Monday, February 26, 2018

Marr penën

Marr penën për të shkruar për dhimbjen që po mban kjo tokë,për gjakun që po mbushin detet dhe për lotët që po helmojnë lumenjtë.Po marr penën për të shkruar por ajo nuk bindet sepse dora dridhet,lotët bien mbi fletë e letra tretet nga zjarri i lotëve.
Marr penën për të shkruar,por për çfarë të shkruaj? A mund të hidhet në letër e gjithë ajo dhimbje,ajo shpresë e vrarë?
Pena nuk më bindet më,as letra nuk pranon asnjë gërmë sepse toka është bërë letër dhe gjaku është bërë bojë,raketat janë bërë lapsa e qielli është dëshmitar!
Pena nuk më bindet më.Poeti u vra! Toka u kthye në varr,njerëzimit  po i shkruhet poezia mbi këtë varr.