Saturday, March 31, 2018

Distancohu nga këta tipa

Distancohu nga këta lloj njerëzish :
Nga njerëzit që përcjellin energji negative,
Nga ata që vetëm marrin pa dhënë,
Nga ata që flasin me mendjemadhësi dhe dëgjojnë me ironi,
Nga ata që të kujtojnë vetëm për interesat e tyre,
Nga ata që të armiqësojnë për interesat e tua,
Nga ata që shesin parimet për pozitë,
Nga ata që pasurohen duke varfëruar virtytet,
Nga ata që kanë flamurë për çdo situatë,
Nga ata që kanë fytyra për çdo njeri që takojnë,
Nga ata që bëjnë "shokë" sipas pozitës që kanë,
Nga ata që e përdorin pasurinë për t'u afruar më shumë me shtresat e pasura,
Nga ata që nevojtarit nuk i hedhin sytë,
Nga ata që e vlerësojnë njeriun nga ajo që posedon,
Nga ata që janë të gatshëm të gjykojnë dikë dhe nga ata që të luftojnë nëse i gjykon!