Nëse e doni dikë,thuajani që e doni. Sepse jetës kurrë nuk i dihet se çfarë të sjell,të jep një mundësi tjetër apo të jep një drejtim për diku tjetër.
Mos kini frikë nga vetja juaj,mos kini frikë nga zëri i zemrës,mos kini frikë nga ndjenjat që keni për dikë. Kini frikë vetëm nga një gjë; nga të qenit i frikësuar.
Frika ju frenon,ju paralizon,ju ndrydh,ju tjetërson,ju mohon të jeni vetveja,ju largon njeriun që mund të jetë për ty,i jep drejtim jetës në një rrugë që ti nuk e do.
Nëse nuk e shprehni atë që ndieni,të jeni të sigurt që do treteni në shpirt për gjithë jetën. Do jetoni me ndjenjën e pendimit dhe fajit!
Nëse keni frikë se mos gaboni,mos u mërzitni,sepse më mirë është të keni gabuar sesa të jetoni përgjithnjë me ndjenjën e frikës dhe pendimit që nuk vepruat në kohë.