Friday, August 26, 2016

Frika e dobësisë

FRIKA E DOBËSISË

Të shkrijmë çdo gjë për një qellim; kjo është e vetmja lumturi e vërtetë. Disa njerëz janë të prirur të varen nga emocionet vetëm kur gjenden në rrezik, kur janë të pandjeshëm dhe kur e shmangin pësimin. Përpiqen të mos i shfaqin plotësisht mendimet nga frika se, po të bëhet e dukshme e gjithë e vërteta e tyre, mund të gjenden zbuluar dhe, për rrjedhojë, pa asnjë mbrojtje. Të mbrojtura dhe po kaq të paprekshme, marrëdhëniet e tyre njerëzore mbeten gjithnjë në një nivel sipërfaqësor. Por, në të njëjtën kohë, vajtojnë mungesën e atij intimiteti të thellë që kërkon dashuria. Nëse mbrohemi dhe qëndrojmë të fshehur mbrapa mburojave, përfundojmë të izolohemi në vetmi. Në këtë mënyrë mund të mënjanojmë trauma të rënda emo-tive, por edhe të refuzojmë gëzimet më të mëdha që na jep intimiteti i vërtetë. Vetëm duke i lejuar vetes sonë dobësitë, ne mund t'ia dalim mbanë në dashuri. Edhe nëse, më në fund, mund të zhgënjehemi, të tradhtohemi apo të mashtrohemi, të paktën mund të themi se kemi bërë një përpjekje. Dhe, në njëfarë mënyre, ia kemi arritur qëllimit se në të ardhmen nuk do të lejojmë që gjurmët e përvojës negative të shndërrohen në një mburojë të papërshkueshme. Kur vizioni ynë i brendshëm të jetë mjaft i qartësuar dhe të na lejojë të kuptojmë se dobësitë janë vetë shpirti i dashurisë, me siguri që do të shërohemi dhe do të jemi gati për të kërkuar përsëri.

Dikush

Dikush ka shkruar, se nuk duhet të presim që varka e dashurisë të vijë tek ne, në qoftë se nuk përkujdesemi ta shtyjmë në ujë. Jam më se i bindur që shumë prej nesh janë të vendosur ta presin dashurinë duke u mbështetur në bindjen sipas së cilës "një ditë princi i kaltër do të shfaqet papritur". E njëllojtë, të kuptohemi, kjo është edhe për princeshën. Pikërisht kjo pritje mund të jetë e vërtetë vetëm për pak fatlumë, ndërsa të tjerët duhet të presin për shumë kohë, shpesh deri në çastin kur bëhen cinikë, njerëz të hidhur e të ashpër, tepër të trembur për dashurinë dhe, ndoshta, dhe të paaftë ta kuptojnë dashurinë kur takohen me të. Një herë, në nje studio u fut një qen. Hyri pa u trembur aspak, duke tundur në mënyrë festive bishtin dhe filloi të sillet vërdallë ndërmjet studentëve. Natyrisht që studentët e përkëdhelnin dhe e godisnin lehtë me dashuri, aq sa njëra nga vajzat komentoi: "Ja një gjë e veçantë që shoh në jetë. Nuk ka patur mbrëmje që të mos e ndiej vetminë time, duke mos patur pranë asnjë person që të më kushtojë një fije vëmendje ose mirëkuptim. Dhe ja tani, hyn një qen rrugaç në auditor dhe të gjithë e mbulojnë me dashuri! Ka diçka të padrejtë në këtë mes." "Epo, ndoshta nuk është dhe aq çmenduri" iu përgjigj një djalosh. "Qeni hyri dhe, me gjithë qenien e tij, na bëri të kuptojmë se është i gatshëm të japë dhe të marrë dashuri. Ti, përkundrazi, rri ulur në vendin tënd, e pashqetësuar, pa asnjë reagim. Ne nuk mund t'i lexojmë dot mendimet e tua. Ndonjëherë duhet të vendosim të flasim, ose, të paktën, të lëshojmë një sinjal."

Para teje

Para teje

Para teje iken syte..
Pars syve ikën ëndrrat.
Para ëndrrave iku gjumi.
I nise në ikje, . shkojnë përpara,
Atje ku fill do shkosh edhe vetr.,
Me shpresa rrense, shpresa marra,
Për tjetër hënë, par tjeter jetë.
I mbledh dot rrezet, te bësh një diell ?
Me xixellonja, bën yje në qiell?
Me pupla zogu therur e ngrene,
Krijohet nje. zog i ri?
Çdo gje qe bashke kemi shijuar
e enderron dhe me te tjeret?
Ne perseritj, ne imitim,
Bien e mbeten,
Vetëm te mjeret.

Tani që ike

Tani që ike

Tani që ike ti, më mbetën poezitë
E dashurisë së mbaruar,
Si lulet e thara të pranverës së mëparshme,
Në herbariumin e papërfunduar.
Ç'mallkim paskan qenë mbetjet e thara
Dhe poetët, ç'fatkeqë,
E sa të mallkuar,
Me Iule të thara, gjithmonë, nëpër duar!

Ajo po ikën

Ajo po ikën

Ajo po ikën e përthithur .
Në baltovinën terr e jargë,
Ku s'është askush që ta ndihmojë,
Vetëm e shtyjnë, larg e më larg.
Ajo po ikën përgjithmonë.
Pas saj e lagur po vjen nata
Në atë natë do zhytem unë
Dhe do të thithem në harrim,
Pa asnjë gjurmë, Pa një ankim!

Vetem

Prapë vetëm.
Vetëm, përsëri.
Vetëm, do të thotë,
Me gjithë Botën
Të jesh, Pa ty!

Pranvere e klonuar

Pranvere e klonuar

Kush e mori pranverën e shkuar,
Sepse,
Ne te ishte brenda e dashura ime
Bashkë me lulet,
Me filadin,
Me diellin,
Ku e dërguan?
Dikush më premton se do ta gjejë pranverën
Dhe forcat e rendit prapë do ta sjellin.
Por unë s'gëzohem.
E kam kuptuar,
Ajo që vjen pa të dashurën time,
Eshtë pranverë e klonuar!