Monday, April 15, 2019

Luftë nuk bëj por paqe nuk gjej

Çudi!
Luftë nuk bëj por paqe nuk gjej.
Frika dhe shpresa më udhëheqin,
Në zjarr eci por akull ndjehem.
Në rrugët e qiellit nxitoj
por në rrugët e tokës përsëri përfundoj.
Askënd nuk kam por peshën e botës ndjej në shpirt.
Zog i lirë jam por si në burg ndjehem.
As nuk më mbajnë por as nuk më lënë.
Më largojnë por pranga në shpirt më vënë.
As jetë,as vdekje,as dhimbje e kënaqësi nuk ndjej.
Pa sy jam por shoh,pa gjuhë e klithmë nxjerr.
Çdo frymëmarrje vdekjen afron,në lutje shpëtimin pres.
Vetja më përbuz veprën,kënaqësinë shoh në të tjerë vepër.
Qesh mes lotësh,dhëmbshuri dhuroj.
Vdekjen dhe jetën e vë në një peshore.
Për këtë skam vetëm unë faj,faj më shumë ke ti!