Ti më dhurove shumë por më hoqe gjithçka që kisha ... më dhurove lumturi por jo dikë me të cilin mund ta ndaja, më bëre dhurata por jo dikë që t'i vlerësonte ato ... më bëre të kapja qiellin por më morët larg tokës sime...më ndeze shkëndijat e shpresës...por ngeli një iluzion...më tregove një rrugë...por ngela një udhëtar i vetëm, pa ty...më dhe një ëndërr...por më le në gjumë...Një ditë kur të zgjohem me një qëllim të ri, jeta nuk do të jetë e njëjtë por ti do të mbetesh një kujtim i ëmbël i përzier me shije limoni.