Përveç një numri të vogël që kontrollon botën,të gjithë ne jemi bërë skllevër me dëshirë sepse kemi pranuar të jetojmë sipas jetës që na kanë programuar ta bëjmë.Ne nuk mund të shpëtojmë dot nga këto zinxhirë të skllavërisë të cilat quhen nga ne " mjete lehtësimi ".
Këto lloj mjetesh të cilat janë bërë mjet jetese për ne na kanë prangosur në mënyrë të pavetëdijshme por me kalimin e kohës e kemi kuptuar që jemi skllevër.
Marrim një shembull : Një vend me popullsi 1 milion banorë deri me dje udhëtonin me tren dhe urban.Nuk kishte shumë qarkullim makinash.Mund të ketë pak vështirësi duke udhëtuar me këto mjete.Por,sot duke u dhënë secilit nga një makinë me idenë e lehtësimit,janë shtuar aksidentet, ambientit është ndotur,shpenzimet kapitale janë më të mëdha për këto mjete sesa për familjen.
Nga të gjitha këto pasoja,mjeti i lehtësimit ka shtuar vdekjet,ka sëmurë njerëzit nga ndotja e ambientit,paratë ikin për ndotjen dhe aksidentet,nuk shkojnë për detyrimet familjare.
Pra,kush përfiton nga këto pasoja?
Të jesh i sigurt që këto janë të llogaritura nga ata që shpikin "mjetet e lehtësimit" dhe nga ata që shpikin sëmundjet dhe ilaçet!
Pra,po bëhet një biznes me jetën tonë duke mos mundur dot të shpëtosh nga këto mjete!
Një tjetër shëmbull është bidoni plastik që përdor për të pirë ujë!
Ne e dime që plastika është kanceroze,por përsëri e përdorim si mjet lehtësimi të çastit.
Një tjetër shembull është ushqimi i gatshëm fast food.
Mungesa e kohës apo paaftësia për gatime tradicionale në shtëpi të përplas në këto fast food-e!
Ka shumë e shumë shembuj,por mjafon me kaq sepse ideja u kuptua!