Friday, March 23, 2018

Kur bota të marrë flakë...

kur bota flakë të marrë,
kur sytë të qajnë me gjak,
kur shpirtat të lodhen nga frika,
kur lumenjtë të nxjerrin sekretet,
kur shiu të fshijë lotët,
kur njerëzit të zbulojnë veten,
kur dashuria të kërkojë dy njerëz,
atëherë do ngrihemi ne të dy dhe do i japim jetë botës, njerëzimit,lumenjve...me dashurinë tonë të denjë për të marrë historinë e ringjalljes së një dashurie që bota nuk e ka parë kurrë.