Distancohu nga këta lloj njerëzish :
Nga njerëzit që përcjellin energji negative,
Nga ata që vetëm marrin pa dhënë,
Nga ata që flasin me mendjemadhësi dhe dëgjojnë me ironi,
Nga ata që të kujtojnë vetëm për interesat e tyre,
Nga ata që të armiqësojnë për interesat e tua,
Nga ata që shesin parimet për pozitë,
Nga ata që pasurohen duke varfëruar virtytet,
Nga ata që kanë flamurë për çdo situatë,
Nga ata që kanë fytyra për çdo njeri që takojnë,
Nga ata që bëjnë "shokë" sipas pozitës që kanë,
Nga ata që e përdorin pasurinë për t'u afruar më shumë me shtresat e pasura,
Nga ata që nevojtarit nuk i hedhin sytë,
Nga ata që e vlerësojnë njeriun nga ajo që posedon,
Nga ata që janë të gatshëm të gjykojnë dikë dhe nga ata që të luftojnë nëse i gjykon!
Saturday, March 31, 2018
Distancohu nga këta tipa
Gjëja më e rrallë në këtë kohë është të gjesh një mendje kritike,një zemër bujare,një shpirt të mëshirshëm,një personalitet të denjë,një jetë që të jetë shembull dhe një njeri që të meritojë emrin njeri!
Gjëja më e rrallë në këtë kohë është të gjesh një mendje kritike,një zemër bujare,një shpirt të mëshirshëm,një personalitet të denjë,një jetë që të jetë shembull dhe një njeri që të meritojë emrin njeri!
Friday, March 30, 2018
Kur je i varfër dyshojnë në dashurinë tuaj. Kur je i pasur dyshon në dashurinë e tyre.
Kur je i varfër dyshojnë në dashurinë tuaj.
Kur je i pasur dyshon në dashurinë e tyre.
Edhe pse jam kundërshtari yt,do të t'a mbroj të drejtën tënde për lirinë e fjalës! Por nëse liria jote e cënon të drejtën time, atëherë kufiri i të drejtës tënde përfundon.
Edhe pse jam kundërshtari yt,do të t'a mbroj të drejtën tënde për lirinë e fjalës!
Por nëse liria jote e cënon të drejtën time, atëherë kufiri i të drejtës tënde përfundon.
Nëse të kundërshtoj për diçka,kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ty. Nëse të respektoj,kjo nuk do të thotë se do pranoj çdo gjë që ti thua. E vërteta për mua është më e rëndësishme sesa njeriu!
Nëse të kundërshtoj për diçka,kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ty.
Nëse të respektoj,kjo nuk do të thotë se do pranoj çdo gjë që ti thua.
E vërteta për mua është më e rëndësishme sesa njeriu!
Wednesday, March 28, 2018
Bëhu i pasur duke njohur veten
Qetësia nuk kërkohet sepse ajo është brenda nesh.Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos e humbim qetësinë në mes zhumave.
Paqja nuk kërkohet,ajo ka lindur bashkë me njeriun,ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos shesim paqen për një jetë më të shtrenjtë.
Disa gjëra ne i kemi në vete por i humbasim duke i kërkuar sepse nuk e dimë që i kemi.
Prandaj njiheni veten për të qenë të pasur!
Tuesday, March 27, 2018
Njerëzit janë 5 lloje përsa i përket problemeve :
Ata që mposhten nga problemet
Ata që përballojnë problemet
Ata që zgjidhin problemet
Ata që të nxitin problemet
Ata që janë problematikë
Duhet të bëni një dallim të madh midis asaj që dëshironi të lexoni dhe as që duhet të lexoni. E para është ushqim për egon,e dyta është ushqim për unin. E para është thjesht çështje shijeje,e dyta është çështje domosdoshmërie.
Duhet të bëni një dallim të madh midis asaj që dëshironi të lexoni dhe as që duhet të lexoni.
E para është ushqim për egon,e dyta është ushqim për unin.
E para është thjesht çështje shijeje,e dyta është çështje domosdoshmërie.
Dhimbja e madhe ka lotë në fshehtësi. Dhimbja e vogël ka ulërima në publik.
Dhimbja e madhe ka lotë në fshehtësi.
Dhimbja e vogël ka ulërima në publik.
Çdo fjalë që shprehet pa ndjenjë është e thatë. Çdo ndjenjë që nuk shprehet është e dhimbshme.
Çdo fjalë që shprehet pa ndjenjë është e thatë.
Çdo ndjenjë që nuk shprehet është e dhimbshme.
Monday, March 26, 2018
Për të kuptuar sesi funksionon bota,mësoni disa parime që kanë programuesit e ngjarjeve botërore :
Përça e sundo
Shkatërro pastaj ndërto
Hap pas hapi
Ecim në gjurmë të njëjta por me këmisha të ndryshme.
Shpik një sëmundje dhe mbaji nën kontroll me ilaçe.
Bukë dhe cirk
Pakëso burimet natyrore dhe shto burimet njerëzore.
Pakëso tregtinë dhe shto kamatën.
Mos e mbysni dashurinë duke i shtrënguar litarin e kohës. Dashuria ka nevojë të jetë vetvetja.
Mos e mbysni dashurinë duke i shtrënguar litarin e kohës.
Dashuria ka nevojë të jetë vetvetja.
Mos humbi kohë
Mos humbni kohë
prej momenteve tuaja,
mos i jepni të pamundurën
e një horizonti "ëndërr,"
mos udhëtoni në fantazitë tuaja
duke menduar për kthimin,
mos u pajtoni me dritën e turbullt të jetës
sepse ju ndalojnë të shikoni më tej
përtej asaj që shohim,
mos e shpërbleni heshtjen tuaj
i cili nuk di të dëgjojë
dëshirat tuaja,
mos dilni nga rruga
që nuk mbart
për askund.
Friday, March 23, 2018
Të shkuarën harro
Si pasqyrë është shkëlqimi yt,
, reflektimi i saj në zemër depërton...
diell i fytyrës ka një nur,që nuk mundem t'i rezistoj.
Dorën tënde marr lehtë,e prek me mall të pashuar,
e puth, përqafoj plot dashuri...se jeta ime s'ka kuptim pa ty.
Ëmbëlsisht me zë si flladi të pëshpëris në veshë,me mua të vish kudo...
Zemrën ta dorëzosh tek unë,
të shkuarën,thjesht,bashkë me mua,harro!
Kur bota të marrë flakë...
kur bota flakë të marrë,
kur sytë të qajnë me gjak,
kur shpirtat të lodhen nga frika,
kur lumenjtë të nxjerrin sekretet,
kur shiu të fshijë lotët,
kur njerëzit të zbulojnë veten,
kur dashuria të kërkojë dy njerëz,
atëherë do ngrihemi ne të dy dhe do i japim jetë botës, njerëzimit,lumenjve...me dashurinë tonë të denjë për të marrë historinë e ringjalljes së një dashurie që bota nuk e ka parë kurrë.
Thursday, March 22, 2018
Asnjëherë dashuria nuk mund të shprehet plotësisht me fjalë,prandaj,për ta dëshmuar plotësisht një dashuri,janë të nevojshme dhe dy elementë të tjerë të cilat janë : veprat e bukura dhe heshtja e sigurt!
Asnjëherë dashuria nuk mund të shprehet plotësisht me fjalë,prandaj,për ta dëshmuar plotësisht një dashuri,janë të nevojshme dhe dy elementë të tjerë të cilat janë : veprat e bukura dhe heshtja e sigurt!
Monday, March 19, 2018
Mjetet e lehtësimit
Përveç një numri të vogël që kontrollon botën,të gjithë ne jemi bërë skllevër me dëshirë sepse kemi pranuar të jetojmë sipas jetës që na kanë programuar ta bëjmë.Ne nuk mund të shpëtojmë dot nga këto zinxhirë të skllavërisë të cilat quhen nga ne " mjete lehtësimi ".
Këto lloj mjetesh të cilat janë bërë mjet jetese për ne na kanë prangosur në mënyrë të pavetëdijshme por me kalimin e kohës e kemi kuptuar që jemi skllevër.
Marrim një shembull : Një vend me popullsi 1 milion banorë deri me dje udhëtonin me tren dhe urban.Nuk kishte shumë qarkullim makinash.Mund të ketë pak vështirësi duke udhëtuar me këto mjete.Por,sot duke u dhënë secilit nga një makinë me idenë e lehtësimit,janë shtuar aksidentet, ambientit është ndotur,shpenzimet kapitale janë më të mëdha për këto mjete sesa për familjen.
Nga të gjitha këto pasoja,mjeti i lehtësimit ka shtuar vdekjet,ka sëmurë njerëzit nga ndotja e ambientit,paratë ikin për ndotjen dhe aksidentet,nuk shkojnë për detyrimet familjare.
Pra,kush përfiton nga këto pasoja?
Të jesh i sigurt që këto janë të llogaritura nga ata që shpikin "mjetet e lehtësimit" dhe nga ata që shpikin sëmundjet dhe ilaçet!
Pra,po bëhet një biznes me jetën tonë duke mos mundur dot të shpëtosh nga këto mjete!
Një tjetër shëmbull është bidoni plastik që përdor për të pirë ujë!
Ne e dime që plastika është kanceroze,por përsëri e përdorim si mjet lehtësimi të çastit.
Një tjetër shembull është ushqimi i gatshëm fast food.
Mungesa e kohës apo paaftësia për gatime tradicionale në shtëpi të përplas në këto fast food-e!
Ka shumë e shumë shembuj,por mjafon me kaq sepse ideja u kuptua!
Diploma
Diploma apo aftësitë duhet të shihen për një vend pune?
Të gjithë ne e dimë se sot ka njerëz të cilët janë diplomuar dhe me këtë diplomë janë futur në punë!Mjafton një dipmomë, qoftë dhe një e blerë!
Mjafton që ke një diplomë dhe merr guximin për të kërkuar punë.Pak rëndësi ka nëse ke apo jo aftësi dhe arsimim sepse të fut partia ose miku në punë.
E për çfarë duhen aftësitë nëse të mban në punë partia?
Pak rëndësi ka nëse nuk e bën dot punën apo nëse korruptohesh.
Sepse në punë nuk qëndron me aftësi dhe meritë,jo! Bindu për këtë.
Sot je në punë me parti,nesër ndoshta nuk do jesh sepse do futet dikush tjetër në punë me partinë që do jetë në pushtet!
Po aftësitë dhe arsimimi?
Eh!
Të gjithë e dimë se ka njerëz të arsimuar dhe të aftë por nuk kanë marrë dot një diplomë për shumë arsye të cilat dihen!
Kur ti kërkon një punë nuk të pyesin nëse je i aftë por nëse ke një copë letër e cila quhet diplomë dhe me cilën parti je!!
Dhe nëse del dikush që kërkon dikë me aftësi, atëherë të vjen tjetri dhe të hedh në surrat diplomën duke u krekosur me gjoksin para dhe me kokën bosh.
Guxo t'a kundërshtosh po t'a mbajti.
Menjëherë të merr në telefon partia duke të bërë presion se do pushohesh nga puna!
S'ke ç'i bën,hidhu përpjet! Do mbrosh punën tënde se përndryshe t'a zuri kokëboshi vendin tënd!
Sot diploma është kthyer në një fatkeqësi e madhe për të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit!
Nëse do vazhdojmë t'i kushtojmë rëndësi diplomës,jo aftësive, atëherë mjerë për ne ku do përfundojmë!
Sunday, March 18, 2018
Në vetmi njeriu është vetvetja,në shoqëri tjetërsohet. Nëse doni të njihni dikë,shiheni se çfarë bën kur nuk e sheh njeri. Nëse doni të doni sesi dëshiron të jetë,shiheni sesi tjetërsohet në shoqëri.
Në vetmi njeriu është vetvetja,në shoqëri tjetërsohet.
Nëse doni të njihni dikë,shiheni se çfarë bën kur nuk e sheh njeri.
Nëse doni të doni sesi dëshiron të jetë,shiheni sesi tjetërsohet në shoqëri.
Saturday, March 17, 2018
Sa shumë kemi ndryshuar
Sa shumë që kemi ndryshuar!
Nëse dje lodheshim në jetën reale,sot lodhemi në jetën virtuale.
Nëse dje na zënin duart kallo nga puna,sot na zënë gishtat kallo nga celulari.
Nëse dje sytë na lotonin duke lexuar çdo natë nga një libër,sot na lotojnë sytë duke lexuar budallallëqe dhe duke u marrë me njërin e tjetrin ditë e natë me fb.
Nëse dje na dhimbnin muskujt nga lojrat sportive të ndryshme,sot ankohemi për muskujt e qafës dhe mesit nga lojrat e internetit.
Nëse dje mblidhesh e gjithë miqësia duke u argëtuar në ndonjë vend,sot mblidhemi nga e gjithë bota në fb.
Nëse dje shkonim për këshilla mjekësore në spital,sot të japin këshilla falas të gjithë në fb.
Nëse dje shkoje të blije një libër me kilometra larg,sot i lexon të gjithë sikur të jenë shkrimtarë.
Friday, March 16, 2018
Nëse martohemi
Nëse martohemi, thjesht relaksohuni. Ju nuk keni nevojë të jeni të trembur. Nuk ka nevojë për t'a lustruar fytyrën në një mënyrë të tillë. Për çfarë? Në fund të fundit, me ujin e adhurimit në çdo kohë, gjithmonë do të jeni e bukur.
,
Ju gjithashtu nuk keni nevojë të shqetësoheni për formën e barkut. Ushqehu sa të duash,e shëndoshë apo e dobët nuk ka asnjë problem. Sepse unë e di, në barkun tënd, ka një bark që do të lindë bijtë e mi.
,
Nëse martohemi, thjesht relaksohuni. Nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk mund të gatuani. Pas të gjithave, ju jeni një grua për burrin, jo një kuzhiniere. Po, apo jo? Ne do të gatuajmë së bashku ...
,
Dhe kur kuzhina është shërbyer, ne shikojmë njëri-tjetrin, me buzëqeshje, pastaj qeshim me ushqimin si ajo rezulton, ushqimi ynë është i kripur. Hehe.
,
Nëse martohemi, thjesht relaksohuni. Nuk ka nevojë të hezitoni, nëse nuk mund të kujdeseni për shtëpinë. Pas të gjitha, ju jeni e martuar si një grua, jo një shërbëtore ...
,
Herët në mëngjes para se të shkoj për punë, ne do ta vendosim gati çdo gjë së bashku. Ndoshta ju jeni ajo që u përfshi me dashuri dhe unë nuk do lodhem në punë për shkak të dashurisë tënde . Pajtohesh, apo jo?
,
Nëse martohemi, thjesht relaksohuni. Nuk ka nevojë t'i frikësoheni fjalëve të njerëzve se të qenit grua e jetës do të jetë e mërzitshme. Nuk është. Ti nuk je roje sigurie në shtëpinë time, ti jeton në zemrën time ....
,
Pra, në kohën time të lirë unë shpesh do t'ju nxjerr jashtë për një shëtitje. Hipur në kal, ose nëse të hahet në rrugë,do jemi të lirë të ndalojmë kudo. Ah, ne do të kemi muajin e mjaltit çdo ditë, në mënyrën tonë.
,
Nëse ti je gruaja ime, thjesht relaksohuni. Sepse lidhja jonë është një virtyt. Bashkëpunimi ynë do të shpërblehet, gjithashtu në çdo kontakt eliminohen mëkatet. A nuk e sheh se qielli paraqitet në tokë ?
,
Por ju jeni shoqëruesja ime e shpirtit, mos shkoni kudo, po. Ji e durueshme me vetminë tënde.
,
Unë jam gati, këtu. Së shpejti do të vij me një dhuratë devotshmërie. Do trokas në derën tuaj. Të njihem me familjen tuaj. Pastaj më lëkundni me pritjen tuaj. Me dyshim dhe dashuri.
,
Pra, për ju, a do të jeni të duruar duke pritur për mua? :)
Thursday, March 15, 2018
Çfarë, si,pse!
Sot,më shumë se kurrë duhet menduar për "çfarë" por për mënyrën "si" duhet menduar dhe "pse" duhet të mendohet në këtë mënyrë e jo në atë mënyrë!
Materiali "çfarë" është diçka që që secili e merr sipas interesave të tij, prandaj secili mendon vetëm për interesat e tij pa e vrarë mendjen për tjetrin.
"Si" duhet menduar rreth këtij materiali është ajo që na bashkon në një qëllim të përbashkët e cila është mirësia dhe dobia.
"Pse" duhet menduar në këtë mënyrë është ajo që tregon qëllimin e përbashkët drejt së mirës së përgjithshme.
Kjo lloj filozofie duhet të praktikohet si nga individët,grupet shoqërore dhe po ashtu dhe familjet.
Wednesday, March 14, 2018
Çfarë është shkencë
Çfarë është shkencë?
Shkencë është një zbulim,një fakt i vërtetuar nga dikush kompetent.
Por nëse një shkencëtar jep një mendim personal,kjo nuk do të thotë se është shkencë sepse një mendim personal është diçka që nuk është vërtetuar.
Prandaj kujdes kur merr për referencë një shkencëtar,bëj dallim midis mendimit dhe zbulimit.
S'ka njeri të përshtatshëm
Jeta më ka mësuar se nuk duhet kërkuar njeriu i përshtatshëm për të kaluar jetën sepse nuk ekziston, por duhet të kërkuar njeriu që arrini të dy të përshtatni njeri tjetrin.
Nëse dikë e dashuron por sheh se nuk është i përshtatshëm për ty, atëherë mos u tremb sepse dashuria është elementi që ju bën të mundur të jetoni me njeri tjetrin në mënyrë të përshtatshme.Dashuria ka sinqeritet, sinqeriteti sjell respektin,respekti nxit për mëshirë,mëshira sjell mirëkuptimin.
Ky është rrethi që çdo lidhje e kthen në një lidhje ideale.
Prandaj mos kërkoni dikë të përshtatshëm por bëjeni lidhjen tuaj të përshtatshëm me këto elementë.
Sa më i fortë bëhesh, aq më shumë shtohet armiqësia e armiqve. Sa më i dobët dukesh,aq më shumë "keqardhje" do shfaqin "miqtë"!
Sa më i fortë bëhesh, aq më shumë shtohet armiqësia e armiqve.
Sa më i dobët dukesh,aq më shumë "keqardhje" do shfaqin "miqtë"!
Dyshimet në shkencë zhvillojnë botën. Dyshimet në dashuri shkatërrojnë njerëzimin. Dyshimet në vetvete dëmtojnë personalitin.
Dyshimet në shkencë zhvillojnë botën.
Dyshimet në dashuri shkatërrojnë njerëzimin.
Dyshimet në vetvete dëmtojnë personalitin.
Një mendje e kufizuar nuk është e aftë për diçka më të madhe se ajo.
Për të kuptuar jetën e një individi duhet të njohësh përvojën dhe këndvështrimin e tij për jetën.
Për të kuptuar botën dhe njerëzimin,nuk mjafton të dish idetë,njohuritë dhe zbulimet njerëzore sepse mendja njerëzore është e kufizuar për të kuptuar diçka që është më e madhe se mendja e tij.
Duke qenë se mendja e njeriut pranon si bindje vetëm atë që kupton mendja e tij, atëherë nuk duhet të mbështetet vetëm në mendjen e tij për të hedhur poshtë diçka që është jashtë kufizimit të mendjes së tij.
Është mungesë llogjike të hedhësh poshtë një ide vetëm se mendja jote nuk e kap,por është naivitet të pranosh një ide si të saktë vetëm se mendja jote e kap.
Monday, March 12, 2018
Pjekuria
Është mendjelehtësi të dëshirosh që të mos përjetosh emocione negative,qoftë edhe nga njerëzit e tu të dashur.
Pjekuri është të pranosh se jeta i ka të gjitha sprovat dhe se askush nuk mund të shpëtojë nga sprovat.
Pjekuri është të pranosh që ti do kalosh gjithçka në jetë dhe të jesh gati për këto gjëra.
Pjekuri është të pranosh se nuk ka lumturi në këtë botë por pika lumturie të cilat varen vetëm nga ty.
Pjekuri është që të mendosh zgjidhjen pasi je sprovuar me një problem,jo të ankohesh për problemin.
Pjekuri është të bashkëpunosh me atë që do për të bashkëjetuar me çdo vendim të jetës.
Pjekuri është të bashkëjetosh me tjetrin,jo thjesht të jetosh me tjetrin.
Pjekuri është të japësh pozitivitet kur tjetri ndihet i demoralizuar edhe pse nuk sheh një zgjidhje për të.
Pjekuri është të qash dhe të qeshësh bashkë me tjetrin pa e lënë vetëm edhe pse ti ske arsye të qash apo të qeshësh.
Pjekuri është të kërkosh falje edhe kur nuk gabon për të qetësuar situatën me atë që do.
Pjekuri është të mos qëndrosh në vetmi për një gabim që bën i/e dashuri/a por të gjeni një mënyrë për të mirëkuptuar njeri-tjetrin.
Pjekuri është të kujtoni gjithnjë arsyen pse jeni bashkë,jo të kapeni pas shkaqeve që rrezikojnë bashkëjetesën.
Pjekuri është të dashuroni me arsye dhe të arsyetoni me dashuri...
Friday, March 9, 2018
Shpirti ka nevojë për dritën e dashurisë dhe shpresës sepse Ai që t'a dhuroi ka dashur që mos të jetosh në errësirën e urrejtjes dhe pesimizmit.
Shpirti ka nevojë për dritën e dashurisë dhe shpresës sepse Ai që t'a dhuroi ka dashur që mos të jetosh në errësirën e urrejtjes dhe pesimizmit.
Thursday, March 8, 2018
Jo çdo gjë që nuk ju pëlqen është e gabuar apo e padrejtë. Jo çdo gjë që ju pëlqen është e drejtë apo e vërtetë. Bindjet nuk varen nga shijet por nga vërtetësia! E vërteta nuk është një bindje personale por një rrugë që ti duhet ta ndjekësh, pavarësisht se kush është në atë rrugë.Por nuk mund t'a mohosh një të vërtetë vetëm se urren dikë që ecën në këtë rrugë! E vërteta është e pastër nga paragjykimi, ndërsa bindja duhet të ruhet nga paragjykimi!
Jo çdo gjë që nuk ju pëlqen është e gabuar apo e padrejtë.
Jo çdo gjë që ju pëlqen është e drejtë apo e vërtetë.
Bindjet nuk varen nga shijet por nga vërtetësia!
E vërteta nuk është një bindje personale por një rrugë që ti duhet ta ndjekësh, pavarësisht se kush është në atë rrugë.Por nuk mund t'a mohosh një të vërtetë vetëm se urren dikë që ecën në këtë rrugë!
E vërteta është e pastër nga paragjykimi, ndërsa bindja duhet të ruhet nga paragjykimi!
Tuesday, March 6, 2018
Sinqeriteti të zbukuron me turp. Mashtrimi të shëmton me hipokrizi!
Sinqeriteti të zbukuron me turp.
Mashtrimi të shëmton me hipokrizi!
Sunday, March 4, 2018
Egoja sjell dyshim
Egoja sjell dyshim.
Dashuria nuk i bindet dyshimit.
Xhelozia më shumë është egoizëm sesa dashuri!
Prandaj xhelozia sheh vetëm dyshimet,ndërsa dashuria sheh vetëm bukurinë!
Saturday, March 3, 2018
Media
Media është më e rrezikshme sesa një bombë bërthamore!
Nëse një bombë vret mijra njerëz,media vret miliarda.
Nëse një bombë shkatërron një vend,media shkatërron një botë!
Nëse deri dje media ishte një mjet njoftimi,sot është një mjet propagande!
Nëse një njeri bën një krim,ai arrestohet.
Nëse një ushtri bën luftë,merr medalje.
Por nëse një media bën kërdinë duke bombarduar mendjet tona, çfarë masash duhet marrë ndaj saj?!
Thursday, March 1, 2018
Një femër e tillë t'a ka me hile.
Ajo që kur i vendos dorën në sup për t'a përkëdhelur,të ankohet duke shprehur bezdi.
Nëse i'a heq dorën,ajo dyshon se mos nuk e do dhe ankohet për indiferencën duke nënkuptuar se mos ke dikë tjetër.
Kur vonon nga puna,të ankohet se mos ishe me shoqërinë apo me dikë.
Kur vjen shpejt nga puna, ajo ankohet se qenke dembel.
Kur nuk ke oreks për të ngrënë,ajo ankohet se ke ngrënë me ndonjë femër.
Kur ke oreks,ajo ankohet se nuk e vlerëson mundin e saj.
Kur do që të flesh nga lodhja,ajo ankohet se ti nuk ja var.
Kur ti interesohesh për të,ajo ankohet se qenka e lodhur nga punët e shtëpisë.
Etj
Etj
Etj...