Si foshnja, ne vërtet jemi perfektë. Ne jemi akoma të lidhur me forcën që krijoi botën. Por ndërsa fillojmë të plakemi, ne lejojmë dhe pranojmë frikë nga bota përreth nesh. Ne duam që prindërit tanë të na duan dhe të na adhurojnë. Kështu që ne i modelojmë dhe marrim frikën e tyre, duke kufizuar besimet dhe supozimet e rreme, në mënyrë që të jemi më shumë si ata. E gjitha është bërë sepse ne dëshirojmë dashuri. Kush jeni në këtë moment nuk është ai që jeni me të vërtetë. Përkundrazi, është dikush që ju jeni bërë si rezultat i të qenit në këtë botë. Për të pastruar të gjitha ato frikëra që keni marrë nga bota përreth jush, do të duhet të ktheheni dhe të eksploroni burimin e të gjitha frikave tuaja. Atëherë do të duhet të punoni me to derisa të mos jenë më pjesë e psikikës tuaj.
Nëse nuk e dini kush jeni dhe çfarë është ajo që dëshironi të jeni me të vërtetë, atëherë si mund ta njihni dhe kapni fatin tuaj kur ai ju paraqitet? Njihni veten dhe fati juaj do t'ju gjejë. Qartësia i paraprin mjeshtërisë.
#ndalohetkopjimi
#lejohetshpërndarja