Monday, August 26, 2019

Niçe 3

Pavërtetësia e një gjykimi nuk eshte ende për ne kundërshtim ndaj saj. Në këtë gjë gjuha jonë ndoshta tingëllon më me çudi. Problemi është
se në çfarë mase ky giykim vë në levizje dhe e ruan jetën, ruan llojin dhe ndoshta madje e zhvillon; ndërsa ne kryesisht synojmë të ngulim
këmbë që gjykimet më të gabuara (në të cilat bënë pjesë gjykimet e përmbledhura a priori ) janë per ne më të domosdoshmit, që qenia
njerëzore, pa lënë të ekzistojnë trillime logjike, pa e matur realitetin duke e afruar me sajimin e pastër të botës së nevojshme, të njëjtë me vetveten,pa një falsifikim të përhershmë të botës përmes numrit, nuk do të mund të jetonte, dhe se po të hiqte dorë nga gjykimet e gabuara, kjo do të ishte një heqje dorë nga jeta, një mohim i jetës. Të pranosh jo të vërtetën si
kusht për të jetuar do të thotë, natyrisht, ť'u kundërvihesh, në mënyrë të rrezikshme, ndjenjave të zakonshme me vlerë; dhe një filozofi që guxon ta bëjë këtë gjë, pra vetëm për këtë, zë vend përtej së mirës dhe së keqes.