Wednesday, March 14, 2018

Një mendje e kufizuar nuk është e aftë për diçka më të madhe se ajo.

Për të kuptuar jetën e një individi duhet të njohësh përvojën dhe këndvështrimin e tij për jetën.
Për të kuptuar botën dhe njerëzimin,nuk mjafton të dish idetë,njohuritë dhe zbulimet njerëzore sepse mendja njerëzore është e kufizuar për të kuptuar diçka që është më e madhe se mendja e tij.
Duke qenë se mendja e njeriut pranon si bindje vetëm atë që kupton mendja e tij, atëherë nuk duhet të mbështetet vetëm në mendjen e tij për të hedhur poshtë diçka që është jashtë kufizimit të mendjes së tij.
Është mungesë llogjike të hedhësh poshtë një ide vetëm se mendja jote nuk e kap,por është naivitet të pranosh një ide si të saktë vetëm se mendja jote e kap.