Friday, August 26, 2016

Dikush

Dikush ka shkruar, se nuk duhet të presim që varka e dashurisë të vijë tek ne, në qoftë se nuk përkujdesemi ta shtyjmë në ujë. Jam më se i bindur që shumë prej nesh janë të vendosur ta presin dashurinë duke u mbështetur në bindjen sipas së cilës "një ditë princi i kaltër do të shfaqet papritur". E njëllojtë, të kuptohemi, kjo është edhe për princeshën. Pikërisht kjo pritje mund të jetë e vërtetë vetëm për pak fatlumë, ndërsa të tjerët duhet të presin për shumë kohë, shpesh deri në çastin kur bëhen cinikë, njerëz të hidhur e të ashpër, tepër të trembur për dashurinë dhe, ndoshta, dhe të paaftë ta kuptojnë dashurinë kur takohen me të. Një herë, në nje studio u fut një qen. Hyri pa u trembur aspak, duke tundur në mënyrë festive bishtin dhe filloi të sillet vërdallë ndërmjet studentëve. Natyrisht që studentët e përkëdhelnin dhe e godisnin lehtë me dashuri, aq sa njëra nga vajzat komentoi: "Ja një gjë e veçantë që shoh në jetë. Nuk ka patur mbrëmje që të mos e ndiej vetminë time, duke mos patur pranë asnjë person që të më kushtojë një fije vëmendje ose mirëkuptim. Dhe ja tani, hyn një qen rrugaç në auditor dhe të gjithë e mbulojnë me dashuri! Ka diçka të padrejtë në këtë mes." "Epo, ndoshta nuk është dhe aq çmenduri" iu përgjigj një djalosh. "Qeni hyri dhe, me gjithë qenien e tij, na bëri të kuptojmë se është i gatshëm të japë dhe të marrë dashuri. Ti, përkundrazi, rri ulur në vendin tënd, e pashqetësuar, pa asnjë reagim. Ne nuk mund t'i lexojmë dot mendimet e tua. Ndonjëherë duhet të vendosim të flasim, ose, të paktën, të lëshojmë një sinjal."