Zgjohu o njeri...
Në vendin tonë ka kohë që ka filluar një lloj lufte e heshtur.
Një luftë e cila nuk bëhet me armë zjarri,avionë,tanqe...etj.
Kjo është një luftë e cila i vret njerëzit pak nga pak duke i shfrytëzuar deri në pikën e fundit të gjakut dhe djersës,duke i marrë gjithçka që ka e nuk ka.
Kjo luftë e cila me shifrat e saj alarmante të viktimave të heshtura duhet të kishte ngritur shtabin e luftës nëse do të ishte një luftë e hapur nga të huajt!
A mendoni vërtetë se do luftohemi ndonjëherë me armë zjarri?!
Mos e gënjeni veten,kjo nuk ka për të ndodhur sepse ajo po ndodh dhe ka kohë që ka filluar nëpërmjet një strategjie largpamëse,një strategji e thellë dhe në mënyrën më të qetë,pa patur asnjë viktimë nga pala e armiqve tanë të fshehur në vendin tonë.
Kjo luftë po bëhet nëpërmjet ushqimeve të mbushura me kimikate,duke helmuar mishin,duke vrarë bimët,duke ndotur ajrin,duke prerë pemët,,duke pakësuar ujin e pijshëm,duke e ndotur ujin,duke mbushur vendin me plehra,duke patur keq ushqyerje...!!
Viktimat shihen në pakësimin e punës,në shfrytëzimin e krahut pa marrë asnjë garanci për jetën.
Viktimat shihen në pakësimin e martesave,lindjeve të pakta dhe në vdekjet e shumta të gjinisë femërore.
Viktimat shihen në aksidentet e shumta të cilat ndodhin sepse janë dhënë pa kriter makinat nëpër duar të "shoferëve" të aftë të cilët kanë blerë patenta pa bërë asnjë ditë kurs për makinë.Në lejimin e alkolit dhe në mos kontrollit të shoferëve gjatë vozitjes.
Viktimat shihen në vrasjet dhe vetvrasjet që bëhen pa motive dhe për motive të vogla. Vetvrasje për shkak të demoralizimit emocional që vjen si pasojë nga varfëria,zhgënjimi i dashurisë,mungesa e psikologëve të aftë...etj.
Viktimat shihen në shkollarët e shumtë të diplomuar me lekët e drogës,lekët e prindërve,lekët e korrupsionit...të cilët me paaftësinë e tyre po degjenerojnë shtetin dhe popullin,gjë që këtë e lejojnë me qëllim për të patur një shtet të paaftë në të ardhmen.
Viktimat shihen në largimin e popullit për të kërkuar një jetë më të mirë edhe pse vendi i tyre i ka të gjitha opsionet për ta ndërtuar një jetë më të mirë sesa është,por që këtë nuk po e lejojnë të ndodhë sepse një shtet pa popull zaptohet me lehtë dhe më lirë.
Viktimat shihen nëpër gjykata ku palët në gjyq shihen si klientë dhe në përfundim vriten me njëri-tjetrin duke bërë vetgjyqësi. Dhe kjo gjë lejohet qëllimisht sepse në biznes nuk ka viktima por thjesht numra.
Viktimat shihen nëpër burgje ku dikush është futur për të mbuluar dikë tjetër. Dikush i cili është për një të drejtë që i është mohuar nga shteti,për një copë bukë,ndërkohë që e ha bukën më mirë në burg sesa jashtë burgut.
Dhe këtë gjë e lejojnë sepse e tillë është psikologjia e presionit.
Viktimat shihen nga mashtrimet e bankave ku vrasin çdo ditë duke marrë gjithçka që posedon,duke i lënë rrugëve. Dhe kjo gjë lejohet qëllimisht sepse kështu krijojmë një popull të skllavëruar.
Viktimat janë kudo,në çdo hapësirë,në çdo vend,duke qarë në heshtje apo duke protestuar me dhimbje.
Viktimat janë kudo për ata që kanë sy,veshë dhe zemër për të vëzhguar me syrin e drejtësisë.
Akoma mendon se jeton në kohë paqeje?!
A nuk e kupton se jemi në luftë me një armik të padukshëm i cili qesh me viktimat e saj nga sipër?!
A nuk e kupton që ka ardhur koha të ndërgjegjësohesh për këtë luftë dhe të jesh i kujdeshëm që të mos jesh viktimë dhe të mos bëhesh dhe ti bashkëpunues në këtë luftë të tyre?!
A nuk e kupton që ka ardhur koha të sigurojmë vetet tona,vendin tonë,të ardhmen dhe fatin e brezave që do të vinë?!
A nuk ka ardhur ora të zgjohemi dhe të luftojmë me të gjitha këto fenomene që po na vrasin çdo ditë?!