Saturday, March 14, 2020

Për çfarë je i prirur?

Për çfarë je i prirur?

Thuhet se “Gjërat lehtësohen për atë që janë krijuar. ” 
Përse neglizhohen dhe shpërfillen talentet atëherë? Ndër njerëzit më të këqinj dhe të mjeruar është ai që dëshiron të jetë dikush tjetër. I urtë është ai që studion veten dhe përmbush qëllimin për të cilin është krijuar.

Nëse duhet të jetë shofer, ai do të jetë shofer, dhe nëse duhet të jetë fermer, ai do të bëhet i tillë. 
Një dijetar i gramatikës arabe, Sebaueji, studioi shkenca fetare por ato iu dukën shumë të vështira. Ai kaloi te gramatika, dhe jo vetëm që u bë ekspert, por edhe një nga gramaticienët më të shquar të historisë. 
Një i urtë ka thënë, “Personi që ndjek një vijë e cila nuk i shkon përshtat është si ai që mbjell palma në Damask, apo si ai që mbjell qitro në Arabi.” 

Një poet ka thënë: 

" Ata që për luftëra u krijuan janë luftëtarët,
 Dhe për librat janë poetët e shkrimtarët." 

Ndaj, kërkojeni dhe caktojeni vendin tuaj në skemën e krijimit.

Njeriu gjykohet sipas tipareve mbizotëruese

Njeriu gjykohet sipas tipareve mbizotëruese 

Të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh cilësi të mira që i kalojnë të këqijat. Kur kjo bëhet realitet, do shihni se njerëzit do derdhin fjalë të mira për ju, madje edhe për cilësi që nuk i keni. 
Ata as nuk do pranojnë që ju të kritikoheni, edhe pse ato mund të jenë të vërteta - " një mali s’i rritet vlera nga një gur që i shtohet, e as nuk i bie nga një gur që i hiqet." 

Ndonëse aty-këtu kam lexuar kritika për një bujar me emër, dhe për një lider të famshëm, kam parë se kritika ndaj njerëzve të tillë as nuk mbizotëron e nuk pranohet nga masat. Arsyeja e kësaj është se cilësitë e tyre negative u tretën në oqeanin e tyre të mirësisë. 
Përkundrazi, kam lexuar disa gjëra të mira për të tjerë, por askush nuk kujton ndonjë lavdërim për ta e as që beson ndokush se njerëz të tillë kishin cilësi të mira. Kjo sepse këto cilësi humbasin në masën e poshtërsisë dhe vesit të tyre.

Friday, March 13, 2020

Të kam dashur

Te kam dashur shumë
Qindra herë në një moment të vetëm
Nëse ndonjëherë më lë
Vdekja është gjithçka që do pres
Unë e kam lënë këtë botë për ty
Çdo frymě që marr nuk kalon pa emrin tënd
Kufijtë në të cilët ju dua marrëzisht 
A nuk janë ato që mund të arrijë dashuria?
Ti je që e mbush me jetë
Kjo botë nuk është asgjë pa ty
Po mendoj shpesh,ku të shkoj tani?
Sepse ti ishe ekspedita ime e fundit
E kam të vështirë të jetoj pa ty
Sepse emri yt është në çdo frymëmarrje! 
Asnjeherë mos më nda nga vetja
Sytë e mi dëshirojnë të hapen dhe mbyllen me ty...
... kurrë mos e largo fytyrën tënde nga sytë e mi...
Janë vetëm ëndrrat tona që kanë që 
banuar në netët e mi...
çdo rrugë në botë më udhëheq drejt destinacionit tënd...
Kufijtë e dashurisë nuk gjenden në këtë botë
Sepse ti je përfundimi i dashurisë 
Ti je destinacioni 
Ti je kufiri
Ti je ëndrra 
Ti je emri 
Në çdo frymëmarrje 
Deri në perëndimin e shpirtit

Monday, March 9, 2020

Niçe 46

Perderisa gjithmonë mund të kemi të bëjmë me mirënjohjen ndaj shpirtit objektiv (po kush nuk ka qenë të paktën një herë i ngopur për vdekje nga i gjithë subjektivizmi dhe nga ipsizmi ¹ i tij i  mallkuar) megjithatë në fund të fundit duhet të mësojmé të jemi të kujdesshëm edhe ndaj mirënjohjes vetjake dhe t'i vëmë fre teprimit me të cilin kohet e fundit festohen heqja dorë nga unë dhe deporsanilizimi i shpirtit si qellim në vetvete, si çlirim dhe qartësim në të njejtén kohë: është ajo që në fakt e ka zakon të ndodhe në brendësi të shkollës pesimiste, e cila gjithashtu ka arsye të shumta për t'i bërë nderet më të mëdhaja "njohjes së painteres". Qenia njerëzore objektive që nuk mallkon dhe nuk shan më si pesimisti, i dituri i përkyer, tek i cili insuinkti shkencor, pas mijëra dëshimesh të plota dhe të pjesshme, arrin më në fund lulëzimin e plotë dhe lulimin, me siguri është mjeti më i çmuar që ekziston: por duhet të jetë në dorën e një më të fuqishmi. Eshtë vetëm një mjet,themi ne, është një pasqyrë nuk është "qëllim në vetvete". Në të vërtetë njeriu objekiv është një pasqyrë, i mësuar sidomos ti nënshtrohej asaj që do që të njihet, pa dëshirë tjetër veç asaj që jep njohja, "pasqyrimin'":
ai pret që të arrījë diçka dhe shpaloset pastaj me kujdes në mënyrë që mbi sipërfaqen dhe lēkurēn e tij të mos humbasin as edhe gjurmët e lehta dhe rrëshqitja e vlerave si hije. Ajo që ngelet tek ai si "njëri" i duket rastēsore, shpesh e padrejtë, edhe më shpesh shqetësuese: aq sa i është bērë atij vetë një kalim dhe një pasqyrim i pamjeve dhe i ngarjeve të huaja. Të mos harrohet "në vetvete" me mundim, jo rrallë në mënyrë të parregull; me lehtësi merret për një tjetër, gënjehet për nevojat e veta të ngutshme dhe vetëm në këtë plan është i trashë dhe i
pakujdesshēm. Ndoshta mundohet nga shëndeti ose nga shpirtvogëlsia dhe nga pamja e mbyllur e gruas dhe e miqve, ose nga mungesa e shokéve dhe e shoqërisë po, ai u detyrua të mendojë mbi mundimin e vet, por më kot ! Prej kohësh mendimi i tij endet drejt rastesh më të përgjithshme  dhe nesër ka për të ditur pak po aq sa dje për mundësine e të ndihmuarit. Ai ka humbur seriozitetin për vetveten, por edhe kohën; eshte i qetë jo nga mungesa e vështirësisë, por sepse i mungojnë gishtat dhe ndjeshmëria për mundimet e veta. Tërheqja e zakonshme përpara çdo gjëje dhe përvoje, mikpritja e shkelqyer dhe pa paragjykime, lloji i tij prej dashamirësie të parespektueshme, prej shkujdesjeje të rrezikshme për po-në dhe për jo-në : ah, ka mjaft raste në të cilat është i detyruar të
paguajë këto virtyte të tij ! Por sidomos si qenie njerëzore bëhet, madje edhe me tepër lehtësi, njeri i vdekur i këtyre virtyteve. Në qoftë se i kërkohet dashuri dhe urrejtje, unë nënkuptoj dashuri dhe urrejtje ashtu si i konceptojnë Zoti, ai do të bëjë atë që Do dhe do të japë ate qe Do me drejtësi.  
Por nuk duhet të habitemi në qoftë se nuk është shumë i brishtë, i diskutueshëm dhe i kalbur, sepse pikërisht në këto raste do të shfaqet i rremë,një zot i rremë. 
Dashuria e tij është e kërkuar, urrejtja e tij është e sajuar dhe më shumë një provë force, një kotësi e vogël dhe tepri. Ai është i vërtetë vetëm në masën në të cilën i lejohet të jetë objektiv; është ende "natyra" dhe "e natyrshmja" vetëm në totalitarizmin e tij të kulluar. Shpirti i tij pasqyrues dhe pasi është lëmuar përjetësisht nuk di më të pranojë, nuk di më të mohojë; ai nuk urdheron, ai as që shkatërron. "Unë nuk përçmoj puthuajse asgjë" thotë ai 
bashkë me Laibuicin: të mos lihet pas dore dhe të mos nënvleftësohet asgjë ! Ai nuk është as një qenie njerëzore model; nuk paraprin as ndjek ndonjë; zakonisht vendoset tepër larg që të mundë të ketë arsye për të zënë vend midis së mirës dhe së keqes. Në qoftë se shkëmbehet për një kohë shumë të gjatë me filozofët, me rritësin perandorak dhe me dhunuesit e kulturës, atij i janë bërë ndere të tepruara dhe është lënë në heshtje për atë që tek ai është thelbësore: ai është një mjet, një
copë skllavi, edhe pse me siguri lloji më i lartë i skllavit. Por në vetvete nuk është asgjë: presque rien( fr)! 
Qenia njerëzore objektive është një mjet, nje mjet matjeje dhe një kryevepër pasqyruese e çmuar, lehtësisht e prishshme dhe e errësueshme që rajtohet me vëmendje dhe nderohet por nuk është një qëllim, një derë apo një ngjitje, nuk është një qenie njerézore plotësuese në të cilën përligjet jeta e mbetur, nuk është një përfundim dhe aq më pak një fillim, një brez, një shkak i parë, nuk është aspak i fortë, i fuqishém, i bazuar mbi vetveten, që déshiron të sundojë, shumë më tepër vetém një vazo me forma delikate, të fryra,të holla, të ndryshueshme, që ende duhet të presë një permbajtje dhe lende çfarédo "për të marrë forma" të pérshtatshne për të : zakonisht një qenie njerëzore pa lëndë dhe përnbajtje, një qënie njerëzore "vetveten". Per pasojë éshtë asgjé pér gratë në thonjëza.

1) Ipsizmi (nga iso dixit-(ka thënë ai) - shprehje e përdorur nga filozofët skolastikë që përmendnin shpesh Aristotelin, ndërsa tani përdoret per të ironizuar ata që vazhdinisht u referobhen të tjeréve për çdo gjë.

Sunday, March 8, 2020

Gjethe të heshtura

Gjethe të heshtura
Që fshehin kujtime 
Në shekuj 
Me ngjyra 
Herë të ndezura e herë të zbehta 

Gjurmë të humbura
Sekrete të mbuluara 
Fshirë nga era në shekuj
Libër misteresh 
Për lexues të vrazhdë

Aromë mistike

Aromë mistike
Në poret e shpirtit
Udhëton furishëm
Gjakun më ndez 
Dehur kalëroj ëndrrat
Flas përçatur pa ndal
Zemra godet e çrregullt
Duart shoh të përgjakura
Nga petalet e tua 
Rënë mbi gjoksin tim 
Petale të lagura 
Lot lumturie
Qetësisht rrjedhin 
Freskët 
Në shpirtin tim

Niçe 45

I dituri, njeriu mesatar i shkencës, në krahasim me një gjeniun,domethënë me një krijesë që ose lind ose pjell, në kuptimin më të gjerë të dyja fjalëve, ka gjithmonë diçka nga fatpadala e moshuar: ashtu si ai në të vërtetë nuk merr vesh nga këto dy detyra shumë të çmuara të qenies njerëzore. Në fakt që të dyja, të diturit dhe fatpadalës, pothuajse si dëmshpërblim, u jepet respektueshmeria (në këto raste nënvizohet rrespektueshmëria) dhe si detyrim i këtij léshimi shtohet edhe e njëjta sasi shqetësimi. Le ta slhikojmë më mirë: çfarë është njeriu i shkencës? Në radhe të parë ai është nje lloj i qenies njerëzore jo fisnike, me virtytet e nië lloji pa fisnikéri, gjë që do të thotë një lloj i qenies njerëzore jo sunduese, jo urdheruese dhe as edhe e vetëmjaftueshme; ai është punëdashës, i durueshém për t'u futur në rresht, i rregullt, dhe i matur në aftësitë dhe në kërkesat, éshtë i ndjeshëm si gjithë të tjerët dhe
ka nevojë për ato gjëra që kanë të tjerët, për shembull për atë pjesë pavarësie dhe atë copë kullotë me bar pa të cilën nuk ka qetësi pune, për atë kërkesë nderimi dhe mirënjohjeje (që nënkupton në radhë të parë dhe mbi të gjitha njohje dhe aftësi për të qenë i njohur), për atë
shkëlqim të emrit të mirë, për atë pohim të qëndrueshëm të vlerës dhe të dobisë së tij me të cilën kapërcehet gjithmonë mosbesimi i brendshëm që qëndron në thellësi të shpirtit të të gjitha qenieve njerëzore të varura dhe te gjitha kafshëve të kopesë. 
I dituri, siç është e qartë, ka edhe sémundjet dhe sjelljet e këqia që ka lloji jo fisnik: është i pasur me zili të vogla dhe ka sy maceje përderisa ndodhet poshtë në ato natyra në lartësinë e të cilave nuk arrin të ngrihet. Ai është besimplotë, por vetëm si ai që lë të shkojë, por jo të rrjedhë, dhe pikërisht përpara qenies njerëzore të rrjedhës së madhe ai qëndron shumë më i ftohtë dhe i mbyllur: syri i tij është atëherë si një liqen i lëmuar dhe i neveritshëm mbi të cilin nuk valëvitet më asnjë entuziazëm, asnjë dhembshuri. Gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme për të cilën është i aftë një i ditur i vjen nga instinkti i mediokritetit pikërisht të llojit të tij, nga ai jezuizëm i mediokritetit që vepron në mënyrë instinktive për shkatërimin e qenies njerëzore  jashtë nga e zakonshmja dhe përpiqet të thyejë çdo hark të shtrire ose, më shumë akoma, të dobësojë. Në të vërtetë, ta dobësosh me miresjellje, me dorë mbrojtëse, natyrisht: 'ta dobësesh' me dhembshuri besimplotë është pikërisht arti i jezuitizmit, i cii gjithmonë ka qenë i shkathët për t'u futur si fe e dhembshurisë.