Sunday, April 28, 2019

Ku je o njeri?

Ku je o njeri!?
Ty të pyes që sapo lexove këtë pyetje!
Kjo nuk është një pyetje e thjeshtë.
Kjo është një pyetje për njeriun i cili i ka mbetur sadopak qënie njerëzore në fytyrën e tij..!
Dhe njëherë të pyes : " Ku je o njeri "!?
Nëse të ka mbetur sadopak fytyrë njerëzore,atë shfaqe me krenari.
Mos u turpëro nga ajo fytyrë por shfaqe me guxim,se dritë do përhapë në shpirtrat e humbur në hipokrizi.
Ku je o njeri!?
Kam shumë kohë që po kërkoj një njeri...!
Ti nuk je gjithnjë ajo që bën,ti je ajo që zemra të qan ta bësh.
A nuk ka ardhur koha të tregosh atë që ke burgosur ndër vite nga frika e gishtit kritikues?
A nuk ka ardhur koha të jesh njeri?
Dil në dritë o njeri e mos u fsheh në errësirë nga mendjet e errëta,as nga zemrat e vdekura pa dritë.
Dil të në pah për të ndriçuar botën me fytyrën tënde prej njeriut krenar.
Ty të them o njeri,ty që sapo lexove këto vargje nga ai që është Njeri.