Mëngjesi fillon duke i thënë vetes: sot do të takoj një njeri të pafytyrë, një mosmirënjohës, një shtypës, një mashtrues, një ziliqar, një njeri që mendon vetëm për vete. Sjellja e tyre varet gjithmonë nga fakti se nuk dinë të ndajnë të mirën nga e keqja. Ndërsa unë, meqenëse, duke u menduar për natyrën e së mirës e së keqes kam arritur në përfundimin se bëhet fjalë përkatësisht për atë që është e bukur apo e shëmtuar në kuptimin moral dhe duke u menduar për natyrën e atij që gabon kam arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një të afërm timin, jo ngaqë kemi të njëjtin gjak apo të njëjtën farë, por sepse kemi një grimcë nga mendja e trashëguar, kështu pra, unë nuk mund të kem keq nga asnjëri prej tyre, sepse askush nuk mund të më ngatërrojë në punë të turpshme, e as nuk mund të zemërohem me një të afërm apo ta urrej atë. Në të vërtetë ne kemi lindur për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin ashtu siç ndodh me këmbët, duart, qepallat, dhëmbët e sipërm e të poshtëm. Prandaj të vepruarit njëri kundër tjetrit është në kundërshtim me natyrën ashtu siç, po të zemërohemi me dikë e ta hedhim poshtë me mospërfillje ate, kjo të thotë të veprojmë kundër tij.
Wednesday, February 28, 2018
Tuesday, February 27, 2018
Në çdo letër
Në çdo letër
që lind papritur
në vetmi,në këtë natë të ftohtë dimri,
ka një fillim
ka një heshtje
ka një fjalë
pafundësisht në mundësi
dhe një punë përfundimtare
që ju lë aq të lodhur
që ju bën të harroni kohën
që ju ndalon nga frika
lëvizjet e dyshimta
dhe pafundësia e madhe
që nuk sjell asgjë
që përshtatet në çdo letër
kur ajo lind...
Ndoshta era do të fryjë
diku
atë ditë
në të cilën fillova
për të dëgjuar heshtjen,
ndoshta atë që po dëgjoja
ishe ti,
ndoshta ky ishte thjesht një mendim
në një natë të ftohtë
si era që këndon trishtueshëm
e cila bëhet fjalë kur strukesh në vetmi.
Monday, February 26, 2018
Cila është e ardhmja që po trashëgoni?
Baballarët e botës nuk po mendojnë për të fëmijët e së ardhmes!
Për çfarë po mendojnë këta arkitektët e botës që kanë marrën në dorë të ardhmen e njerëzve?
Çfarë po ndodh, çfarë po kurdiset, çfarë po luhet, çfarë duan të lënë për fëmijët?
E kujt është kjo botë?
Çfarë duan të krijojnë?
Për kë po bëhet e gjithë kjo katastrofë?
Ju pretendoni se po sillni paqen, atëherë kush po e shkatërron botën?
Ju pretendoni se po sillni rendin, atëherë kush po e sjell kaosin?
Ju po pretendoni se po luftoni terrorin, atëherë kush janë terroristët?
Ju pretendoni se po sillni qytetërimin, atëherë kush po shkatërron qytetërimin e lashtë në lindjen e mesme?
Ju pretendoni se besoni në Zot, atëherë pse po i vrisni krijesat e Zotit?!
Zot i madh
Zot i madh!
Zemra po më qan,syri po më loton!
Dhimbja po më tret çdo shpresë,
frika po më turbullon,
gjaku po më zien
trupi po më dridhet
fryma po më rëndohet
zëri po më meket.
O Zot i madh!
Çfarë po më shohin sytë
çfarë po më dëgjojnë veshët
për çfarë po më lutet zemra!
Më ngriu buzëqeshja o Zot!
Lotët po rëndojnë
shpirti ka marrë flakë.
O Zot i madh,Ty të drejtohemi për këtë dhimbje që t'ua lehtësosh! 😢
Po na mbyt fallciteti
Po na mbyt fallciteti!
Jetojmë në një botë fallco,të sajuar nga shpresa të cilat i mendojmë si të ishin tonat, por në fakt janë shpresa të ushqyera nga një botë e sajuar,nga një iluzion të krijuar nga një grup njerëzish të cilët programojnë gjithçka për ne!
Jetojmë në një botë fallco,një botë ku dhe frika që ndiejmë nuk është frikë nga e cila duhet patur frikë por një frikë e ushqyer,një frikë e sajuar,një frikë iluzioni,një frikë që mbetet në dorën e dikujt i cili luan me frikën dhe shpresën e njeriut.
Jetojmë në një botë fallco,një botë ku marrëdhëniet njerëzore ndërtohen në bazë të fallcitetit të sajuar nga modernizimi,nga një filozofi jetësore e cila nuk hedh kurrë rrënjë cilësore në një tokë njerëzore me një moral virtytesh të cilat janë tradicionalisht shekullore!
Jetojmë në një botë fallciteti ku gara për një jetë më të mirë është kthyer në një garë për jetën më të njohur në publik!
Jetojmë në një botë fallciteti ku paqja e një populli shitet për një copë bukë për veten tënde!
Jetojmë në një botë fallciteti ku siguria e jetës nuk është në dorën tënde por duhet ta paguash nëse nuk do që të cënohesh!
Jetojmë në një botë fallciteti ku jeta e dikujt në një vend të botës ushqehet me viktima nga një vend tjetër!
Jetojmë në një botë fallciteti ku një pjesë e botës qan me lotë gjaku për një copë bukë,ndërsa bota tjetër qesh me lotë gëzimi për dhuratat milionshe që marrin çdo ditë!
Marr penën
Marr penën për të shkruar për dhimbjen që po mban kjo tokë,për gjakun që po mbushin detet dhe për lotët që po helmojnë lumenjtë.Po marr penën për të shkruar por ajo nuk bindet sepse dora dridhet,lotët bien mbi fletë e letra tretet nga zjarri i lotëve.
Marr penën për të shkruar,por për çfarë të shkruaj? A mund të hidhet në letër e gjithë ajo dhimbje,ajo shpresë e vrarë?
Pena nuk më bindet më,as letra nuk pranon asnjë gërmë sepse toka është bërë letër dhe gjaku është bërë bojë,raketat janë bërë lapsa e qielli është dëshmitar!
Pena nuk më bindet më.Poeti u vra! Toka u kthye në varr,njerëzimit po i shkruhet poezia mbi këtë varr.
Wednesday, February 21, 2018
Udhëtari
Në kohë thatësire,një udhëtar kërkoi në një shtëpi ujë për të pirë.Pronari i thotë se duhet të durojë dhe pak sa të fillojë shiu dhe do të të jap.Kaloi një orë,dy orë,tre orë...Udhëtari e pyeti përsëri për ujë.- Duro dhe pak sa të bjerë shi se do të të jap.
Udhëtari nuk trokiti më dhe vdiq nga etja,ndërsa shiu nuk ra më kurrë aty...!
A e dini pse?!
Secili prej nesh e kupton vetë mësimin!
Tuesday, February 20, 2018
Shoqëria
Edhe djalli jetoi në shoqërinë e ëngjëjve por nuk u bë kurrë prej tyre,nuk bëri asnjë vepër të mirë.
Prandaj,mos mendo se dikush është i mirë ngaqë është në shoqëri të mirë.
Ka shpirtra të burgosur nëpër vite... Ka trupa të lirë nëpër burgje...
Ka shpirtra të burgosur nëpër vite...
Ka trupa të lirë nëpër burgje...
Monday, February 19, 2018
Mëndjemadhësia, zilia dhe lakmia
Tre gjëra janë shkatërrimtare :
" Mëndjemadhësia,zili dhe lakmia.
Mëndjemadhësia me atë që posedon,
zilia ndaj asaj që posedon tjetri dhe
lakmia për të poseduar sa më shumë që mos t'a ketë tjetri."
Saturday, February 17, 2018
dhe në vdeksha ti mos qaj
...dhe në vdeksha,ti mos qaj...
një tuf më lule vendos mbi varr!
Kur sytë e tu mbi lulet të lotojnë...
mos harro,një lutje të mos mungojë.
Shpirti im prehje do të gjejë
kur dikush nuk më ka harruar...
çdo ditë me lutje,lotë e lule më kujton...
njeriu vdes,kur asnjë nuk e ka kujtuar.
E drejta ime
Ne kemi të drejtë të shprehim bindjet tona,por jo çdo bindje që shprehet është e drejtë.
Nëse edukohemi me këtë ide, atëherë kemi për t'a respektuar mendimin ndryshe,për më tepër nuk do kemi konflikte.
Sinqeriteti yt zbut zemërimin tim.
Kur më zemëron ndonjëherë,nuk reagoj,arrij t'a përmbaj veten.
E di pse?
Sepse e di që ti ke sinqeritet në fjalët dhe veprat e tua.
Pra, sinqeriteti yt e zbut zemërimin tim!
Thursday, February 15, 2018
Loja
"Loja" është i vetmi term abstrakt që e ka të drejtën të hyjë në çdo fushë të jetës,në çdo aspekt,nga më e vogla deri tek më e madhja!
Wednesday, February 14, 2018
Dialog dashurie
A është ndezur ndonjë shkëndijë dashurie midis tyre? 🤔😊
...mos buzëqesh shumë sepse do më bësh të bie në dashuri me ty!
-Ahhh këtu s'ma mbush dot mendjen mua ti!
Nuk është nevoja të mbush mendjen tënde...halli është se po rashë në dashuri,nuk do më besojë njeri!
-Po pse do te biesh patjeter ne dashuri me mua !?
Jo me ty por me buzëqeshjen tënde...
- Me syte e mi jo ?
Nëse shoh veten time aty, sigurisht që po!
-Ajo qe thua ti , kuptohet lehte ne momentin qe e ke personin perballe.
Kur të jem përballë do të ta them...
- Dhe ne mometin qe vertetohet nuk ka me vend per dyshime.
E as per xhelozira te kota.
Po flasim ne pergjithesi ....
A gënjejnë sytë?
- Syte nuk genjejne kurre : ne vuajtje dhe dashuri.
Atëherë pse njerëzit nuk flasin me sytë dhe të heshtin me gjuhën?
-Kur je perballe ....nese do te heshtesh gjuhen , do te mjaftonte vetem veshtrimi....flet me shume se gjuha ndonjehere dhe ne te lexohen ....ndoshta ato qe gjuha nuk do te kishte guximin ti thoshte...
Cila është gjuha e syve?
-Shpirti dhe zemra...
Pse nuk hapet një shkollë për gjuhën e syve dhe për heshtjen e gjuhës?!
-...heshtje...dhe luftë midis dy zemrave dhe mendjeve të cilat janë afruar shumë por megjithatë janë akoma larg...!
Monday, February 12, 2018
Padurimi
Padurimi i zemrës është pritja e dashurisë.
Padurimi i mendjes është pritja e qartësisë.
Padurimi i shpirtit është pritja e qetësisë.
Padurimi i trupit është pritja e prehjes.
Pabesia
E pyeti : " çfarë është pabesia?
I tha : " Të luash me besimin që të ka dhënë dikush.Është paaftësia për të fituar në mënyrë jo të ndershme.Është frika që ke për të qenë i sinqertë.Është mungesa e guximit për të korrur fitore me meritë...!"
Saturday, February 10, 2018
Nuk është mëkat të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh.Mëkat është të jetosh me dikë që nuk e do!
Nuk është mëkat të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh.Mëkat është të jetosh me dikë që nuk e do!
Habia
Sokrati ka thënë : "Fillimi i diturisë është habia".
Platoni ka thënë : " Shkalla e parë e inteligjencës është habia".
Niçe ka thënë : " Inteligjenti habitet kur zbulon diçka që mendonte se e dinte,ndërsa injoranti ndihet i sigurt për dijen e tij".
Aristoteli ka thënë : " filozofia fillon me habinë,vazhdon me meditim dhe përfundon me kontrollin e plotë të një objekti".
Temë filozofike për të medituar! Jepni përgjigjet tuaja sipas rradhës :
Çfarë është dija?
Cili është përkufizimi?
Çfarë do të thotë "të dish?"
Kur thua : " unë di" , sa i sigurt je për dijen nëse është apo jo dije?
Cili është dallimi midis dijes dhe informacionit?
A mund të quhet "dije" kuptimi yt për diçka? Nëse po, çfarë do ishte kjo "dije" nëse ky kuptim do dilte i gabuar?!
Nostalgji
Sot ndjeva një nostalgji të fortë për gjërat romantike të kohës para se të shpikeshin celularet, interneti...etj.
Një nostalgji për ato vite ku dërgoheshin letra dashurie,për ato vite ku lulja thahej në mes fletëve të librit si një kujtim,për ato vite ku këndoje serenatë poshtë ballkonit,për ato vite ku shoqëria mes djemve dhe vajzave kalohej në lojra sportive,shëtitjet në mal.Për ato vite ku shkoje e kërkoje shoqen në shtëpinë e saj nëse dëshironte të të shoqëronte në një mbrëmje vallëzimi,për ato vite ku dashuria dhe shoqëria kishte tjetër kuptim.Për ato vite...ehh...për ato vite të cilat kanë lënë gjurmë por fatkeqësisht këto gjurmë po fshihen nga brezat që kanë ardhur.
Po ju për çfarë keni më shumë nostalgji?
Friday, February 9, 2018
Dikush
Gjeni kush janë këta tre lloj "dikushët" :
Dikush të largon nga turma që të jesh i veçantë.
Dikush vret gjithë turmën që ti të mos jesh prej turmës.
Dikush bëhet pjesë e turmës që të jenë të gjithë njësoj.
Dikush të ngjall urrejtjen duke të vrarë dashurinë,dikush të varros urrejtjen duke të dhuruar dashuri.
Dikush të ngjall urrejtjen duke të vrarë dashurinë,dikush të varros urrejtjen duke të dhuruar dashuri.
Thursday, February 8, 2018
Shëndeti i mendjes
Në mendjen e njeriut kalojnë :
" Probleme dhe zgjidhje.
Kujtime dhe mbresa.
Pishmane për diçka që bëre apo nuk bëre.
Plane me shpresë ose me frikë.
Imagjinata dhe budallallëqe."
Kujdesuni për shëndetin e mendjes duke kontrolluar herë pas here ushqimin e mendjes!
Dikush ka hyrë në borxhe me para,dikush ka hyrë me premtime.Premtimi është borxh më i rëndë!Ndryshimi është se të parët stresohen,të dytët qeshin sikur s'ka ndodhur gjë!
Dikush ka hyrë në borxhe me para,dikush ka hyrë me premtime.Premtimi është borxh më i rëndë!Ndryshimi është se të parët stresohen,të dytët qeshin sikur s'ka ndodhur gjë!
Mos u bëj dikush që ka një çmim, por dikush që ka shumë vlera!
Mos u bëj dikush që ka një çmim, por dikush që ka shumë vlera!
Wednesday, February 7, 2018
Ti dhe une
Ti dhe unë në një ëndërr të plotë plot mundësi me buzë të ngopura.
Ti dhe unë duke tejkaluar fantazitë, duke thyer kufijtë, kufijtë gjithëpërfshirës.
Ti dhe unë le të marrim veten kudo ku nuk mund të ndalemi dhe ku nuk ka qëllime.
Fati ynë
Fati ynë ishte që të gjendeshim papritmas në shkëlqimin e ndritshëm të një shikimi në çdo ditë të caktuar, kudo, në një çast të vogël e cila është një jetë e tërë.
Fati ynë shënon të ardhmen e një jete pa kufij.
Fati ynë na bëri të shkojmë në një datë të përhumbur mes cepave të buzëve që nëse nuk puthën dëshpërimisht.
Fati ynë duhet të ekzistonte ashtu siç ishte.
Fati ynë është ashtu siç duhet dhe po ndodh siç e meritojmë.
Tuesday, February 6, 2018
Loja
Jeta është një lojë.Çdo njeri ka një mënyrë për ta luajtur.Ai që luan vetëm nuk ka çfarë të fitojë por as çfarë të humbë.Ai që luan me të tjerët duhet të jetë i gatshëm të paguajë humbjen siç është i gatshëm të paguhet me fitore.
Ai/Ajo që kërkon një lojtar/e për jetën,ka për të shijuar lojën dhe kuptimin e saj,pa u demoralizuar për humbjen dhe pa u krenuar për fitoren.
Midis dy botëve
Midis dy botëve
mungon një jetë
që kam vendosur të jap,
midis dy botëve
vija paralele
që kurrë nuk do të takohen,
midis dy instancave
një himere
që nuk di si të fluturojë,
midis dy galaktikave,
midis dy destinacioneve,
midis dy dimensioneve
në pafundësinë imagjinare,
midis dy shtigjeve të pakapërcyeshme
me një pasojë vdekjeprurëse,
midis dy distancave
ekziston rruga
që unë kurrë nuk duhet të hap.
Problemi është se ti mendon se ke kohë.
Problemi është se ti mendon që ke kohë.Koha është ajo që të mashtron më së shumti.
Ti mendon se po i mashtron të tjerët,por nuk po e kupton që po mashtron veç veten tënde sepse mendon se ke kohë.Ideja se ke kohë të jep një lumturi të veshur me egoizëm.Duhet të kesh kujdes nga ky mashtrim sepse koha ta merr shumë shpejt atë lumturi,aq shpejt sa hap e mbyll sytë.Dhe në fund do habitesh nga e papritura,do shtangesh aq e tronditur sa do thuash : - çfarë ndodhi,pse, çfarë bëra...etj...!!
Në atë çast do rikthehen të gjitha para syve,dhe do shohësh që ke humbur gjithçka me të cilën lumturoheshe me egoizëm,me atë egoizmin tënd që të shtyn të luash me ndjenjat e tjetrit,me krenarinë e tjetrit,me jetën e tjetrit.
Kur të biesh përdhe e tronditur,do e kuptosh që të ka zënë mallkimi i çdo gjëje që ke bërë,mallkimi i zemrave që ke vrarë,mallkimi i zemrave që ke mashtruar!
Problemi është se ti mendon se ke kohë,prandaj nuk mund ta kuptosh vetmashtrimin!!
Çudi
Çudi! E doja dashurinë që para se ta njihja.Por kur e njoha nuk ishte siç e kisha menduar.Çudi! Është e vetmja ide e bukur që kisha ndërtuar në kokë por nuk doli siç dukej.Një ide që kryen vetvrasje pak nga pak!Një ide që të lidh mbi një shkëmb në maj të malit ku ti sheh shqiponjën që të ha pak nga pak zemrën!
Monday, February 5, 2018
Urim
Mire se te vish o nipce ne kete dynja.
Plot sprova e bela.
Zoti te befte Drite e Driten ta pasosh.
Qofsh gezim per te gjithe, ne te dyja botet u gezofsh
Askush nuk të rrespekton nëse nuk ka interes,por asnjë nuk ka interes nëse nuk i rrespekton!
Askush nuk të rrespekton nëse nuk ka interes,por asnjë nuk ka interes nëse nuk i rrespekton!
Sunday, February 4, 2018
...dikush luan me dhimbjen e tjetrit, dikush luan me shpresën, dikush shpreson të mos vuajë, dikush vuan nga mungesa e shpresës...
...dikush luan me dhimbjen e tjetrit,
dikush luan me shpresën,
dikush shpreson të mos vuajë,
dikush vuan nga mungesa e shpresës...
Mashkulli është trim në luftë,por femra është trimëreshë në dhimbje!
Mashkulli është trim në luftë,por femra është trimëreshë në dhimbje!
Dashuri dhe epsh
Tek femrat në përgjithësi,dashuria është më e shtirur sesa urrejtja ndaj mashkullit.
Ndërsa tek mashkulli në përgjithësi,urrejtja është më e shtirur sesa dashuria ndaj femrës!
Një femër mund t'i thotë çdo mashkulli "të dua" por kjo nuk do të thotë se është e dashuruar me të gjithë.
Një mashkull mund t'i thotë një femre "të dua" por kjo nuk do të thotë se nuk mund të dashurojë më!
Jam mëse i bindur se femrat në përgjithësi nuk dashurojnë me shpirt por me sy dhe epsh!
E ka thënë me të drejtë Napolon Bonaparti se lufta vjen nga fustanet e grave!
Ai ka thënë se gratë i bëjnë meshkujt të dashurojnë marrëzisht, më pas i lënë mënjanë si një robë e vjetër e cila ka dalë nga moda për të marrë një rrobë tjetër.Këtë nuk e bën që të duket më e bukur por e bën sepse i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes tek shoqet e saj.
Shekspiri thotë se femra e rrallë është ajo që nuk i bën meshkujt të dashurohen pas saj por ajo thjesht dashuron dikë,më pas e ushqen çdo ditë e më shumë këtë zjarr dashurie.
Dante thotë se femra duke qenë e mangët nga natyra e llogjikës,ajo nuk di ta dallojë qartë dashurinë nga epshi,prandaj ajo lëndohet dhe lëndon.
Saturday, February 3, 2018
Gëzimi dhe trishtimi
Ka njerëz që ndiejnë gëzim për atë pak që kanë.Ka dhe të tjerë që nuk gëzohen kurrë edhe për atë shumën e tepërt që kanë.
Pse?!Sepse Zoti i ka begatuar të parët me gëzimin dhe kënaqësinë për të shijuar atë që kanë.Ndërsa të dytët i ka mallkuar për të qenë gjithmonë të trishtuar dhe të pangopur dhe si rrjedhim nuk e shijojnë kurrë atë që kanë.
Pra,kush janë më të fituarit,ata që ndihen të gëzuar apo ata që ndihen të trishtuar?!
Kush u lumturua nga lakmia e tepërt për këtë botë?
Kush u trishtua nga gëzimi i një kafshate në këtë botë?!
A mendon se shtohet lumturia me shtimin e thesareve?
A mendon se pakësohet gëzimi me ndarjen e kafshatës?!
Thursday, February 1, 2018
Psikologu
Psikologu nuk është dikush që ka hapur një klinikë apo dikush i cili punon në spital.
Një psikolog është dikush i cili është mbështetje dhe këshillim për ju.Mund të jetë një mik/e,një i sapo njohur apo dikush nga familjarët.Mjafton që të ndihesh rehat me të kur bisedon,mjafton të kesh energji pozitive në vetvete pasi largohesh prej tij/saj!
Shpjegoni thënien e mëposhtme :
" Një mollë e kafshuar nuk mund të konkurojë me mollën e pa kafshuar.
Ai që s'ka dhëmbë për mollën e pa kafshuar nuk duhet të ketë zili atë që ka dhëmbë për mollën që merr të pa kafshuar.
Mollën e kafshuar e meriton ai pa dhëmbë sepse i kanë rënë nga molla e pa kafshuar!"