Saturday, March 14, 2020

Njeriu gjykohet sipas tipareve mbizotëruese

Njeriu gjykohet sipas tipareve mbizotëruese 

Të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh cilësi të mira që i kalojnë të këqijat. Kur kjo bëhet realitet, do shihni se njerëzit do derdhin fjalë të mira për ju, madje edhe për cilësi që nuk i keni. 
Ata as nuk do pranojnë që ju të kritikoheni, edhe pse ato mund të jenë të vërteta - " një mali s’i rritet vlera nga një gur që i shtohet, e as nuk i bie nga një gur që i hiqet." 

Ndonëse aty-këtu kam lexuar kritika për një bujar me emër, dhe për një lider të famshëm, kam parë se kritika ndaj njerëzve të tillë as nuk mbizotëron e nuk pranohet nga masat. Arsyeja e kësaj është se cilësitë e tyre negative u tretën në oqeanin e tyre të mirësisë. 
Përkundrazi, kam lexuar disa gjëra të mira për të tjerë, por askush nuk kujton ndonjë lavdërim për ta e as që beson ndokush se njerëz të tillë kishin cilësi të mira. Kjo sepse këto cilësi humbasin në masën e poshtërsisë dhe vesit të tyre.