Saturday, March 17, 2018

Sa shumë kemi ndryshuar

Sa shumë që kemi ndryshuar!

Nëse dje lodheshim në jetën reale,sot lodhemi në jetën virtuale.
Nëse dje na zënin duart kallo nga puna,sot na zënë gishtat kallo nga celulari.
Nëse dje sytë na lotonin duke lexuar çdo natë nga një libër,sot na lotojnë sytë duke lexuar budallallëqe dhe duke u marrë me njërin e tjetrin ditë e natë me fb.
Nëse dje na dhimbnin muskujt nga lojrat sportive të ndryshme,sot ankohemi për muskujt e qafës dhe mesit nga lojrat e internetit.
Nëse dje mblidhesh e gjithë miqësia  duke u argëtuar në ndonjë vend,sot mblidhemi nga e gjithë bota në fb.
Nëse dje shkonim për këshilla mjekësore në spital,sot të japin këshilla falas të gjithë në fb.
Nëse dje shkoje të blije një libër me kilometra larg,sot i lexon të gjithë sikur të jenë shkrimtarë.