Monday, March 16, 2020

Niçe 47

Në qoftë se sot një filozof déshiron të léré të kuptojmé se nuk është spektik (shpresoj qe kjo të jetë nxjerré nga përshkrimi i porsa béré për shpirtin objektiv!), ai nuk do të gjejë asnjë njeri i cili ka për t'i bërë nderin që ti japë të drejtë; ai do ta véshtrojé me shumë druajtje dhe do të dëshironte ta pyeste për shurné gjéra. Po, qé nga ky çast e në vazhdim, nga dégjuesit e frikésuar, të cilet tani gjenden me shumicë, ai do të mendohet si i rrezikshëm. Në mospranimin e tij të skepticizmit, ata kanë përshtypjen sikur dégjojnë nga larg një lloj zhurme të keqe e të rrezikshme, thua se në ndonjë vend po provohej një eksploziv i ri, një dinamit i shpirtit, ndoshta një nihilizëm rus i shpikjes sẽ re, një pesimizēm vullnetmirë, i cili jo vetëm thotë dhe dëshiron jo-në, por (mendim i tmerrshém!) bến jo-në. Kundër kësaj specieje të "vullnetit të mire", një vullnet me mohim të vérteté veprues të jetës, sot, siç thonë të gjithë, nuk gjendet asnjë gjumëndjellës më i mirë dhe qetësues i skepticizmit, as hashashi-skepticizém delikat, i dashur, gjumendjellës; dhe mjekët e kohës sot porositin deri edhe Hamletin kundër "shpirtiť" dhe zhurmimit të tij të nëndheshëm. "A nuk u kanë
gjëmuar veshët deri tani nga zhurma të rrezikshme?" thotë skeptiku nên petkun e mikut të qetësisë, gati si një lloj i policit të sigurimit publik. "Kjo 'jo' e nëndheshme është e tmerrshme! 
Mbani më në fund qetësi, o urithé pesimiste!" Në të věrtetë skeptiku, kjo krijesë delikate, trembet me shume lehtësi, vetëdija e tij éshtë përgatitur të dridhet perpara çdo jo-je, dhe madje edhe ec përpara çdo po-je të vendosur dhe të forté, dhe i dégjon ato gati si një kafshim. Po dhe jo! I mendon në kundérshtim me moralin; përkundrazi ndien kënaqësi ta festojë virtytin e vet me shmangien fisnike, psh : duke thëné bashkë me Montanjin': “Ku ta di unë?" Ose bashkë me Sokratin "Sdi gjë, nuk di asgje". Ose: “Këtu nuk kam besim, kétu për mua nuk ka asnjé derë të hapur. Ose: "Po edhe në qoftëse éshté e hapur, çfaré dobie ka sé hyj menjëhere?" Ose vazhdojmë më tej "Kujt i vlejné té gjitha hipotezat e parakohshme? Të mos bésh asnje hipotezë fare mirë mund te jeté dicka e këndshme. A ju duhet me té vérteté té drejtoni menjëheré diçka që është përthyer? A ju duhet të zini patjetér vrimé me pak shtupe? Nuk ka kohe? Ndoshta koha nuk ka kohế? 
O racé djajsh, nuk mund të prisni aspak? Edhe e panjohura ka pamjen e saj, edhe Sfinksi është një Circe, edhe Circeja ishte filozofe". Késhtu ngushellohet një skeptik, dhe është e vërtetë që ai ka nevojé pér pak ngushellim. Skepticizmi, në të vērtetë, është shprehja shpirtërore e njéfarë karakteristike të larmishme fiziologjike, e cila në gjuhën e zakonshme quhet dobësi nervash dhe
brishtësi, ajo shfaqet çdo herë që kryqëzohen në mënytë vendimtare dhe të papritur raca ose klasa shoqërore të ndara për një kohë të gjatë midis tyre. Në brezin e ri, i cili në të njëjtën kohë trashëgon në gjak masa dhe vlera të ndryshrme, gjithçka është shqetësim, tronditje, dyshim, përpjekje; forcat më të mira bëhen pengesë, vetë virtytet nuk lejojnë rritje e përforcim të ndërsjellé, trupit dhe shpirtit i mungon drejtpeshimi, rendésia, siguria pingule. Por ajo që sëmuret më shumë ne kryqëzíme të tilla dhe zveténohet është vullneti: madje ato nuk e njohin më pavarësinë e vendimit, bujën e guximshme të kënaqësisë sẽ déshirës, dyshojnë për “lirinë e vullnetit", deri edhe në ëndrrat e tyre. Evropa jonë e sotme, teatrí í një eksperimenti të pakuptim i një përzierjeje rrënjësore të klasave shoqërore dhe për pasojë të racave, është pra skeptike në të gjitha nivelet e thellésisë dhe të lartësisë, herë-herë me atë skepticizëm të lëvizshëm që kërcen me padurim đhe pa turp nga njëra degë në tjetrën, herë-herë me atë zymtěsi si një re të ngarkuar me pikëpyetje dhe shpesh të ngopur deri në vdekjen e vet nga vullneti i saj! Paralizë e vullnetit: ku nuk gjendet e ulur sot ky gjymtim? Dhe shpesh edhe si éshté lustruar! Sa shumë është lustruar në mënyrë joshëse! Për këtë sémundje jané veshjet më të bukura gjithë salltanet dhe gënjeshtër, dhe, për shembull, pjesa më e madhe e asaj që vihet në vitrinë si “objektivitet", "karakter shkencor"  l'art pour l'art, "njohja e pastër pa qëllim" është skepticizëm i pispillosur dhe paralizë e vullnetit : une kam ndër mend ti bëj ballë kësaj diagnoze të sēmundjes evropiane.
Në Evrope semundja e vullnetit është e shpërndarë në mënyre jo të njëtrajtshme: shfaqet më shumë dhe më e larmishme atje ku kultura ka hedhur rrenjë prej shumë kohësh; ajo zhduket në masën në të cilën "barbari" vazhdon të vlerësojë ende, ose përsēri, të drejtën e vet poshtë rrobave të lëshuara të kulturës perēndimore. Prandaj, ashtu si mund të kuptohet me lehtësi dhe të preket me dorë, gjërat janë kështu në Francen e sotme, ku vullneti është i sëmurë më rēndë; dhe Franca, e cila gjithmonë ka pasur një aftësi prej mjeshtri për të shndërruar edhe përmbysjet më shkatërrimtare të shpirtit të saj në përmbysje magjepsëse dhe joshëse, tregon pikërisht sot, si shkollë dhe shpjegim i çdo magjie të skepticizmit, epërsinē e saj kulturore mbi Evropën.
Franca për të dashur, domethënë për ta dashur për një kohë të gjatë një vullnet, është tashmë pak më e fortë në Gjermani dhe përsëri pak më e fortë në Gjermaninë e veriut se sa në atë qendrore, në mënyrë të ndjeshme më e fortë në Angli, Spanjë dhe Korsikë, atje e lidhur me gjakftohtësinë, këtu me kokëfortësinë (për të mos folur për Italinë, e cila është tepër e re që të ketë mundësi të dijë atë që do dhe që më
parë duhet të tregojë se di të dojë), por ēshtë më e fortë dhe mahnitëse në atë perandori të pafund të ndërmjetme në të cilën Evropa derdhet pērsēri në Azi, domethënë në Rusi. Atje forca për të dashur prej shumë kohësh është lënë mënjanë dhe është grumbulluar, atje vullneti pret (nuk dihet nëse si vullnet mohimi apo pohimi) në mënyrë kërcënuese që të çlirohet për tu huazuar nga fizikanēt e sotëm parulla e tyre.
Me qëllim që Evropa të çlirohet nga rreziku i saj më i madh nuk do të duhet të jenë të nevojshme vetem luftrat indiane dhe ngatërresat aziatike, por shembje të brendshme, shpërbërja e perandorisë në trupa të vegjël dhe mbi të gjitha përhapja e marrëzisē parlamentare, përfshi deryrimin për secilin që ta lexojë gazetën sē bashku me mëngjesin.
Nuk e them duke e shpresuar: mua do të më dukej më e pëlqyeshme e kundērta! E kam fjalen për një shtim të tillë të rrezikshmërisë së Rusisë sa ta bindë Evropën të vendosē për t'u bërë po aq e rrezikshme, domethënë për të pasur një vullnet, me anë të një kaste të re mbretëruese mbi Evropë, një vullnet jashtëzakonisht të tmerrshëm pikërisht në
gjendje për të caktuar qëllime përtej mijëvjeçarëve, në mënyrë që më fund komedia e zvarritur për një kohë të gjatë e shteteve të saj të vegjël, si dhe shumëllojshmëria e saj e vullneteve sa dinastike aq demokratike, të arrinte në një përfundim. Mbaroi koha e politikës së vogël, tani shekulli i ardhshëm do ta sjellë luftën për sundim mbi tokë, do të sjellë detyrimin për politikën e madhe.

Saturday, March 14, 2020

Nexhib Mahfuz

Nga BBC dëgjova rreth përpjekjes për atentat të romancierit Nexhib Mahfuz, nobelistit të letërsisë. Duke dëgjuar lajmin, mendimet m’u ktyen tek librat e tij që kisha lexuar. U shtanga se si Nexhibi, megjithë zgjuarsinë e tij të dukshme, kishte mbetur injorant rreth së vërtetës - se realiteti e tejkalon imagjinatën dhe se përjetësia është më e madhe se kjo jetë kalimtare. Dhe mbi të gjitha, se parimet hyjnore janë më të rëndësishme dhe të larta se ato njerëzore.

Me fjalë të tjera, ai i shkroi veprat e tija nga imagjinata, duke përdorur aftësinë e tij të mrekullueshme për të vizualizuar, paraqitur dhe frymëzuar. Mirëpo, në fund ai nuk dha asgjë përveç se ngjarje të pabazuara në realitet. 

Pas leximit të jetëshkrimit të tij, nxora një përfundim të rëndësishëm: njeriu s'mund t’ia dalë duke gëzuar të tjerët në kurriz të lumturisë së tij. S’mund të quhet e drejtë, e ku më e shëndoshë, të kënaqësh të tjerët kur vetë je i mjeruar. 
Disa shkrimtarë kanë lavdëruar gjenitë, jo sepse arritën lumturi dhe paqe, por sepse e lejuan veten të digjen përbrenda për t’u sjellur ndriçim të tjerëve. Megjithatë, gjeniu i vërtetë në fillim ndriçohet përbrenda, e pastaj u tregon rrugën të tjerëve. Kështu, ai më parë ndërton 
themelin e udhërrëfimit dhe mirësisë për vete, e pastaj për të tjerët. 

Urtësitë hyjnore nuk do t’i gjeni në shkrimet e Nexhib Mahfuzit. Ajo që do të gjeni është një botë përfytyrimesh, vegimesh dhe përjetimesh; veprat e tij janë joshëse, ndaj edhe bëhen popullore e të suksesshme. 
Por ku janë qëllimet e larta dhe mesazhet fisnike që gjenden në veprat e mëdhaja? T’ju them të drejtën, këto nuk do i gjeni në librat e tij. 

Megjithatë, e shoh se Nexhib Mahfuzi e kuptoi atë që kishte për të bërë. Ai ndryshoi stilin e librave duke përcjellë mesazhe që rregullojnë veprimtarinë njerëzore mbi baza të urtësisë.

Gjithsesi, nuk mjafton që dikush të realizojë atë që do; ajo që kërkohet është realizimi i mirësive të përgjithshme. 

Dhe si përmbyllje, ç’përfitim do ketë njeriu nëse bëhet mbret ndërkohë që zemrën e ka të prishur dhe plot me të pavërteta? 
Nëse talenti dhe suksesi nuk shpiejnë në shpëtim dhe dobi, atëherë përse duhen ato?

Për çfarë je i prirur?

Për çfarë je i prirur?

Thuhet se “Gjërat lehtësohen për atë që janë krijuar. ” 
Përse neglizhohen dhe shpërfillen talentet atëherë? Ndër njerëzit më të këqinj dhe të mjeruar është ai që dëshiron të jetë dikush tjetër. I urtë është ai që studion veten dhe përmbush qëllimin për të cilin është krijuar.

Nëse duhet të jetë shofer, ai do të jetë shofer, dhe nëse duhet të jetë fermer, ai do të bëhet i tillë. 
Një dijetar i gramatikës arabe, Sebaueji, studioi shkenca fetare por ato iu dukën shumë të vështira. Ai kaloi te gramatika, dhe jo vetëm që u bë ekspert, por edhe një nga gramaticienët më të shquar të historisë. 
Një i urtë ka thënë, “Personi që ndjek një vijë e cila nuk i shkon përshtat është si ai që mbjell palma në Damask, apo si ai që mbjell qitro në Arabi.” 

Një poet ka thënë: 

" Ata që për luftëra u krijuan janë luftëtarët,
 Dhe për librat janë poetët e shkrimtarët." 

Ndaj, kërkojeni dhe caktojeni vendin tuaj në skemën e krijimit.

Njeriu gjykohet sipas tipareve mbizotëruese

Njeriu gjykohet sipas tipareve mbizotëruese 

Të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh cilësi të mira që i kalojnë të këqijat. Kur kjo bëhet realitet, do shihni se njerëzit do derdhin fjalë të mira për ju, madje edhe për cilësi që nuk i keni. 
Ata as nuk do pranojnë që ju të kritikoheni, edhe pse ato mund të jenë të vërteta - " një mali s’i rritet vlera nga një gur që i shtohet, e as nuk i bie nga një gur që i hiqet." 

Ndonëse aty-këtu kam lexuar kritika për një bujar me emër, dhe për një lider të famshëm, kam parë se kritika ndaj njerëzve të tillë as nuk mbizotëron e nuk pranohet nga masat. Arsyeja e kësaj është se cilësitë e tyre negative u tretën në oqeanin e tyre të mirësisë. 
Përkundrazi, kam lexuar disa gjëra të mira për të tjerë, por askush nuk kujton ndonjë lavdërim për ta e as që beson ndokush se njerëz të tillë kishin cilësi të mira. Kjo sepse këto cilësi humbasin në masën e poshtërsisë dhe vesit të tyre.

Friday, March 13, 2020

Të kam dashur

Te kam dashur shumë
Qindra herë në një moment të vetëm
Nëse ndonjëherë më lë
Vdekja është gjithçka që do pres
Unë e kam lënë këtë botë për ty
Çdo frymě që marr nuk kalon pa emrin tënd
Kufijtë në të cilët ju dua marrëzisht 
A nuk janë ato që mund të arrijë dashuria?
Ti je që e mbush me jetë
Kjo botë nuk është asgjë pa ty
Po mendoj shpesh,ku të shkoj tani?
Sepse ti ishe ekspedita ime e fundit
E kam të vështirë të jetoj pa ty
Sepse emri yt është në çdo frymëmarrje! 
Asnjeherë mos më nda nga vetja
Sytë e mi dëshirojnë të hapen dhe mbyllen me ty...
... kurrë mos e largo fytyrën tënde nga sytë e mi...
Janë vetëm ëndrrat tona që kanë që 
banuar në netët e mi...
çdo rrugë në botë më udhëheq drejt destinacionit tënd...
Kufijtë e dashurisë nuk gjenden në këtë botë
Sepse ti je përfundimi i dashurisë 
Ti je destinacioni 
Ti je kufiri
Ti je ëndrra 
Ti je emri 
Në çdo frymëmarrje 
Deri në perëndimin e shpirtit

Monday, March 9, 2020

Niçe 46

Perderisa gjithmonë mund të kemi të bëjmë me mirënjohjen ndaj shpirtit objektiv (po kush nuk ka qenë të paktën një herë i ngopur për vdekje nga i gjithë subjektivizmi dhe nga ipsizmi ¹ i tij i  mallkuar) megjithatë në fund të fundit duhet të mësojmé të jemi të kujdesshëm edhe ndaj mirënjohjes vetjake dhe t'i vëmë fre teprimit me të cilin kohet e fundit festohen heqja dorë nga unë dhe deporsanilizimi i shpirtit si qellim në vetvete, si çlirim dhe qartësim në të njejtén kohë: është ajo që në fakt e ka zakon të ndodhe në brendësi të shkollës pesimiste, e cila gjithashtu ka arsye të shumta për t'i bërë nderet më të mëdhaja "njohjes së painteres". Qenia njerëzore objektive që nuk mallkon dhe nuk shan më si pesimisti, i dituri i përkyer, tek i cili insuinkti shkencor, pas mijëra dëshimesh të plota dhe të pjesshme, arrin më në fund lulëzimin e plotë dhe lulimin, me siguri është mjeti më i çmuar që ekziston: por duhet të jetë në dorën e një më të fuqishmi. Eshtë vetëm një mjet,themi ne, është një pasqyrë nuk është "qëllim në vetvete". Në të vërtetë njeriu objekiv është një pasqyrë, i mësuar sidomos ti nënshtrohej asaj që do që të njihet, pa dëshirë tjetër veç asaj që jep njohja, "pasqyrimin'":
ai pret që të arrījë diçka dhe shpaloset pastaj me kujdes në mënyrë që mbi sipërfaqen dhe lēkurēn e tij të mos humbasin as edhe gjurmët e lehta dhe rrëshqitja e vlerave si hije. Ajo që ngelet tek ai si "njëri" i duket rastēsore, shpesh e padrejtë, edhe më shpesh shqetësuese: aq sa i është bērë atij vetë një kalim dhe një pasqyrim i pamjeve dhe i ngarjeve të huaja. Të mos harrohet "në vetvete" me mundim, jo rrallë në mënyrë të parregull; me lehtësi merret për një tjetër, gënjehet për nevojat e veta të ngutshme dhe vetëm në këtë plan është i trashë dhe i
pakujdesshēm. Ndoshta mundohet nga shëndeti ose nga shpirtvogëlsia dhe nga pamja e mbyllur e gruas dhe e miqve, ose nga mungesa e shokéve dhe e shoqërisë po, ai u detyrua të mendojë mbi mundimin e vet, por më kot ! Prej kohësh mendimi i tij endet drejt rastesh më të përgjithshme  dhe nesër ka për të ditur pak po aq sa dje për mundësine e të ndihmuarit. Ai ka humbur seriozitetin për vetveten, por edhe kohën; eshte i qetë jo nga mungesa e vështirësisë, por sepse i mungojnë gishtat dhe ndjeshmëria për mundimet e veta. Tërheqja e zakonshme përpara çdo gjëje dhe përvoje, mikpritja e shkelqyer dhe pa paragjykime, lloji i tij prej dashamirësie të parespektueshme, prej shkujdesjeje të rrezikshme për po-në dhe për jo-në : ah, ka mjaft raste në të cilat është i detyruar të
paguajë këto virtyte të tij ! Por sidomos si qenie njerëzore bëhet, madje edhe me tepër lehtësi, njeri i vdekur i këtyre virtyteve. Në qoftë se i kërkohet dashuri dhe urrejtje, unë nënkuptoj dashuri dhe urrejtje ashtu si i konceptojnë Zoti, ai do të bëjë atë që Do dhe do të japë ate qe Do me drejtësi.  
Por nuk duhet të habitemi në qoftë se nuk është shumë i brishtë, i diskutueshëm dhe i kalbur, sepse pikërisht në këto raste do të shfaqet i rremë,një zot i rremë. 
Dashuria e tij është e kërkuar, urrejtja e tij është e sajuar dhe më shumë një provë force, një kotësi e vogël dhe tepri. Ai është i vërtetë vetëm në masën në të cilën i lejohet të jetë objektiv; është ende "natyra" dhe "e natyrshmja" vetëm në totalitarizmin e tij të kulluar. Shpirti i tij pasqyrues dhe pasi është lëmuar përjetësisht nuk di më të pranojë, nuk di më të mohojë; ai nuk urdheron, ai as që shkatërron. "Unë nuk përçmoj puthuajse asgjë" thotë ai 
bashkë me Laibuicin: të mos lihet pas dore dhe të mos nënvleftësohet asgjë ! Ai nuk është as një qenie njerëzore model; nuk paraprin as ndjek ndonjë; zakonisht vendoset tepër larg që të mundë të ketë arsye për të zënë vend midis së mirës dhe së keqes. Në qoftë se shkëmbehet për një kohë shumë të gjatë me filozofët, me rritësin perandorak dhe me dhunuesit e kulturës, atij i janë bërë ndere të tepruara dhe është lënë në heshtje për atë që tek ai është thelbësore: ai është një mjet, një
copë skllavi, edhe pse me siguri lloji më i lartë i skllavit. Por në vetvete nuk është asgjë: presque rien( fr)! 
Qenia njerëzore objektive është një mjet, nje mjet matjeje dhe një kryevepër pasqyruese e çmuar, lehtësisht e prishshme dhe e errësueshme që rajtohet me vëmendje dhe nderohet por nuk është një qëllim, një derë apo një ngjitje, nuk është një qenie njerézore plotësuese në të cilën përligjet jeta e mbetur, nuk është një përfundim dhe aq më pak një fillim, një brez, një shkak i parë, nuk është aspak i fortë, i fuqishém, i bazuar mbi vetveten, që déshiron të sundojë, shumë më tepër vetém një vazo me forma delikate, të fryra,të holla, të ndryshueshme, që ende duhet të presë një permbajtje dhe lende çfarédo "për të marrë forma" të pérshtatshne për të : zakonisht një qenie njerëzore pa lëndë dhe përnbajtje, një qënie njerëzore "vetveten". Per pasojë éshtë asgjé pér gratë në thonjëza.

1) Ipsizmi (nga iso dixit-(ka thënë ai) - shprehje e përdorur nga filozofët skolastikë që përmendnin shpesh Aristotelin, ndërsa tani përdoret per të ironizuar ata që vazhdinisht u referobhen të tjeréve për çdo gjë.

Sunday, March 8, 2020

Gjethe të heshtura

Gjethe të heshtura
Që fshehin kujtime 
Në shekuj 
Me ngjyra 
Herë të ndezura e herë të zbehta 

Gjurmë të humbura
Sekrete të mbuluara 
Fshirë nga era në shekuj
Libër misteresh 
Për lexues të vrazhdë