Wednesday, February 14, 2018

Dialog dashurie

A është ndezur ndonjë shkëndijë dashurie midis tyre? 🤔😊

...mos buzëqesh shumë sepse do më bësh të bie në dashuri me ty!

-Ahhh këtu s'ma mbush dot mendjen mua ti!

Nuk është nevoja të mbush mendjen tënde...halli është se po rashë në dashuri,nuk do më besojë njeri!

-Po pse do te biesh patjeter ne dashuri me mua !?

Jo me ty por me buzëqeshjen tënde...

- Me syte e mi jo ?

Nëse shoh veten time aty, sigurisht që po!

-Ajo qe thua ti , kuptohet  lehte ne momentin qe e ke personin perballe.

Kur të jem përballë do të ta them...

- Dhe ne mometin qe  vertetohet nuk ka me vend per dyshime.
E as per xhelozira te kota.
Po flasim ne pergjithesi ....

A gënjejnë sytë?

- Syte nuk genjejne kurre : ne vuajtje dhe dashuri.

Atëherë pse njerëzit nuk flasin me sytë dhe të heshtin me gjuhën?

-Kur je perballe ....nese do  te heshtesh gjuhen  , do te mjaftonte vetem veshtrimi....flet me shume se gjuha ndonjehere dhe ne te lexohen ....ndoshta ato qe gjuha nuk do te kishte guximin ti  thoshte...

Cila është gjuha e syve?

-Shpirti dhe zemra...

Pse nuk hapet një shkollë për gjuhën e syve dhe për heshtjen e gjuhës?!

-...heshtje...dhe luftë midis dy zemrave dhe mendjeve të cilat janë afruar shumë por megjithatë janë akoma larg...!