Lumturia është të mos kesh nevojë të kërkosh ndihmë nga të tjerë por ne jemi krijuar të tillë që çdo njeri ka nevojë për dikë!
Lumturia është të mos shohësh dhimbje askund por ne jemi krijuar të tillë që të provojmë gjithçka ; kënaqësi e dhimbje për të balancuar ekuilibrat e jetës!
Lumturia është të mos humbësh asnjëherë atë që ke dhe të fitosh atë që nuk ke por jeta është krijuar e tillë për vlerësuar gjithçka që të vjen dhe ikën në jetë dhe për të bërë llogaritë se çfarë është e dobishme e çfarë e dëmshme!
Lumturia është të mos ndodhin luftra por jeta është e tillë që pa luftë nuk ka paqe dhe për të mbrojtur paqen duhet të jesh në gatishmëri për luftë!
Lumturia është të mos kishim dallime mes njerëzve por jeta është krijuar e tillë që të njihen mes njëri tjetrit për të kuptuar se kush do jetë më i mirë se tjetri!
Lumturia është të mos kishim konflikte fetare por jeta është krijuar e tillë që çdo njeri të jetë i lirë për të zgjedhur rrugën e tij dhe secili mendon se rruga e tij është më e mirë se e tjetrit,prandaj dhe imponon tek të tjerët mendimin e tij!
Lumturia nuk është gjithnjë ajo që duam të ndodhë por të jetojmë secili prej nesh atë që duhet.Dhe kjo " duhet " është gjithçka që duhet të mësojmë të gjithë sëbashku për të patur një ndryshim në jetët tona që të shohim ndryshim në jetët tona!