjo luftë e cila me shifrat e saj alarmante të viktimave të heshtura duhet të kishte ngritur shtabin e luftës nëse do të ishte një luftë e hapur nga të huajt!
A mendoni vërtetë se do luftohemi ndonjëherë me armë zjarri?!
Mos e gënjeni veten,kjo nuk ka për të ndodhur sepse ajo po ndodh dhe ka kohë që ka filluar nëpërmjet një strategjie largpamëse,një strategji e thellë dhe në mënyrën më të qetë,pa patur asnjë viktimë nga pala e armiqve tanë të fshehur në vendin tonë.
Kjo luftë po bëhet nëpërmjet ushqimeve të mbushura me kimikate,duke helmuar mishin,duke vrarë bimët,duke ndotur ajrin,duke prerë pemët,,duke pakësuar ujin e pijshëm,duke e ndotur ujin,duke mbushur vendin me plehra,duke patur keq ushqyerje...!!
Viktimat shihen në pakësimin e punës,në shfrytëzimin e krahut pa marrë asnjë garanci për jetën.
Viktimat shihen në pakësimin e martesave,lindjeve të pakta dhe në vdekjet e shumta të gjinisë femërore.
Viktimat shihen në aksidentet e shumta të cilat ndodhin sepse janë dhënë pa kriter makinat nëpër duar të "shoferëve" të aftë të cilët kanë blerë patenta pa bërë asnjë ditë kurs për makinë.Në lejimin e alkolit dhe në mos kontrollit të shoferëve gjatë vozitjes.
Viktimat shihen në vrasjet dhe vetvrasjet që bëhen pa motive dhe për motive të vogla. Vetvrasje për shkak të demoralizimit emocional që vjen si pasojë nga varfëria,zhgënjimi i dashurisë,mungesa e psikologëve të aftë...etj.
Viktimat shihen në shkollarët e shumtë të diplomuar me lekët e drogës,lekët e prindërve,lekët e korrupsionit...të cilët me paaftësinë e tyre po degjenerojnë shtetin dhe popullin,gjë që këtë e lejojnë me qëllim për të patur një shtet të paaftë në të ardhmen.
Viktimat shihen në largimin e popullit për të kërkuar një jetë më të mirë edhe pse vendi i tyre i ka të gjitha opsionet për ta ndërtuar një jetë më të mirë sesa është,por që këtë nuk po e lejojnë të ndodhë sepse një shtet pa popull zaptohet me lehtë dhe më lirë.
Viktimat shihen nëpër gjykata ku palët në gjyq shihen si klientë dhe në përfundim vriten me njëri-tjetrin duke bërë vetgjyqësi. Dhe kjo gjë lejohet qëllimisht sepse në biznes nuk ka viktima por thjesht numra.
Viktimat shihen nëpër burgje ku dikush është futur për të mbuluar dikë tjetër. Dikush i cili është për një të drejtë që i është mohuar nga shteti,për një copë bukë,ndërkohë që e ha bukën më mirë në burg sesa jashtë burgut.
Dhe këtë gjë e lejojnë sepse e tillë është psikologjia e presionit.
Viktimat shihen nga mashtrimet e bankave ku vrasin çdo ditë duke marrë gjithçka që posedon,duke i lënë rrugëve. Dhe kjo gjë lejohet qëllimisht sepse kështu krijojmë një popull të skllavëruar.
Viktimat janë kudo,në çdo hapësirë,në çdo vend,duke qarë në heshtje apo duke protestuar me dhimbje.
Viktimat janë kudo për ata që kanë sy,veshë dhe zemër për të vëzhguar me syrin e drejtësisë.
Akoma mendon se jeton në kohë paqeje?!
A nuk e kupton se jemi në luftë me një armik të padukshëm i cili qesh me viktimat e saj nga sipër?!
A nuk e kupton që ka ardhur koha të ndërgjegjësohesh për këtë luftë dhe të jesh i kujdeshëm që të mos jesh viktimë dhe të mos  bëhesh dhe ti bashkëpunues në këtë luftë të tyre?!
A nuk e kupton që ka ardhur koha të sigurojmë vetet tona,vendin tonë,të ardhmen dhe fatin e brezave që do të vinë?!
A nuk ka ardhur ora të zgjohemi dhe të luftojmë me të gjitha këto fenomene që po na vrasin çdo ditë?!

Sunday, April 28, 2019

Dua të jem

Dua të jem kudo me ty
Në ëndërra lot dhe dashuri,
Dua të jem gjithmon pran teje
Deri në përjetësi.

Dua të jem në shpirtin tënd
Sa her që ti të më kërkosh,
Dua të jem në jeten tënde
Kudo që të jesh, kudo që të shkosh...

Të jem me ty dhe kur të jesh lodhur
Të ndjesh se koha të ka plakur
Dua të jem unë ëndërra jote
Dhe me ëndërrën të jesh i dashur.

Dua të jem çdo gjë e jotja
Të jem kujtimi i rinis
Të jem fillimi i jetës tënde
Dhe përfundimi kur ta braktis...

Ku je o njeri?

Ku je o njeri!?
Ty të pyes që sapo lexove këtë pyetje!
Kjo nuk është një pyetje e thjeshtë.
Kjo është një pyetje për njeriun i cili i ka mbetur sadopak qënie njerëzore në fytyrën e tij..!
Dhe njëherë të pyes : " Ku je o njeri "!?
Nëse të ka mbetur sadopak fytyrë njerëzore,atë shfaqe me krenari.
Mos u turpëro nga ajo fytyrë por shfaqe me guxim,se dritë do përhapë në shpirtrat e humbur në hipokrizi.
Ku je o njeri!?
Kam shumë kohë që po kërkoj një njeri...!
Ti nuk je gjithnjë ajo që bën,ti je ajo që zemra të qan ta bësh.
A nuk ka ardhur koha të tregosh atë që ke burgosur ndër vite nga frika e gishtit kritikues?
A nuk ka ardhur koha të jesh njeri?
Dil në dritë o njeri e mos u fsheh në errësirë nga mendjet e errëta,as nga zemrat e vdekura pa dritë.
Dil të në pah për të ndriçuar botën me fytyrën tënde prej njeriut krenar.
Ty të them o njeri,ty që sapo lexove këto vargje nga ai që është Njeri.

Thursday, April 25, 2019

E kuptoj arsyen

E kuptoj arsyen pse jeta të duket aq e vështirë,por nuk ta kuptoj arsyen pse jetën e bën kaq të vështirë?!
E kuptoj arsyen pse njerëzit të duken të dyshimtë,por nuk e kuptoj arsyen pse çdo gjë e bën të jetë e dyshimtë.
E kuptoj arsyen pse frika të largon,por nuk e kuptoj arsyen pse shpresa të mundon?!
E kuptoj arsyen pse dashuria të duket një iluzion,por nuk e kuptoj arsyen pse dashurinë e akuzon!?

Po pres çastin

Me padurim
po pres çastin tim
Atë çast që të deh
me dallgët e saj
Atë aromë trullosëse
me kripën e saj
në ajër
Atë dashuri
ku shpirti puthet
Skaj më skaj
Midis frikës e shpresës
Midis dramës e komedisë
Midis lotit e dorës
Që herë e fshin e herë e ledhaton.
Po pres çastin tim
Të jetoj një çast
Një çast për një jetë.
Dhe më pas...
Le të humb në thellësitë e detit
Si një i dashuruar
Vrarë për një puthje deti
Vrarë për një shije çasti...

Monday, April 22, 2019

Mos bëj moral në këto 3 raste

Në tre raste është më mirë të mos i bëni moral dikuj :
Kur është në mjerim
Kur ka një dhimbje të madhe
Kur është i zemëruar.
Në këto raste duhet të ndihmoni ose të heshtni.

Ndarja e pasioneve

Ndarja e punes së pasioneve ne gjirin e shoqerise behet në menyre qe individet dhe klasat shoqèrore te edukojne llojin e shpirtrave më té pakompletuar por, pikèrisht per kete, mè te dobishém. Ne çfare mase në secilin tip, nè gjirin e shoqerisě, pasionet e veçanta u bene thuajse rudimentare? (duke u bazuar ne zhvillimin mě te fortè te nje pasioni tjetet).

Per tè pèrligjur moralin u gjet nje:
perligjje ekonomike (synimi pèr tè pèrdorur mundésisht forcên individuale kundër shkapěrdredhjes sè asaj qe eshtě thelbesore),
perligjje estetike (pěrvijim i tipave fiks, e shoqerizuar me shijen e një tipi të veçantë )
perligjje politike (si art i të berit balle raporteve te rènda tě tensionit mes shkallëve tě ndryshme tě pushtetit)
perligjje psikologjike (si epersi imagjinare e vleresimit ne favor me qellim ruajtjen e tè dobtēve).

Kritikë ndaj drejtësisë

Kritikë ndaj "drejtěsisë" dhe ndaj "barazise para ligjit" - çfaré duan tě krijojne realisht me keto parime? Tensionin, armiqësinē,urrejtjen. Por eshte gabim të besohet se në ketë mënyrë shtohet "lumturia". Korsikanët per shembull gëzojnë më shume lumturi se
kontinentalēt.

Ndërsjelltésia, synimi i fshehtë per t'u paguar, është një nga format mě tinëzare te uljes se vlerës së njeriut. Ai sjell me vete atë "barazi" qe e vlereson si ''imorale" humneren e distances.

Dëshira për pushtet

Děshira mě e tmerrshme dhe mě thelběsore e njeriut, shtysa e tij drejt pushtetit (ky instinkt quhet "liri") duhet te mbahet nen fre sa
me gjate te jetě e mundur. Prandaj deri tani etika, me instinktet e saj te pavetedijshme te edukimit dhe tě disiplines, ia ka arritur t'i vèré
frerin ndjenjes se fuqisě. Ajo e perbuz individin tiran dhe nênvizon,duke lavděruar përkujdesjet për komunitetin dhe dashurinë pēr atdheun, instinktin e fuqisë sè kopesë.

Paaftěsia e pushtetit, hipokrizia dhe dinakeria e tij shfaqet:
si bindje (qëndrim ně radhě, krenari pèr detyrën, moral...)
si vetemohim, pērkushtim, dashuri (idealizim, hyjnizim i atij qé urdhěron, si dëmshpërblim dhe shpèrfytyrim i vetes),
si fatalizem, nenshtrim,
si "objektivitet"
si tirani mbi vetveten (stoicizëm, asketizëm, "çpersonalizim",
"shenjterim"),
si kritike, pesimizem, indinjatě, merzi,
si një “shpírt i bukur, virtyt, hymnizim i vetes, izolim”,
si nje “pastrim prej botès", etj. (vizioni i paaftesisë së pushtetit vishet dhe paraqitet si "shpërfillje")
Megjithate, ngado shfaqet nevoja për të ushtruar një pushtet çfaredo,ose per te fituar perkohěsisht pamjen e pushtetit - tamam si një dalldi.
Njerezit qe déshirojnë pushtetin nga dashuria për perfitimet qe sjell lumturia dhe që i siguron pushteti, formojnë partitë politike.
Njerez te tjere që deshirojnë pushtetin, pavarēsisht dēmeve tê dukshme dhe sakrificave ndaj lumturisë dhe mirëqenies, jane ambiciozët.
Te tjere njerëz e dëshirojnë pushtetin thjesht per tē mos e lënë atē qe te bjere ne duar te tjera nga te cilat ata nuk duan të varen.

Ligjvënësit

Ju te gjithe nuk keni guxim te vrisni njě njeri, apo edhe vetêm ta rrihni me kamxhik atě, por makina e pěrbindshme e shtetit ushtron
dhuně mbi individin duke e detyruar te mos e pranoje pěrgjegjesine e asaj që ben ( me bindje, betim, etj.)
Gjithçka qe një njeri běn ne shërbim te shtetit nuk pajtohet me natyrën e tij.Po keshtu, edhe gjithçka qe shteti i meson ne lidhje me
shěrbimet e tij te ardhshme nuk pajtohet me natyren e tij.
Kjo arrihet nepěrmjet ndarjes se punës (ně menyre qe asnjêri të mos ketě mě te gjithé pergjegjesinë) mes:
ligjvënësit dhe atij qe e zbaton ligjin,
mjeshterit të disiplines dhe atyre qé janë berë të egér e të ashper ně disiplině.

Shteti

Shteti ose imoraliteti i organizuar nga brenda si polici, si e drejtě penale, si klasa, si tregti, si familje, nga jashte si vullnet pêr pushtet, per lufte, per pushtim, per hakmarrje.
Si eshtě e mundur qe nje numér i madh njerézish ben gjera të cilave individi nuk do t'u pérshtatej kurre? Kjo ndodh népěrmjet shperndarjes sě pěrgjegjësise, té urdhèrave dhe tě zbatimit te tyre, nepermjet futjes te virtyteve té bindjes, té detyrés, te dashurisé per atdheun dhe pěr prijësin,népěrmjet ruajtjes se krenarisé, tě seriozitetit, té
forcës, tè urrejtjes, tě hakmarrjes, me një fjalé te té gjitha karakteristikave tipike qe janë të kunděrta me tipin e kopesě.

Tre buzëqeshjet

Tre lloj buzëqeshje janë fallco dhe mundohu të bësh dallim që mos të biesh viktimë :
Buzëqeshja e dikujt që jepet për interesat e tij.
Buzëqeshja e dikujt që jepet kur të sheh në gabim.
Buzëqeshja e dikujt kur nuk shpreh kënaqësi ndaj një vepre të mirë.

Tre buzëqeshje janë të sinqerta :
Kur merr një lajm të mirë.
Kur shpërblehesh për një vepër të dashur.
Kur takon dikë pozitiv.

Asnjëherë

Asnjëherë mos e lidh zemrën me dikë që është i përkohshëm.
Asnjëherë mos shpreso diçka që nuk është në dorën e njeriut.
Asnjëherë mos beso diku që është një rrugë kalimtare.
Asnjëherë mos u trishto nga humbja e cila nuk ishte për ty.
Asnjëherë mos u tremb nga jeta e cila përfundon nga çasti në çast.
Asnjëherë mos u gëzo tepër për diçka të cilën nuk ja di përfundimin.
Asnjëherë mos u zemëro për diçka që të bënë kur s'ja di urtësinë.
Asnjëherë mos u kreno për diçka për të cilën mund të poshtërohesh një ditë.
Asnjëherë mos harro të llogaritësh veten para se të llogaritesh një ditë...!
Mbi të gjitha,kurrë mos harro,se vdekja është më afër se çdo gjë që ti planifikon të bësh...!!!

Friday, April 19, 2019

Tradhtia ndaj vetvetes

"Krijesat njerezore, te trishtuara thelle,tradhëtojnë vetveten kur janë të lumtura. Ato kanë një menyre te veçantë per ta kapur lumturinë: sikur duan ta shtypin dhe ta mbysin nga xheloxia. Ah, e dinë shume miri që ajo do t'u ikë".

Thursday, April 18, 2019

Kur duan të ikin kërkojnë të metat e tua. Kur duan të qëndrojnë përmendin të mirat e tua. Pse nuk ikin për të metat e tyre dhe pse nuk qëndrojnë për të mirat e tyre?!

Kur duan të ikin kërkojnë të metat e tua.
Kur duan të qëndrojnë përmendin të mirat e tua.
Pse nuk ikin për të metat e tyre dhe pse nuk qëndrojnë për të mirat e tyre?!

Qënia jote njerëzore

Ajo çfarë të tërheq vëmendjen,ajo çfarë të nxit të reagosh,ajo çfarë të lë pa gjumë,ajo çfarë të zgjon herët në mëngjes,ajo çfarë të merr frymën gjatë një veprimi,ajo çfarë të imponon një mënyrë jetese,ajo çfarë të lë mbresa,ajo çfarë të lë brenga,ajo çfarë të ngeli peng pa thënë e pa bërë,ajo çfarë nuk të shqitet nga mendja edhe në momentin e fundit të jetës,përcakton në të vërtetë qënien tënde njerëzore...

Monday, April 15, 2019

E pyetën një të ditur se çfarë e shkatërron njeriun,botën dhe shtetin?!

E pyetën një të ditur se çfarë e shkatërron njeriun,botën dhe shtetin?!
Ai u përgjigj :
- Njeriun e shkatërron mungesa e librit.
Botën e shkatërron lakmia që tjetri të ketë më pak se ty.
Shtetin e shkatërron udhëheqësi pa moral.

Luftë nuk bëj por paqe nuk gjej

Çudi!
Luftë nuk bëj por paqe nuk gjej.
Frika dhe shpresa më udhëheqin,
Në zjarr eci por akull ndjehem.
Në rrugët e qiellit nxitoj
por në rrugët e tokës përsëri përfundoj.
Askënd nuk kam por peshën e botës ndjej në shpirt.
Zog i lirë jam por si në burg ndjehem.
As nuk më mbajnë por as nuk më lënë.
Më largojnë por pranga në shpirt më vënë.
As jetë,as vdekje,as dhimbje e kënaqësi nuk ndjej.
Pa sy jam por shoh,pa gjuhë e klithmë nxjerr.
Çdo frymëmarrje vdekjen afron,në lutje shpëtimin pres.
Vetja më përbuz veprën,kënaqësinë shoh në të tjerë vepër.
Qesh mes lotësh,dhëmbshuri dhuroj.
Vdekjen dhe jetën e vë në një peshore.
Për këtë skam vetëm unë faj,faj më shumë ke ti!

Thursday, April 11, 2019

Mënyra si mendoni

Të mendosh në mënyrë pozitive të çon drejt shëndetit. Të mendosh në mënyrën e dukjes të çon drejt çmendurisë.
Ka një ndryshim të madh midis sesi mendon për veten nga mënyra sesi të duket vejta.
Nëse mendon si njeri i pasur,do ndjehesh pozitiv,do ndjehesh mirënjohës dhe falenderues për ato që ke dhe për jetën që bën.Nëse mendon se ke më shumë sesa meriton,do jesh mirënjohës duke qenë bujar.Nëse mendon se je i shëndetshëm,mendimi pozitiv do përcjellë energji pozitive në trupin tënd. Nëse mendon se ka më keq se ty,ky mendim të jep kurajo për të duruar më lehtë.
Pra,mendimi i mirë ka referencë në realitetin ku jeton,ndërsa "dukja" ka referencë imagjinare e cila buron nga egoja e sëmurë.
Nëse të duket vetja si një njeri i mirë pa bërë asnjë të mirë,ky është vetmashtrim.
Nëse të duket vetja se je një shef pa patur asnjë vartës,kjo është sëmundje.
Nëse të duket vetja se je një kokër misri,do jetosh gjithnjë me idenë se do të të hanë pulat.
Pra,sa herë të jeni duke menduar,kontrolloni me kujdes jo çfarë mendoni por edhe si mendoni.

Thuaja nëse e doni

Nëse e doni dikë,thuajani që e doni. Sepse jetës kurrë nuk i dihet se çfarë të sjell,të jep një mundësi tjetër apo të jep një drejtim për diku tjetër.
Mos kini frikë nga vetja juaj,mos kini frikë nga zëri i zemrës,mos kini frikë nga ndjenjat që keni për dikë. Kini frikë vetëm nga një gjë; nga të qenit i frikësuar.
Frika ju frenon,ju paralizon,ju ndrydh,ju tjetërson,ju mohon të jeni vetveja,ju largon njeriun që mund të jetë për ty,i jep drejtim jetës në një rrugë që ti nuk e do.
Nëse nuk e shprehni atë që ndieni,të jeni të sigurt që do treteni në shpirt për gjithë jetën. Do jetoni me ndjenjën e pendimit dhe fajit!
Nëse keni frikë se mos gaboni,mos u mërzitni,sepse më mirë është të keni gabuar sesa të jetoni përgjithnjë me ndjenjën e frikës dhe pendimit që nuk vepruat në kohë.

Tuesday, April 9, 2019

Femrat janë disa llojesh kur lidhen me një mashkull :

Femrat janë disa llojesh kur lidhen me një mashkull :
Ato që lidhen me dashuri.
Ato që lidhen për interes.
Ato që lidhen për inat të një shoqeje për tu dukur.
Ato që lidhen nga frika se mos mbeten në derë duke pranuar këdo që i kërkon.
Fatkeqet që lidhen me fatkeqin.
Dhe të përdalat që mendojnë të ngecen diku.

Sunday, April 7, 2019

Wednesday, April 3, 2019

Infiniti

Çfarë është një simbol infiniti?

Kuptimet e saj janë të shumta dhe historitë janë gjata.Çdo njeri apo çdo kulturë e një populli i jep kuptim sipas konceptit që kanë besimet e tyre.

Në mënyrën më të shkurtër dhe të thjeshtë po rradhitim disa prej kuptimeve :

Infiniti si një numër 8 është thjesht simbol numerik.

Infiniti si një simbol i cili nënkupton pafundësinë e një elementi.

Infiniti si një simbol lidhës që dëshmon një element të lidhur pas një elementi tjetër deri në pafundësi.

Infiniti si një simbol i një krijese e cila ushqehet në pafundësi nga vetja e saj.

Infiniti si një simbol shikimi i cili nënkupton një lloj këndvështrimi nëpërmjet këtij simboli.

Infiniti si një simbol i dy elementëve të cilët ishin të ndarë dhe kur patën një kontakt midis tyre,u formua simboli infinit i cili u përshtat nga këto dy elementët e ndarë. Pra,ishin dy 0 dhe bashkimi i tyre formoi një 8 i cili mori një kuptim tjetër.

Infiniti si një ndjenjë e cila pasi lind e pastër,ka energjinë për të jetuar deri në pafundësi duke e marrë energjinë e saj nga pastëria e saj.

Dhe infiniti si një simbol i përjetësisë së Krijuesit i cili as nuk është i lindur dhe as ka lindur,as nuk vdes dhe as nuk ka ndonjë të barabartë me Të.

Këto ishin disa kuptime të këtij simboli të mistershëm.