Saturday, May 29, 2021

Frika nga vetja

Kemi frikë fjalë për fjalë nga fakti se kush jemi në të vërtetë. Kemi frikë nga drita jonë. Kemi frikë nga shkëlqimi ynë. Kemi frikë nga mundësitë tona më të larta. Kemi frikë të qëndrojmë lart dhe ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë e të përhapet në botë. Me këto dhurata të mëdha vjen dhe përgjegjësia e madhe. Shumica e qenieve njerëzore nuk duan ti shikojnë dhuratat e tyre sepse nuk duan të merren me përgjegjësinë që ato dhurata paraqesin - përgjegjësinë për të jetuar pa frikë dhe për të bërë një ndryshim në botë.  Dhe duke vepruar kështu, ata tkurren nga madhështia e tyre.

#ndalohetkopjimi 
#lejohetshpërndarja