Monday, February 26, 2018

Po na mbyt fallciteti

Po na mbyt fallciteti!
Jetojmë në një botë fallco,të sajuar nga shpresa të cilat i mendojmë si të ishin tonat, por në fakt janë shpresa të ushqyera nga një botë e sajuar,nga një iluzion të krijuar nga një grup njerëzish të cilët programojnë gjithçka për ne!
Jetojmë në një botë fallco,një botë ku dhe frika që ndiejmë nuk është frikë nga e cila duhet patur frikë por një frikë e ushqyer,një frikë e sajuar,një frikë iluzioni,një frikë që mbetet në dorën e dikujt i cili luan me frikën dhe shpresën e njeriut.
Jetojmë në një botë fallco,një botë ku marrëdhëniet njerëzore ndërtohen në bazë të fallcitetit të sajuar nga modernizimi,nga një filozofi jetësore e cila nuk hedh kurrë rrënjë cilësore në një tokë njerëzore me një moral virtytesh të cilat janë tradicionalisht shekullore!
Jetojmë në një botë fallciteti ku gara për një jetë më të mirë është kthyer në një garë për jetën më të njohur në publik!
Jetojmë në një botë fallciteti ku paqja e një populli shitet për një copë bukë për veten tënde!
Jetojmë në një botë fallciteti ku siguria e jetës nuk është në dorën tënde por duhet ta paguash nëse nuk do që të cënohesh!
Jetojmë në një botë fallciteti ku jeta e dikujt në një vend të botës ushqehet me viktima nga një vend tjetër!
Jetojmë në një botë fallciteti ku një pjesë e botës qan me lotë gjaku për një copë bukë,ndërsa bota tjetër qesh me lotë gëzimi  për dhuratat milionshe që marrin çdo ditë!