Ndoshta nuk na pëlqen vuajtja kur na viziton, por na shërben shumë mirë: ajo çan guaskën që mbulon zemrat tona dhe na zbraz nga gënjeshtrat për të cilat jemi kapur se kush jemi, pse jemi këtu dhe si është kjo botë e jashtëzakonshme e jona dhe si funksionon vërtet.
Kur përballemi me kohë të vështira, ne mendojmë se mënyra se si e shohim botën pasqyron mënyrën se si është në të vërtetë. Ky është një supozim i rremë. Ne thjesht po e shikojmë botën nga korniza jonë e referencës. Ne po i shohim gjërat përmes syve të trishtuar dhe të pashpresë. E vërteta e çështjes është se kur të fillojmë të ndjehemi më mirë, bota jonë do të duket më mirë. Dhe kur të kthehemi në një gjendje gëzimi brenda, bota jonë e jashtme do të reflektojë atë ndjenjë tek ne.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja