Friday, August 26, 2016

Frika e dobësisë

FRIKA E DOBËSISË

Të shkrijmë çdo gjë për një qellim; kjo është e vetmja lumturi e vërtetë. Disa njerëz janë të prirur të varen nga emocionet vetëm kur gjenden në rrezik, kur janë të pandjeshëm dhe kur e shmangin pësimin. Përpiqen të mos i shfaqin plotësisht mendimet nga frika se, po të bëhet e dukshme e gjithë e vërteta e tyre, mund të gjenden zbuluar dhe, për rrjedhojë, pa asnjë mbrojtje. Të mbrojtura dhe po kaq të paprekshme, marrëdhëniet e tyre njerëzore mbeten gjithnjë në një nivel sipërfaqësor. Por, në të njëjtën kohë, vajtojnë mungesën e atij intimiteti të thellë që kërkon dashuria. Nëse mbrohemi dhe qëndrojmë të fshehur mbrapa mburojave, përfundojmë të izolohemi në vetmi. Në këtë mënyrë mund të mënjanojmë trauma të rënda emo-tive, por edhe të refuzojmë gëzimet më të mëdha që na jep intimiteti i vërtetë. Vetëm duke i lejuar vetes sonë dobësitë, ne mund t'ia dalim mbanë në dashuri. Edhe nëse, më në fund, mund të zhgënjehemi, të tradhtohemi apo të mashtrohemi, të paktën mund të themi se kemi bërë një përpjekje. Dhe, në njëfarë mënyre, ia kemi arritur qëllimit se në të ardhmen nuk do të lejojmë që gjurmët e përvojës negative të shndërrohen në një mburojë të papërshkueshme. Kur vizioni ynë i brendshëm të jetë mjaft i qartësuar dhe të na lejojë të kuptojmë se dobësitë janë vetë shpirti i dashurisë, me siguri që do të shërohemi dhe do të jemi gati për të kërkuar përsëri.