Friday, August 30, 2019

Miza

Një mizë më vinte vërdallë te gishti i këmbës ngaqë kisha një plagë të vogël aty.
Sado që përpiqesha ta largoja,miza tregohej më kokëforte se unë duke marrë kënaqësi nga plaga ime.
Nuk e vrisja dot,kështu që e mbulova plagën e gishtit që miza të largohej.
A u largua thua?!
Jooo,ajo më keq më torturoi duke u hakmarrë me një inat të poshtër. Më vinte njëherë në sy,njëherë në vesh e njëherë në hundë.
Siç dukej,ajo donte të më tregonte që nëse unë nuk i jepja kënaqësi nga plaga ime,atëherë do më merrte kënaqësinë e gjumit me tortura.

Kështu janë dhe disa njerëz të cilët fitojnë kënaqësi,pasuri dhe pushtet duke shfrytëzuar plagët,dobësitë dhe paaftësitë e të tjerëve!
Nëse nuk u jep atë që duan,atëherë të marrin atë që ti ke !