Monday, November 27, 2017

Ajo iku

Ajo iku

Para se të njihja dashurinë vuaja nga mungesa e saj, këtë vuajtje e fshihja duke u tallur me ata që bënin çudira në emër të dashurisë.
Kur njoha dashurinë pushova së qeshuri,u tjetërsova,nuk më njihnin më,bëja si fëmijë,por fillova të vuaj në emër të saj sepse nuk mund ta shijoja plotësisht atë.
Kur humba dashurinë,këto vuajtje u larguan por për çudi erdhën të tjera vuajtje më të rënda.
Mungesa e boshllëkut kur të lë dikush kur ikën,gjurmët e dhimbjes,vetmia me idenë se askush nuk mund të zërë këtë boshllëk, pesimizmi me idenë se nuk jetohet pa këtë dashuri dhe me këtë boshllëk të shoqëron kudo.Të gjitha këto dhe të tjera janë vuajtjet që të bëhen pjesë e jetës ose më mirë vetë jeta sepse pa dashuri ska jetë.Po them atë jetë që jetohet me dëshirën për të jetuar,jo për atë jetë sepse je gjallë midis të gjallëve.

Wednesday, November 22, 2017

Ëndërro,o hiri im!

Ëndërro,o hiri im!
Rilind përsëri dhe fluturo.
Jepi jetës atë që t'u mohua,
një ëndërr në realitet.
Qielli i dashurisë është zbehur
yjet bien si shiu nën lëkurë.
Bashkë me yjet ke qarë
Po ti,hiri im,
do rilindësh përsëri
Ashtu si dielli në agim.

NATËN E MIRË MIQ TË LIBRIT

Përplasje bindjesh

Disa njerëz nuk guxojnë të ballafaqojnë bindjet e tyre me bindjet e kundërta.
Kjo shihet në përzgjedhjen e leximeve të cilat disa i marrin e disa i hedhin poshtë, jo se janë apo jo të sakta apo të gabuara por sepse përzgjedhja e tyre bazohet në shijen që jep bindja e tyre.Ky qëndrim është fanatizëm ekstrem.Ky qëndrim nuk i lejon ata që të zbulojnë argumentin e saktë nga e gabuara për arsye se bindja nuk i lejon të shohin në këtë këndvështrim.
Jam i sigurt se bindjet e tyre nuk janë argumentuara dhe ajo që nuk është e argumentuar,si mund të ndodhë të jetë e sigurt?!
Duhet qartësuar në çdo njeri fakti që ka dy bindje në njeriun : bindja që të kontrollon mendjen dhe bindja që kontrollohet nga mendja...!!!

Të jesh i thjeshtë nuk është kaq e thjeshtë. Më e thjeshtë është të bëhesh i vështirë!

Të jesh i thjeshtë nuk është kaq e thjeshtë.
Më e thjeshtë është të bëhesh i vështirë!

Monday, November 20, 2017

Prindi

Prind nuk është dikush që sjell një fëmijë në jetë por dikush që i përkushtohet fëmijës gjithë jetën.
Lumturia nuk është në faktin që u bëre prind por në aftësinë për të qenë prind.
Fatkeqësia e një fëmije nuk është vetëm mungesa e prindërve por indiferenca dhe keqedukimi i tyre.
Ka ndodhur që fëmija e një familjeje të pasur ka gjetur ngrohtësinë në prehrin e një nëne të varfër.

Sunday, November 19, 2017

Për lexuesit

Është fatkeqësi të shkruash për një publik që nuk lexon.
Është skandal të shohësh një publik që lexon gjëra që ulin nivelin e komunikimit.
Është skandal të dëgjosh një publik që ka lexuar gjëra që ulin nivelin e kulturës dhe inteligjencës.
Mbi të gjitha është çmenduri të dëgjosh sot "këshilla" të llojit : " sot libri nuk ka vlerë,prandaj mos humb kohën kot me librat"!

Saturday, November 18, 2017

Shumica e njerëzve nuk u bën përshtypje se çfarë kanë mësuar,mjafton që të lënë përshtypje tek të tjerët me atë që kanë mësuar. Për ta është më rëndësishëm opinjoni që të duken të ditur sesa karakteri i tyre që formohet ose jo me këtë dije.

Shumica e njerëzve nuk u bën përshtypje se çfarë kanë mësuar,mjafton që të lënë përshtypje tek të tjerët me atë që kanë mësuar.
Për ta është më rëndësishëm opinjoni që të duken të ditur sesa karakteri i tyre që formohet ose jo me këtë dije.