Pasi kam lexuar për një kohë mjaft të gjatë midis rreshtave të filozoteve dhe pa iu ndarë atyre, me vete them: midis veprimtarive të
instinktit ende duhet marrë parasysh pjesa më e madhe e mendimit të vetëdijshëm, edhe kur është fjala për mendimin filozofik. Këtu duhet
të ndryshohet mënyra e të menduarit ashtu si ka ndryshuar mënyra e të menduarit në lidhje me trashëgueshmërinë dhe me "bashkëlindjen"
Aq pak ka të bëjë akti i lindjes në gjithë procesin dhe zhvillimin e trashëgueshmërisë sa "qënia e vetëdijshme, në njëfarë kuptimi
vendimtar, nuk mund ti kundërvihet njeriut instinktiv: pjesa më e madhe e mendimeve të vetëdijshme të një filozofi janë të udhëhequra
në mënyrë të fshehtë nga instinktet e tij dhe të detyruara të ndjekin një rrugë të caktruar. Madje deri edhe prapa çdo arsyetimi dhe pavarësisë
së tij të jashtme të lëvizjes ka vlerësime të çmuara ose, për të folur qartë, ka kërkesa fiziologjike të prirura për ruajtjen e një mënyre të caktuar jete. Për shembull, kur e përcaktuara ka më shumë vlerë se e papërcaktuara, kur paraqitja ka më pak vlerë se "e vërteta': vlerësime të tilla, me gjithë rëndësinë e tyre rregulluese për ne, ka mundësi të jenë vetëm vlerësime të përcipta, një lloj tipi " të çmendur" që mund të jetë pikërisht e nevojshme për ruajtjen e qenieve të tilla siç jemi ne. Në të vërtetë meqë nuk është aspak qenia njerëzore "masa e gjërave'"..