Diploma apo aftësitë duhet të shihen për një vend pune?
Të gjithë ne e dimë se sot ka njerëz të cilët janë diplomuar dhe me këtë diplomë janë futur në punë!Mjafton një dipmomë, qoftë dhe një e blerë!
Mjafton që ke një diplomë dhe merr guximin për të kërkuar punë.Pak rëndësi ka nëse ke apo jo aftësi dhe arsimim sepse të fut partia ose miku në punë.
E për çfarë duhen aftësitë nëse të mban në punë partia?
Pak rëndësi ka nëse nuk e bën dot punën apo nëse korruptohesh.
Sepse në punë nuk qëndron me aftësi dhe meritë,jo! Bindu për këtë.
Sot je në punë me parti,nesër ndoshta nuk do jesh sepse do futet dikush tjetër në punë me partinë që do jetë në pushtet!
Po aftësitë dhe arsimimi?
Eh!
Të gjithë e dimë se ka njerëz të arsimuar dhe të aftë por nuk kanë marrë dot një diplomë për shumë arsye të cilat dihen!
Kur ti kërkon një punë nuk të pyesin nëse je i aftë por nëse ke një copë letër e cila quhet diplomë dhe me cilën parti je!!
Dhe nëse del dikush që kërkon dikë me aftësi, atëherë të vjen tjetri dhe të hedh në surrat diplomën duke u krekosur me gjoksin para dhe me kokën bosh.
Guxo t'a kundërshtosh po t'a mbajti.
Menjëherë të merr në telefon partia duke të bërë presion se do pushohesh nga puna!
S'ke ç'i bën,hidhu përpjet! Do mbrosh punën tënde se përndryshe t'a zuri kokëboshi vendin tënd!
Sot diploma është kthyer në një fatkeqësi e madhe për të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit!
Nëse do vazhdojmë t'i kushtojmë rëndësi diplomës,jo aftësive, atëherë mjerë për ne ku do përfundojmë!