Vuajtjet tentojnë të na bëjnë më filozofë. Gjatë kohërave të sfidave, ne fillojmë t'i bëjmë vetes pyetjet më të mëdha të jetës, të tilla si pse ndodh vuajtja, pse planet tona më të mira nuk funksionojnë ashtu siç presim dhe a jetohet jeta herë me gëzime të shoqëruara me dhimbje, dhe herë me dhimbje të cilat sjellin gëzime pas një durimi të fortë?
Gjërat nuk janë kurrë aq keq sa duken. Situatat që na shkaktojnë trishtim janë të njëjtat ato që na prezantojnë me forcën, fuqinë dhe mençurinë që jemi në të vërtetë.