Monday, May 17, 2021

Egziston një lloj dashurie

Egziston një lloj dashurie e cila e paguan jetën me sakrificë ndaj personit që dashuron. 
Kjo lloj dashurie e përgjigjet natës më të errët duke përdorur sytë si yje. 
Kjo lloj dashurie i vendos zemrës një durim të çeliktë për të ndërtuar kafazin më të fortë për dy zogjtë e dashuruar.
Kjo lloj dashurie i përgjigjet letrave me heshtjen që flet më shumë se gjithë fjalorët e botës.
Kjo lloj dashurie e zien ushqimin e shpirtit me zjarrin e merakut.
Kjo lloj dashurie nuk shuhet nga asnjë erë e dyshimit, nga asnjë furtunë e frikës, nga asnjë lum i rrëmbyer i zemërimit, nga asnjë baltë e hedhur sipër emrit të atij që dashuron.
Kjo lloj dashurie gjen prehje dhe plotësim në mangësitë e njeriut si qenie me gjithçka që është dhe mund të mos jetë. 
Kjo dashuri nuk jeton si një dëshirë e kësaj bote por e një bote të pakufi, në përjetojnë e shpirtrave të bardhë. 
Egziston një dashuri e cila nuk meriton asgjë të kësaj bote sepse dashuria nuk ka lindur në këtë botë dhe as nuk është për këtë botë.
Kjo dashuri është plotësimi i dy qenieve dhe dy botëve! 

#lejohetshpërndarja 
#lejohetshpërndarja