Saturday, February 10, 2018

Nostalgji

Sot ndjeva një nostalgji të fortë për gjërat romantike të kohës para se të shpikeshin celularet, interneti...etj.
Një nostalgji për ato vite ku dërgoheshin letra dashurie,për ato vite ku lulja thahej në mes fletëve të librit si një kujtim,për ato vite ku këndoje serenatë poshtë ballkonit,për ato vite ku shoqëria mes djemve dhe vajzave kalohej në lojra sportive,shëtitjet në mal.Për ato vite ku shkoje e kërkoje shoqen në shtëpinë e saj nëse dëshironte të të shoqëronte në një mbrëmje vallëzimi,për ato vite ku dashuria dhe shoqëria kishte tjetër kuptim.Për ato vite...ehh...për ato vite të cilat kanë lënë gjurmë por fatkeqësisht  këto gjurmë po fshihen nga brezat që kanë ardhur.

Po ju për çfarë keni më shumë nostalgji?