Monday, August 26, 2019

Niçe 1

"Si mund të nxirret diçka nga e kundërta e saj? Për shembull e vërteta nga gabimi? Ose deshira per te vertetën nga dëshira për gabim?
Ose veprimi i painteres nga perfitimi vetjak? Ose thjesht soditja e qartë e studimeve duke u nxitur nga interesi vetjak? Një shmangie e
tillë është e pamundur, kush e ëndërron këtë është i çmendur, madje edhe më keq. Gjërat me vlerë shumë të madhe duhet të kenë një tjetër
zanafillë të vetën : është e pamundur ta bësh të shmanget nga kjo botë kalimtare, joshëse, mashtruese, e pakuptim, nga ky pështjellim marrëzie dhe lakmie! Themeli i tyre për më tepër duhet të jetë në brendësi të qenies, në pavdekshmëri , në "Atë që është në vetvete", atje dhe në asnjë vend tjetër!" Kjo mënyrë të gjykuari përbën paragjykimin tipik nga i cili dallohen metafizikët e të gjitha kohërave, ky
lloj vlerësimi qëndron në sfondin e të gjitha zhvillimeve të tyre logjike, nga ky besim ata nisën për të gjetur "dijen" e tyre, për të gjetur
diçka që më në fund pagëzohet me emrin "'e vërteta". Burimi i thellë i metafizikëve është besimi në antitezë të vlerave. Edhe më të kujdesshmëve prej tyre, megjithëse mburren me dyshimin mbi çdo gjë , nuk u ka shkuar ndër mend të dyshojnë as tek në fillim, kurdo të ishte mëse nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Çështë e vërteta, mund të dyshohet, së pari, që në përgjithësi ekzistojnë antitezat dhe, së dyti,
që ato vlerësime dhe antiteza vlerash mbi të cilat meta vënë vulën e tyre a nuk janë veçse vlerësime të përcipta, perspektiva të përkohshme, ndoshta të para për më tepër nga njëri kënd, ndoshta nga poshtë lart, siç thuhet perspektiva të bretkosës, duke përdorur
një shprehje tipike të piktorëve? Me gjithë vlerën që mund ti jepet sënvertetës, të saktës, të paanës, ka mundësi që dukjes, dëshirës për tu mashtruar, interesit vetjak dhe lakmisë duhet, për çdo veprimtari, ti jepet një vlerë më e madhe dhe më themelore. Madje është e mundur që kjo përbën vlerën e atyre gjërave të mira dhe të nderuara, te qendrojë pikërisht në qënien e tyre në mënyrë tinëzare të lidhura, te
afërta, te mbërthyera, ndoshta edhe në qenien në thelb të njëjta me ato gjera te tmerrshme, të kundërta në dukje. Ndoshta! Po kush ka dëshire të merret me të tilla ndoshta të rrezikshme! Për këtë qëllim është e nevojshme të pritet arritja e një brezi të ri filozofësh, të cilët të kenë të tjera shije dhe prirje të kundèrta me ato që janë të pranishme deri sot, filozofe të dyshimit të rrezikshëm në çdo vështrim. Dhe për të folur
me gjithë seriozitetin : unë po shoh të lindin të tillë filozofë të rinj.