Wednesday, October 23, 2019

Çfarë është një kujtim?

Çfarë është një kujtim?

Një dhimbje trazuar me gëzim.
Një lot përzier me buzëqeshje.
Një plagë e fshehur me guxim.
Një emër që buçet në heshtje!

Sunday, October 20, 2019

Strategjia e shëmbëltyrës së lartë

Strategjia e shëmbëltyrës së lartë


Ne i imitojmë të tjerët qysh prej fëmijërisë në
menyre që të formojmë personalitetin tonë. Dhe persoaliteti është: një grumbull sjelljesh, të cilat i përfiton njeriu dhe me të njëjtat sjellje ai ndien se dallon nga të tjeret.
Të parët prej të cilëve ne mësojmë dhe të parët qe ne i kemi imituar në çdo gjë, qoftë në të shprehurit me fytyrë, goftë lëvizjet trupore e që i kemi imituar edhe në vlera njerëzore dhe në ideologji e sjellje të ndryshme, janë prindërit tanë. Pastaj kemi përfituar disa sjellje,disa fjalé dhe disa fjali nga rrethi i ngushtë familjar, qoftë ajo nga vēllezërit ose motrat më të mědhenj ose kemi marrë prej të afërmve tëtjerë. Pastaj kemi mësuar fjalë dhe sjellje të tjera prej rrethit shoqëror, qoftë ajo nga shokët e lagjes ose nga shoferi i autobusit të shkollës etj. Pastaj kemi marrë sjellje nga shkolla, nga mësuesit e arsimtarët e pastaj edhe nga shokët tane të ngushtë. Dhe, së fundmi, kemi marre edhe sjellje të tjera nga mjetet mediatike, qofshin ato sjellje nga artistët ose moderatorë të emisioneve.

Përgjatë këtij udhëtimi imituam sjellje, stile,
mendime të botés së jashtme etj. Dhe e kemi bërë kë në mënyrë që të formojmë personalitetin tonë, një personalitet të atillë që të na e mundësojë komunikimin me njerëz nga të gjitha shtresat njerëzore.
Dhe me strategjinëe shëmbëlltyrës nënkuptojmë që njeriu te formoje personalitetin e vet ose botëkuptimet e veta ashtu siç i ka shëmbëlltyra e tij, pra personi që për atë është shembulli më i mirë në ndonjë drejtim të përcaktuar. Pastaj të veprojmë me çdo gjë që përballet në atë mënyrë siç do të vepronte shèmbëlltyra e tij po të gjendej përballë së njëjtës gjë. Tani më lejo të të pyes: a njeh ndonjë njeri që ti e respekton dhe e konsideron si shembullin më të mirë?
Personalisht, kur merresha me ping-pong, shembullin mëtë lartë në këtë drejtim kisha Xhamoskov-in,njëri prej legjendave të viteve '60. Imagjinoja veten sikur të isha ai dhe ushtrohesha në tavolinën e ping-pongut në të njëjtën mënyrë siç bënte ai, saqë u aftesova shumë në lojën spirale në ping-pong (dredhjen e topit) ashtu siç ishte shëmbëlltyra ime. Më ndihmoi shumë kjo aftési, saqë arrita të fitoj garat egjiptase më shumë se një herë.Ndërsa në lëmin e hotelerisë, shembulli im më i mirë ishte Lanor Blando, i cili ka qenë prej më të mireve në këtë drejtim.

Ndërsa për qetësinë psikike dhe për përballillimin e sfidave me vetëpërmbajtje, kisha shembullin më të mirë, shokun tim Rexhis Nado, kIshte një vetëpërmbajtje të shkëlqyer në përballimin e sfidave të jetës,ndërsa në zhvillimin tim njerèzor kisha më shumë se një shëmbëlltyrë, nga ata shkrimtarin amerikan dr. Robert Shuler, i cili ndertoi kristalin e katedrales nga asgjeja. Pastaj ishte edhe Oxho Mandino, i cili ishte i varfër, deri në atë gjendje saqë mblidhte ushqim nëpër shportat e rrugës. Fshihej nëpër zyra publike ose vende publike të Nju-Jorkut që të ruhej nga i ftohti.

Një ditë kishte vendosur që të bënte diçka në jetën e tij dhe kishte shkruar një libër që e titulloi "Shitësi më i mirë në botë" dhe, me dëshirën e Zotit të Madhėrishëm, libri i tij u bë nga më të shiturit, ndërsa autori u bë nga njërëzit më me përvojë dhe nga njohësit më të mirë të zhvilimit njerëzor. Kam pasur edhe shumë shëmbëlltyra të tjera në lëmenj të ndryshëm. Ndersa shembulli im më i mirë, shëmbëllyra që gjithmonë kam në çdo sferë të jetës sime,është Profeti Muhammed.Kur përballem me ndonjë sfidë ose kur jam perballë ndonjë problematike, sado e madhe të jete e pyes veten time: sikur të ishte profeti Muhamed në gjendjen time a thua si do te vepronte?
Dhe për ketë arsye nuk veproj me ndjenja dhe emocione, por veproj me qetësi të plotë dhe në mënyrën më shpirtërore që më afron tek Zoti.Nga sfidat dhe problematikat e këtij lloji është edhe përvoja ime me nje person që e konsideroja shumë besnik. Kisha besë tek ai dhe i dhashë hua një shumë të madhe parash që të ndihmonte ndonjë nevojtar, ndërsa ai e mori atë shumë të hollash dhe e mbajtin për vete. Kur e kuptova këtë gjë u hidhërova shumë. Jo vetëm nga fakti që ai nuk e mbajti besën dhe amanetin e dhënë, por më hidhëroi edhe fakti se ai nuk brengosej për atë nevojtar për të cilin mi kishte marrë të hollat. U prish lidhja jonë shoqërore për disa ditë. Një dite kuptova nga njëri prej familjarëve të tij se policia po e kërkonte atë person. Po e kërkonte, ngase ai kishte marrë para edhe nga shumë njerëz të tjerë dhe i kishte mashtruar. E kishin kapur dhe e kishin gjykuar me dy vjet burg.
Kerkuan nga unë që ta ndihmoj të dalë nga
burgu, nëse kisha mundësi ta bëj një gjë të tillë. U habita nga kjo kërkesë dhe e gjeta veten përballë një gjendjeje të sikletshme. Kishte mundësi që unë të gezohesha që ai do të merrte dënimin e merituar mirepo, unë e dija mirë se ai person ishte njeri i mirë i cili i ndihmonte njerëzit. Nuk arrita ta kuptoj se pse ai veproi në atë mënyrē.
Mendova me veten time: sikur të ishte Muhammedi në këtë gjendje, si do të vepronte?
Keshtu që unë vendosa dhe iu paraqita ish-mikut tim, e pyeta për shumën e parave me të cilat do të lirohej nga gjykimi. Ma tregoi shumën, e pagova dhe ndjeva lumturi të plotë. Ndjeva lumturi të plotë, ngase unë praktikova fjalën e Zotit të Madhërishëm në
Kur'an: "..Ata që shtypin zeměrimin dhe ua falin njerêzve, Zoti i do bamiresit."
Ishte ky veprim që rodhi nga shëmbëlltyra ime e lartë dhe veprova në këtë mënyrë falë Zotit të Madhërishëm, i Cili më mundësoi të mendoj shpirtërisht. Pikërisht ashtu sikurse do të vepronte shëmbelltyra ime më e lartë - profeti Muhamed sikur të ishte në gjendjen apo pozitën time. Kaluan disa ditë dhe ky person ndryshoi, ndryshoi pozitivisht. Filloi t'ua kthejë borxhet njerëzve që ua kishte marrë dhe, përveç kësaj, filloi të ndërtojë një xhami. Kështu ai u kthye në gjendjen e mëparshme, u bë njeri i mirë dhe bamirës.Ky është një shembulli mirë i përdorimit të strategjisë së "shëmbëllyrës së lartë " dhe se si ka mundësi që me përdorimin e kėsaj strategjie ne të jemi të qetë shpirtërisht edhe atëherë kur ballafaqohemi me probleme dhe me vështirësi të jetës.

Tani le ta provojmë së bashku strategjinë e
shembëlltyrës së lartë:
1. Kujto një nga problemet me të cilin ballafaqohesh momentalisht në jetën tënde dhe kujdesu për ate që ti ke në mendje në lidhje me atë problem,kujdesu edhe për lëvizjet e trupit (gjesteve të veçanta gjatë ballafaqimit me atë problem), kujdesu edhe për frymemarrjen tënde edhe ndjenjat tua dhe reagimeve gjatë ballafaqimit me atë problem.
2. Tani kujtoje shembullin më të lartë të jetës
tënde (atë që ti e ndjek ose që e ke shembull për veprimete tua).
3. Tani kujto dhe imagjino sikurse shëmbëlltyra jote që ti ndjek ose e merr për shembull të mirë, imagjinoje sikur ai të jetë në gjendjen tënde dhe sikur ai të ballafaqohet me problemin tënd dhe pastaj pyete veten tënde:
Si do te jetë mendimi i tij (shëmbëlltyrës) dhe gjendja e trupit të tij?
Si do të jenë ndjenjat e tij?
Si do te jetë vëmendja e tij (përqendrimi i tij
përballë problemit)? A do të jetë material apo do të jetë shpirtëror?
Cili do të jetë qéllimi dhe caku i tij gjatë ballafaqimit me problemin? Dhe si do të jenë veprimet e tij?
4. Shkruaji dhe ose kujtoji përgjigjet e këtyre pyetjeve të lartshënuara, pastaj futi në praktikën tënde dhe përmirësoji që të jenë të përshtatshme për ty nëse ka nevojë të përmirësohen ato përgjigje. Nëse jo, atëherë futi në praktikë ashtu siç janë.
5. Kujtoje dhe imagjinoje veten tënde duke
përdorur veprimet e shëmbēlltyrës tënde më të lartë dhe kujdesu për ndjenjat tua.
6. Dhe tani imagjinoje veten tënde sikurse në të ardhmen je duke u ballafaquar me një problem si ky në të tashmen dhe imagjinoje si do të jetë kundërveprimi yt gjatë ballafaqimit me atë problem.
Do ta shohësh pas kësaj se si mendimi yt ka përfituar aftësi nga aftësitë e shëmbëlltyrës tënde më të lartë dhe e sheh se veprimet e tua janë bërë të ngjashme me veprimet e shëmbëlltyrës tënde, në fuqinë e
tyre dhe në pozitivitetine tyre (veprimeve).
Përdor këtë metodologji edhe në ballafaqimin me probleme të tjera, qofshin ato në të kaluarën tënde qofshin ato të tanishme dhe vepro në të njëjtën menyte sikurse do të vepronte shëmbëlltyra jote më e larte.Në këtë mënyrë do të bëhesh më i aftë dhe më pozitiv gjatë zgjidhjeve të problemeve të tua.

Çmenduria e të dashuruarit

As mos pyesni se si po sillet një i dashuruar (i çmendur). Ai premton për dashurinë,sepse sheh se ka ndodhur një mrekulli.Megjithëse zemra deri më tani vazhdon ta mohojë atë ,sytë e kanë dhënë fjalën e tyre shumë kohë më parë. Oh!  Ndonjëherë afër saj vjen, nganjëherë ikën larg. Një milion mënyra ajo ka për të vjedhur këtë zemër. Deri më tani shigjeta nuk është qëlluar nga harku. Dikush i thotë që ta ruajë zemrën e tij të sigurt,ta ruajë zemrën e tij të sigurt .Oh!  Ku do të qëndrojë, i mbrojtur nga ky përqafim? Kjo është e vështirë ta shpëtosh, tani që keni synuar zemrën e tij. Çfarë vjen prej meje këtu, unë do të jem i shkatërruar atje. Aty ku dukesh, me vetëm një buzëqeshje të vogël.
 Oh!  Kjo ditë është e jotja, edhe kjo botë.
 Vështrimi yt është atje, por sinjalet e tij janë këtu. Hijet e flokëve të tu, këtë mesazh jep i godituri nga dashuria!

Jetë e çuditshme

Kjo është një jetë e çuditshme, ndonjëherë vjen gëzimi nganjëherë pikëllimi. 
Ato destinacione kanë ndryshuar ; ku ishim dhe ku jemi tani!
Kjo është një jetë e çuditshme!
Kjo ka të bëjë me të djeshmen ku ti kishte një ëndërr të bukur.
Ato të gjitha ( ëndrrat ) janë djegur, tani tymi ka mbetur.
Të rrëmben buzëqeshjen e buzëve edhe pse nuk i ke dhënë lot asnjë syri!
Çfarë mëkati bëra për këtë ndëshkim!?
Kisha një krenari që isha me shumë fat!
Kjo krenari ishte si një gjendje e dehur, ishte një dehje e rremë. 
Kjo është një jetë e çuditshme...!!!

Dashuri jeto gjatë

Jetë të gjatë!  Jetë të gjatë!  O dashuri, jeto gjatë!
 Nga zinxhirët e pasurive ti mbash të lirë të dashuruarit!
 Jetë të gjatë!  Jetë të gjatë!  O dashuri, jeto gjatë!
 Jo,urrejtja nuk mund të shqetësojë stuhinë e dashurisë.
Dashuria nuk mund të vritet nga shpatat dhe krahu i pabesë.
Megjithëse të dashuruarit mund të vdesin, kujtimet e tyre zgjasin shumë!
Jetë të gjatë!  Jetë të gjatë!  O dashuri, jeto gjatë!
Kur dashuria bëhet armiqësore, e kthen botën përmbys, do të shkatërrojë strehat tuaja dhe do  heqë dorë... dhe do të heqë dorë nga gjithçka! Ajo vepron në heshtje me vdekjen duke luajtur së bashku në dritëhije të përgjakura !
Jetë të gjatë!  Jetë të gjatë!  O dashuri, jeto gjatë!
Ju, që adhuroni fronin dhe skeptrin, nuk keni besim (në Zot)?
Nuk keni zemër të dhembshur?
Ju jeni një gur, jo njeri o, ju armik të dashurisë, kuptohuni që të mos bini pre e zinxhirave të pasurive që vrasin dashurinë!
Jetë të gjatë!  Jetë të gjatë!  O dashuri, jeto gjatë!

Friday, October 18, 2019

Miku i mirë dhe armiku më i keq

Një burrë pyet një plak të urtë :

" Cili është miku i mirë dhe miku më i mirë ?
Cili është armiku i keq dhe armiku më i keq? "

Plaku përgjigj :

- Tek miqtë jepi dikujt borxh dhe dikujt tjetër kërkoi borxh do njohësh mikun e mirë nga ai që është më i mirë.
Tek armiku i keq do njohësh drejtësinë e tij duke të bërë dëm me drejtësi. Tek armiku më i keq do njohësh zullumin e tij duke bërë çdo padrejtësi që ka në dorë!

Tuesday, October 15, 2019

Lumturia

Lumturia është të mos kesh nevojë të kërkosh ndihmë nga të tjerë por ne jemi krijuar të tillë që çdo njeri ka nevojë për dikë!

Lumturia është të mos shohësh dhimbje askund por ne jemi krijuar të tillë që të provojmë gjithçka ; kënaqësi e dhimbje për të balancuar ekuilibrat e jetës!

Lumturia është të mos humbësh asnjëherë atë që ke dhe të fitosh atë që nuk ke por jeta është krijuar e tillë për vlerësuar gjithçka që të vjen dhe ikën në jetë dhe për të bërë llogaritë se çfarë është e dobishme e çfarë e dëmshme!

Lumturia është të mos ndodhin luftra por jeta është e tillë që pa luftë nuk ka paqe dhe për të mbrojtur paqen duhet të jesh në gatishmëri për luftë!

Lumturia është të mos kishim dallime mes njerëzve por jeta është krijuar e tillë që të njihen  mes njëri tjetrit për të kuptuar se kush do jetë më i mirë se tjetri!

Lumturia është të mos kishim konflikte fetare por jeta është krijuar e tillë që çdo njeri të jetë i lirë për të zgjedhur rrugën e tij dhe secili mendon se rruga e tij është më e mirë se e tjetrit,prandaj dhe imponon tek të tjerët mendimin e tij!

Lumturia nuk është gjithnjë ajo që duam të ndodhë por të jetojmë secili prej nesh atë që duhet.Dhe kjo " duhet " është gjithçka që duhet të mësojmë të gjithë sëbashku për të patur një ndryshim në jetët tona që të shohim ndryshim në jetët tona!