Saturday, March 14, 2020

Për çfarë je i prirur?

Për çfarë je i prirur?

Thuhet se “Gjërat lehtësohen për atë që janë krijuar. ” 
Përse neglizhohen dhe shpërfillen talentet atëherë? Ndër njerëzit më të këqinj dhe të mjeruar është ai që dëshiron të jetë dikush tjetër. I urtë është ai që studion veten dhe përmbush qëllimin për të cilin është krijuar.

Nëse duhet të jetë shofer, ai do të jetë shofer, dhe nëse duhet të jetë fermer, ai do të bëhet i tillë. 
Një dijetar i gramatikës arabe, Sebaueji, studioi shkenca fetare por ato iu dukën shumë të vështira. Ai kaloi te gramatika, dhe jo vetëm që u bë ekspert, por edhe një nga gramaticienët më të shquar të historisë. 
Një i urtë ka thënë, “Personi që ndjek një vijë e cila nuk i shkon përshtat është si ai që mbjell palma në Damask, apo si ai që mbjell qitro në Arabi.” 

Një poet ka thënë: 

" Ata që për luftëra u krijuan janë luftëtarët,
 Dhe për librat janë poetët e shkrimtarët." 

Ndaj, kërkojeni dhe caktojeni vendin tuaj në skemën e krijimit.