Monday, March 12, 2018

Pjekuria

Është mendjelehtësi të dëshirosh që të mos përjetosh emocione negative,qoftë edhe nga njerëzit e tu të dashur.
Pjekuri është të pranosh se jeta i ka të gjitha sprovat dhe se askush nuk mund të shpëtojë nga sprovat.
Pjekuri është të pranosh që ti do kalosh gjithçka në jetë dhe të jesh gati për këto gjëra.
Pjekuri është të pranosh se nuk ka lumturi në këtë botë por pika lumturie të cilat varen vetëm nga ty.
Pjekuri është që të mendosh zgjidhjen pasi je sprovuar me një problem,jo të ankohesh për problemin.
Pjekuri është të bashkëpunosh me atë që do për të bashkëjetuar me çdo vendim të jetës.
Pjekuri është të bashkëjetosh me tjetrin,jo thjesht të jetosh me tjetrin.
Pjekuri është të japësh pozitivitet kur tjetri ndihet i demoralizuar edhe pse nuk sheh një zgjidhje për të.
Pjekuri është të qash dhe të qeshësh bashkë me tjetrin pa e lënë vetëm edhe pse ti ske arsye të qash apo të qeshësh.
Pjekuri është të kërkosh falje edhe kur nuk gabon për të qetësuar situatën me atë që do.
Pjekuri është të mos qëndrosh në vetmi për një gabim që bën i/e dashuri/a por të gjeni një mënyrë për të mirëkuptuar njeri-tjetrin.
Pjekuri është të kujtoni gjithnjë arsyen pse jeni bashkë,jo të kapeni pas shkaqeve që rrezikojnë bashkëjetesën.
Pjekuri është të dashuroni me arsye dhe të arsyetoni me dashuri...