Ajo që na shtyn ti shikojmë gjysmë me mosbesim, gjysmë me ironi të githë flozofët, nuk është fakti që pak nga pak zbulohet se sa
të pakët janë, se sa shpesh dhe me lehtësi mashtrohen dhe hutohen,shkurt kur shihet çiltërsia dhe infantilizmi i tyre, por fakti që nuk
janë mjaft të ndershëm: edhe po qe se të gjithë së bashku bëjnë një potere të madhe e të virtytshme sapo preket, qoftë edhe vetëm nga
larg, problemi i vërtetësisë. Të gjithë shtiren sikur kanë zbuluar dhe i kanë arritur mendimet e tyre përmes një zhvillimi të pavarur të nje
dialektike të ftohtë, të kulluar, jashtëzakonisht të palëkundshme (në ndryshim nga mistikët e çdo lloji që janë më të sinqertë se ata dhe me
të shushatur: ata në të vërtetë fasin për "frymëzim") ; ndërsa, në fund te fundit, një tezë e paragjykuar, një mendim, një "sugjestionim, per me tepér një dëshirë e fuqishme abstrakte dhe e ndërfutur, mbrohet nga ata me arsyetime të kërkuara a posteriori: të gjithë janë avokate
qe nuk duan ti quajnë kështu dhe, për më tepër, madje mbrojtes te shkathët të paragjykimeve të tyre që i pagëzojnë ato si "e vërteta" dhe shume larg nga guximi i vetëdijes që e pranon këtë, pikërisht këtë; shume larg nga shija e mirë e guximit që bën të kuptohet edhe kjo, qofte për të paralajmëruar një armik ose një mik, qoftë për mendjemadhësi dhe per t'u tallur me vetveten. Hipokrizia e ngurtë sa dhe e matur e
plakut Kant, me të cilën na josh në rrugët e tërthorta të dialektikës që na udheheqin, ose më mirë na mashtron drejt "imperativit të tij
kategorik", kjo shfaqje na bën të qeshim me ekzigjentët, ne që arrijmë një kënaqësi të vogël kur nuk ua ndajmë sytë dinakërive të holla të
moralistëve të vjetër dhe të predikuesve të moralit. Ose asaj loje fjalësh të llojit matematik me të cilën Spinoza mbulonte si me një mburojë bronzi dhe maskonte filozofinë e tij, me pak fjalë "dashurinë për urtësinë e vet", duke shtjelluar pa gabime dhe në mënyrë të hijshme,për të trembur që në fillim trimërinë e sulmuesit që guxoi të hidhte shikimin mbi atë virgjëreshë që nuk jepej, atë Paladë Athina; sa druajtje dhe dobësi zbulon kjo maskaradë e një të sëmuri të vetmuar!