Friday, August 30, 2019

Miza

Një mizë më vinte vërdallë te gishti i këmbës ngaqë kisha një plagë të vogël aty.
Sado që përpiqesha ta largoja,miza tregohej më kokëforte se unë duke marrë kënaqësi nga plaga ime.
Nuk e vrisja dot,kështu që e mbulova plagën e gishtit që miza të largohej.
A u largua thua?!
Jooo,ajo më keq më torturoi duke u hakmarrë me një inat të poshtër. Më vinte njëherë në sy,njëherë në vesh e njëherë në hundë.
Siç dukej,ajo donte të më tregonte që nëse unë nuk i jepja kënaqësi nga plaga ime,atëherë do më merrte kënaqësinë e gjumit me tortura.

Kështu janë dhe disa njerëz të cilët fitojnë kënaqësi,pasuri dhe pushtet duke shfrytëzuar plagët,dobësitë dhe paaftësitë e të tjerëve!
Nëse nuk u jep atë që duan,atëherë të marrin atë që ti ke !

Thursday, August 29, 2019

Intriga e një femre

Armiqësia,xhelozia dhe zilia që kanë gratë për njëra tjetrën është shumë herë më e madhe se dhuna që ushtron një mashkull ndaj femrës!

Gratë kanë patur ndikim më të fortë në ngjarjet e jetës së meshkujve gjatë luftrave që kanë ndodhur në histori. Ndikimi i femrave tek mashkulli ka qenë jo thjesht për të marrë pjesë në luftë por të ishin të pranishme me burrin që donin,të ishin në qendër të vëmendjes së tyre nga frika se mos liheshin mënjanë.

A keni parë ndonjë mashkull të hedhë poshtë një bebe të sapolindur?! Jo,vetëm femra e ka bërë këtë për arsye të turpit ndaj opinjonit, për arsye që të ruajë imazhin si një femër normale, për arsye se ka patur frikë se nuk do e ushqente dot me bukë...etj...!!!

Nga ana tjetër,ka femra që thurrin intriga për të ngelur shtatzënë me një mashkull që e pëlqejnë apo ngaqë është i pasur,për arsye që të ngecen në derën e tyre,pa marrë parasysh nëse ai mashkull është apo jo i martuar me dikë dhe ka fëmijë të tjerë.E rëndësishme për të është që ta ketë për vete,pak rëndësi ka që mund të bëhet shkak për prishjen e familjes së tij!

A keni parë ndonjë mashkull të bëjë magji një mashkulli tjetër që tja marrë femrën?!
Jo! Këtë gjë e bëjnë femrat. Harxhojnë para dhe bëjnë gjithçka që ta posedojnë një mashkull të cilin e kanë fiksim!

A e dini që një femër nuk e lë kurrë një mashkull para se të sigurohet se ka peshkuar një tjetër mashkull?!

A e dini se Napolon Bonaparti e bëri luftën ngaqë femra që donte i tha se nuk mund të martohet me një gjeneral pa i sjellë kurorën mbretërore të mbretëreshës së prusisë?!

Intriga e një femre është e barabartë me 10 meshkuj të fortë!

E nesërmja që u bë e djeshme

Tuesday, August 27, 2019

Një lutje e jotja në këtë botë

Rrugëve të ndryshme të jetës
Me lloj lloj njerëzish kam ecur
Si vetja asnjë nuk kam gjetur
Si vetja asnjë i besës.

Vetja ime nuk qenka më i mirë
Por tjetri në baltë ka për të lënë
Vetja kurrë nuk të lë në baltë
Kur të gjithë në baltë përfundojnë.

Mendo për çastin kur të gjithë të lënë
Në errësirën e varrit në vetmi plot frikë
Një lutje e jotja në këtë botë të ndyrë
Është drita e vetme për ty që ke ikë.

Niçe 4

Ajo që na shtyn ti shikojmë gjysmë me mosbesim, gjysmë me ironi të githë flozofët, nuk është fakti që pak nga pak zbulohet se sa
të pakët janë, se sa shpesh dhe me lehtësi mashtrohen dhe hutohen,shkurt kur shihet çiltërsia dhe infantilizmi i tyre, por fakti që nuk
janë mjaft të ndershëm: edhe po qe se të gjithë së bashku bëjnë një potere të madhe e të virtytshme sapo preket, qoftë edhe vetëm nga
larg, problemi i vërtetësisë. Të gjithë shtiren sikur kanë zbuluar dhe i kanë arritur mendimet e tyre përmes një zhvillimi të pavarur të nje
dialektike të ftohtë, të kulluar, jashtëzakonisht të palëkundshme (në ndryshim nga mistikët e çdo lloji që janë më të sinqertë se ata dhe me
të shushatur: ata në të vërtetë fasin për "frymëzim") ; ndërsa, në fund te fundit, një tezë e paragjykuar, një mendim, një "sugjestionim, per me tepér një dëshirë e fuqishme abstrakte dhe e ndërfutur, mbrohet nga ata me arsyetime të kërkuara a posteriori: të gjithë janë avokate
qe nuk duan ti quajnë kështu dhe, për më tepër, madje mbrojtes te shkathët të paragjykimeve të tyre që i pagëzojnë ato si "e vërteta" dhe shume larg nga guximi i vetëdijes që e pranon këtë, pikërisht këtë; shume larg nga shija e mirë e guximit që bën të kuptohet edhe kjo, qofte për të paralajmëruar një armik ose një mik, qoftë për mendjemadhësi dhe per t'u tallur me vetveten. Hipokrizia e ngurtë sa dhe e matur e
plakut Kant, me të cilën na josh në rrugët e tërthorta të dialektikës që na udheheqin, ose më mirë na mashtron drejt "imperativit të tij
kategorik", kjo shfaqje na bën të qeshim me ekzigjentët, ne që arrijmë një kënaqësi të vogël kur nuk ua ndajmë sytë dinakërive të holla të
moralistëve të vjetër dhe të predikuesve të moralit. Ose asaj loje fjalësh të llojit matematik me të cilën Spinoza mbulonte si me një mburojë bronzi dhe maskonte filozofinë e tij, me pak fjalë "dashurinë për urtësinë e vet", duke shtjelluar pa gabime dhe në mënyrë të hijshme,për të trembur që në fillim trimërinë e sulmuesit që guxoi të hidhte shikimin mbi atë virgjëreshë që nuk jepej, atë Paladë Athina; sa druajtje dhe dobësi zbulon kjo maskaradë e një të sëmuri të vetmuar!

Sa më shumë i njoh kafshët aq më pak i kuptoj njerëzit !

Sa më shumë i njoh kafshët aq më pak i kuptoj njerëzit !

Monday, August 26, 2019

Niçe 3

Pavërtetësia e një gjykimi nuk eshte ende për ne kundërshtim ndaj saj. Në këtë gjë gjuha jonë ndoshta tingëllon më me çudi. Problemi është
se në çfarë mase ky giykim vë në levizje dhe e ruan jetën, ruan llojin dhe ndoshta madje e zhvillon; ndërsa ne kryesisht synojmë të ngulim
këmbë që gjykimet më të gabuara (në të cilat bënë pjesë gjykimet e përmbledhura a priori ) janë per ne më të domosdoshmit, që qenia
njerëzore, pa lënë të ekzistojnë trillime logjike, pa e matur realitetin duke e afruar me sajimin e pastër të botës së nevojshme, të njëjtë me vetveten,pa një falsifikim të përhershmë të botës përmes numrit, nuk do të mund të jetonte, dhe se po të hiqte dorë nga gjykimet e gabuara, kjo do të ishte një heqje dorë nga jeta, një mohim i jetës. Të pranosh jo të vërtetën si
kusht për të jetuar do të thotë, natyrisht, ť'u kundërvihesh, në mënyrë të rrezikshme, ndjenjave të zakonshme me vlerë; dhe një filozofi që guxon ta bëjë këtë gjë, pra vetëm për këtë, zë vend përtej së mirës dhe së keqes.

Niçe 2

Pasi kam lexuar për një kohë mjaft të gjatë midis rreshtave të filozoteve dhe pa iu ndarë atyre, me vete them: midis veprimtarive të
instinktit ende duhet marrë parasysh pjesa më e madhe e mendimit të vetëdijshëm, edhe kur është fjala për mendimin filozofik. Këtu duhet
të ndryshohet mënyra e të menduarit ashtu si ka ndryshuar mënyra e të menduarit në lidhje me trashëgueshmërinë dhe me "bashkëlindjen"
Aq pak ka të bëjë akti i lindjes në gjithë procesin dhe zhvillimin e trashëgueshmërisë sa "qënia e vetëdijshme, në njëfarë kuptimi
vendimtar, nuk mund ti kundërvihet njeriut instinktiv: pjesa më e madhe e mendimeve të vetëdijshme të një filozofi janë të udhëhequra
në mënyrë të fshehtë nga instinktet e tij dhe të detyruara të ndjekin një rrugë të caktruar. Madje deri edhe prapa çdo arsyetimi dhe pavarësisë
së tij të jashtme të lëvizjes ka vlerësime të çmuara ose, për të folur qartë, ka kërkesa fiziologjike të prirura për ruajtjen e një mënyre të caktuar jete. Për shembull, kur e përcaktuara ka më shumë vlerë se e papërcaktuara, kur paraqitja ka më pak vlerë se "e vërteta': vlerësime të tilla, me gjithë rëndësinë e tyre rregulluese për ne, ka mundësi të jenë vetëm vlerësime të përcipta, një lloj tipi " të çmendur"  që mund të jetë pikërisht e nevojshme për ruajtjen e qenieve të tilla siç jemi ne. Në të vërtetë meqë nuk është aspak qenia njerëzore "masa e gjërave'"..

Niçe 1

"Si mund të nxirret diçka nga e kundërta e saj? Për shembull e vërteta nga gabimi? Ose deshira per te vertetën nga dëshira për gabim?
Ose veprimi i painteres nga perfitimi vetjak? Ose thjesht soditja e qartë e studimeve duke u nxitur nga interesi vetjak? Një shmangie e
tillë është e pamundur, kush e ëndërron këtë është i çmendur, madje edhe më keq. Gjërat me vlerë shumë të madhe duhet të kenë një tjetër
zanafillë të vetën : është e pamundur ta bësh të shmanget nga kjo botë kalimtare, joshëse, mashtruese, e pakuptim, nga ky pështjellim marrëzie dhe lakmie! Themeli i tyre për më tepër duhet të jetë në brendësi të qenies, në pavdekshmëri , në "Atë që është në vetvete", atje dhe në asnjë vend tjetër!" Kjo mënyrë të gjykuari përbën paragjykimin tipik nga i cili dallohen metafizikët e të gjitha kohërave, ky
lloj vlerësimi qëndron në sfondin e të gjitha zhvillimeve të tyre logjike, nga ky besim ata nisën për të gjetur "dijen" e tyre, për të gjetur
diçka që më në fund pagëzohet me emrin "'e vërteta". Burimi i thellë i metafizikëve është besimi në antitezë të vlerave. Edhe më të kujdesshmëve prej tyre, megjithëse mburren me dyshimin mbi çdo gjë , nuk u ka shkuar ndër mend të dyshojnë as tek në fillim, kurdo të ishte mëse nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Çështë e vërteta, mund të dyshohet, së pari, që në përgjithësi ekzistojnë antitezat dhe, së dyti,
që ato vlerësime dhe antiteza vlerash mbi të cilat meta vënë vulën e tyre a nuk janë veçse vlerësime të përcipta, perspektiva të përkohshme, ndoshta të para për më tepër nga njëri kënd, ndoshta nga poshtë lart, siç thuhet perspektiva të bretkosës, duke përdorur
një shprehje tipike të piktorëve? Me gjithë vlerën që mund ti jepet sënvertetës, të saktës, të paanës, ka mundësi që dukjes, dëshirës për tu mashtruar, interesit vetjak dhe lakmisë duhet, për çdo veprimtari, ti jepet një vlerë më e madhe dhe më themelore. Madje është e mundur që kjo përbën vlerën e atyre gjërave të mira dhe të nderuara, te qendrojë pikërisht në qënien e tyre në mënyrë tinëzare të lidhura, te
afërta, te mbërthyera, ndoshta edhe në qenien në thelb të njëjta me ato gjera te tmerrshme, të kundërta në dukje. Ndoshta! Po kush ka dëshire të merret me të tilla ndoshta të rrezikshme! Për këtë qëllim është e nevojshme të pritet arritja e një brezi të ri filozofësh, të cilët të kenë të tjera shije dhe prirje të kundèrta me ato që janë të pranishme deri sot, filozofe të dyshimit të rrezikshëm në çdo vështrim. Dhe për të folur
me gjithë seriozitetin : unë po shoh të lindin të tillë filozofë të rinj.

Niçe

Deshira për të vërtetën, që do të vazhdojë të na joshë me shumë rreziqe, ai shpirt i famshëm për të vërtetën, për të cilën të gjithë filozofet
kanë folur deri më sot me nderim, pra, kjo dëshirë për të vërtetën na ka shtruar pyetje të shumta! Pyetje të çuditshme, të tmerrshme,
të dyshimta!
Eshtë pra një histori e gjatë, megjithatë a nuk duket që sapo ka filluar? Çfarë mrekullie nëse më në fund do të bëheshim një herë e mirë mosbesues dhe do të humbisnim durimin duke u sjellë si të padurueshëm! Që edhe nga këndi ynë të mësonim nga ky Sfinks për të pyetur! Kush është ai që na pyet këtu? Çfarë është ajo që brenda nesh synon drejt së vërtetës?
Në të vërtetë ne jemi ndalur gjatë përpara
çështjes së shkakut të kësaj dëshire, derisa, më në fund kemi qëndruar tërësisht përpara një çështjeje tjetër. Kemi pyetur veten se cila është
vlera e kësaj dëshire. Meqenëse duam të vërtetën, përse më shumë jo të
vërtetën? Po pasigurinë? Madje edhe padijen? Na është shtruar përpara problemi i së vërtetës apo jemi ne që jemi vënë përpara problemit? Cili nga ne të dy është këtu Edipi? Cili është Sfinksi? Me sa duket pyetjet dhe pikëpyetjet u kanë lënë takim njëra-tjetrës.
Po a mund të besohet, në fund të fundit, që neve na është dukur se problemi nuk është shtruar kurrë më parë, sikur ne ta shikonim, pasi e vumë në shenjë, me guxim për herë të parë? Në të vërtetë ka rrezik për ta bërë këtë gjë dhe ndoshta nuk ka rrezik më të madh.

Zemrat që duan të ndihmojnë kanë sy për ta parë hallexhiun njësoj siç shohin hallet e tyre.

Zemrat që duan të ndihmojnë kanë sy për ta parë  hallexhiun njësoj siç shohin hallet e tyre.

Sunday, August 25, 2019

Thursday, August 22, 2019

Qeni dhe njeriu

Kur një qen sillet si njeri ( nga cilësitë ), kjo gjë ofendon me të drejtë njeriun.
Kur një njeri sillet si qen ( nga cilësitë), kjo gjë ofendon me të drejtë qenin.

Monday, August 12, 2019

Dashuria është melodi

Dashuria është melodia më e bukur që asnjë vesh nuk e dëgjon dot,asnjë sy nuk e sheh, asnjë hundë nuk e ndjen,asnjë dorë nuk e prek dhe asnjë këmbë nuk e arrin dot,përveç atij i cili është bërë i gjithi shpirt i asaj melodie,ai i cili është bërë njësh bashkë me natyrën e dashurisë e cila buron nga shpirti më i pastër!

Friday, August 9, 2019

Monday, August 5, 2019

Si mund të

E pranoj me kënaqësi drejtësinë e armikut .
Po si ta pranoj padrejtësinë e mikut ?
E justifikoj mashtrimin e tregtarit.
Po si ta justifikoj mashtrimin e një besimtarit?
Sharrjen e injorantit e toleroj .
Ofendimin e të diturit  si ta përballoj?
Gabimet e një prijësi janë të pranueshme.
Hipokrizia e tij a është e durueshme?!

Saturday, August 3, 2019

Pyetje që ndryshojnë konceptin për botën

Disa nga pyetjet që çdo njeri duhet tja shtrojë vetes dhe të përgjigjet me sinqeritet. Sepse përgjigjet që do të marrë do i ndryshojnë konceptin që ka për jetën dhe për veten !

"A ka ndonjë që nxjerr mësim ? ( Për ato që ndodhin dhe ato që kanë ndodhur )

E cilën të mirë të Zotit tuaj që ju ka dhuruar po e mohoni ? ( Për gjendjen e jetës suaj dhe gjendjen ku jetoni )

Kush jam,nga erdha,pse erdha dhe ku po shkoj?! ( Kuptimi i jetës dhe roli yt në këtë botë )

Çfarë po bëj,pse zgjodha ta bëj dhe çfarë gjurmësh do lë pas ? ( Kuptimi i përgjegjësisë )

Kur linda erdha lakuriq, kur të vdes nuk do marr asgjë me vete. Çfarë është pra e imja ? ( Kuptimi dhe vlerësimi i sendeve ) "

Friday, August 2, 2019

Të huaj

Si vallë u bëmë krejt të huaj
Vatrën e dashurisë e ftohëm
Zjarri mbeti dashuri e shkuar
Mbetëm dy sy harruar?

Thursday, August 1, 2019