Me padurim
po pres çastin tim
Atë çast që të deh
me dallgët e saj
Atë aromë trullosëse
me kripën e saj
në ajër
Atë dashuri
ku shpirti puthet
Skaj më skaj
Midis frikës e shpresës
Midis dramës e komedisë
Midis lotit e dorës
Që herë e fshin e herë e ledhaton.
Po pres çastin tim
Të jetoj një çast
Një çast për një jetë.
Dhe më pas...
Le të humb në thellësitë e detit
Si një i dashuruar
Vrarë për një puthje deti
Vrarë për një shije çasti...