Saturday, February 29, 2020

Niçe 41

Përderisa dobia që mbizotëron në vlerësimet morale është vetëm dobia e turmës, përderisa vështrimi është kthyer vetëm në mbajtjen e kolektivitetit dhe vetëm në atë që duket e rrezikshme për gjallesën e kolektivitetit, nuk do të ketë mundësi të ekzistojë asnjë "moral" i dashurisë për tjetrin. Meqenëse gjendet me kohë edhe atje një praktikë e vogël e përhershme respekti, dhembshurie, paanësie,shpirtbutësie, reciprociteti në ndihmë, meqenëse edhe në këtë gjendje të shoqërisë prej kohësh janë veprues të gjithë ato instinkte të cilët më pas, duke u vënë një emër të nderuar, do të quhen "virtyte" dhe më në fund do të zbresin në konceptin e "parimeve morale", në atë epokë ato nuk do të bëjnë ende pjesë në mbretërinë e vlerësimeve morale, ato do të vazhdojnë ende të jenë jashtëmorale. Për shembul,një veprim i dhembshur në kohët e arta të Romës nuk quhej as i mirë,as i keq, as moral, as imoral; dhe në qoftë se lëvdohet, këtij lavdërimi i bashkohet ende tek e shumta një lloj shpërfilljeje e pavullnetshme.
Sapo ai në të vërtetë ballafaqohet me një veprim çfarëdo që shërben për zhvllimin e gjithçkaje, për gjë publike. Më në fund, "dashuria" për tjetrin është gjithmonë diçka dytësore, pjesërisht e kushtëzuar dhe menyre arbitrare e dukshme në krahasim me frikën nga tjetri. Qëkur struktura shoqërore duket globalisht e përcaktuar dhe e garantuar nga rreziqet e jashtme, është përsëri kjo frikë nga tjetri që u jep jetë perspektivave të reja të vlerësimeve morale. Instinkte të veçanta të
fuqishme dhe të rrezikshme si shpirti i inisiativës, guximi, dëshira për hakmarrje, dinakëria, lakmia, etja për pushtet të cilat deri më sot jo vetëm duhej të nderoheshin (natyrisht nën një emër të ndryshém ata që kanë zgjedhur tani), por pasi u rritën dhe u kultivuan (meqé pér ta kishte vazhdimisht nevojë në rrezik, kundër armiqve të bashkésise tani përvetësohen dyfish të fuqishëm në rrezikshmërinë e tyre, tani që mungojnë për ta kanalet e rrjedhjes, dhe pak nga pak damkosen me zjarr si imoralë dhe të njollosur. Tani lartësohen në nderet morale instinktet dhe prirjet e kundërta; pak nga pak nxjerr përfundimet e tij instinkti i turmës. Tani perspektiva morale qëndron në rrezikshmërinë më të madhe ose më të vogël për kolektivitetin: rrezikshmëri, për qëllimet e barazisë, të një gjykimi, të një kushtí dhe të një ndjenje,të një dëshire, të një dhuntie, edhe në këtë rast, nëna e moralit është frika. Vetëdija në vetvete e kolektivitetit shembet, thyhet besimi i saj në vetvete, shtylla e saj kurrizore, siç mund të thuhet, me shpërthimin e flaktë të instinkteve më të larta dhe shumë të fuqishme që e tërheqin individin shumë më larg dhe përmbi shpirtvogëlsinë e vetëdijes së turmës; për pasojë do të parapëlqehet të damkosen dhe të përdhosen pikërisht këto instinkte. Pavarësia e dukshme e karakterit shpirtëror,dëshira për vetmi, arsyeja e madhe tani përvetësohen si rrezik, gjithçka që e ngre individin mbi turmën dhe i ngjall frikën tjetrit, që nga ky çast e tutje quhet e keqe, prirja për qartësi, për thjeshtësi, për tu rifutur në skema dhe për barazi, mediokriteti i instinkteve që ngrihet në ndere dhe nëpër kufizimin e "moralit". Më në fund në kushte shume paqésore mungon gjithnje e më shumë rasti dhe domosdoshměria për të edukuar ndjenjat e veta përballë rreptësisë dhe vrazhdësisë; ndersa tani çdo rreptësi, deri edhe në drejtësi, fillon të turbullojë ndërgjegjen një fisnikëri e lartë dhe e ashpër dhe një përgjegjësi në vetvete fyhet dhe ngjall mosbesim, vlerësohet më shumë "qengji" dhe pak më shumë "delja". 
Në historinë e shoqërisë gjen një pikë shfaqjeje  të sëmurë dhe dobësimi në të cilën ajo rreshtohet deri edhe në anë  të atij që i shkakton dëm, në anën e 'kriminelit', dhe madje me gjithë mend dhe çiltërsisht. 
Ta dënojë asaj i duket në njëfarë mënyre e pasigurtë është që mendimi "i ndeshkimit" dhe i "duhet ndëshkuar" i bën keq, i ngjall frike. 
"Nuk mjafton ta bëjë të padèmshëm? Ç'dobi ka dhe ta ndëshkosh? Të ndëshkosh në vetvete është e frikshme!" Me këto pyetje morali i turmës, morali i frikës, nxjerr përfundimin e tij të fundit. Meqenëse mund te zhduket rreziku, arsyeja e të tremburit,do të zhdukte në këtë menyre bashkërisht edhe këtë moral: nuk do te ishte më e nevojshme, 'do të mendohej vetë' jo më e nevojshme! Ai që analizon vetëdijen e evropianit te sotëm me një mijë zik-zake dhe skuta morale do të arrijë të nxjerrë gjithmonë të njëjtin imperativ, imperativin e frikës së turmës: "Duam që një ditë të mos ketë më asgjë për t'u trembur!
Një ditë... sot në të gjithë Evropën dëshira dhe rruga që na çojnë atje quhet "përparimi".

Friday, February 28, 2020

Ne ende...

Ne ende jetojmë
në prag të një asgjëje,
midis skajeve të stinëve.
Ne ende flemë
në jastëkët prej guri,
si baballarët tanë.
Ne ende ndjekim të njëjtat re në qiell,
duke pushuar nën hijet e pemëve me gjemba.
Ne ende pimë kafen tonë ndërsa gëlltisim merakun,
dhe ende ecim zbathur për të mos trembur heshtjen.
Dhe në distancë
buzë mirazhit
ne ende shikojmë, çdo mbrëmje
kur dielli fshihet në det.
Dhe e njëjta femër na përshëndet
ndërsa ajo ëndërron vëzhgimin 
për muzgun në mes syve të saj.
Ajo na përshëndet, pastaj humbet
në sytë e një fëmije
duke buzëqeshur 
në udhëtimin e përjetësisë.
Dhe ne ende presim
për një agim të ri
Ne ende presim 
të fillojmë përsëri.

Monday, February 24, 2020

Njerëz të shtirur

Ka njerëz që u pëlqejnë të marrin rolin e këshilltarit sepse u jep ndjesinë se janë më të mirë se tjetri.
Ka njerëz që edhe pse nuk dinë të japin këshilla,ata gjithsesi,gërmojnë thellë për të sjellë ndonjë këshillë sepse duan ta bëjnë tjetrin të ndihet inferior para tij!
Ka njerëz që këshillojnë për të mos u këshilluar nga të tjerë. Pra,këshillojnë për të qenë në vetmbrojtje.
Ka njerëz që këshillojnë pa qenë vetë model në atë që këshillojnë. 

Por,ka dhe një tjetër lloj njerëzish të kundërt ;
Për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, sajojnë histori me qëllim për të marrë këshilla dashamirëse. 
Ka dhe nga ata që bëjnë ndonjë gabim me vetëdije për të tërhequr kritika,në këtë mënyrë fitojnë vëmendje. Si ajo femra që pengohet qëllimisht diku për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli! 

Të gjitha këto vinë nga mungesa e vëmendjes.
Sa më shumë të vuajë dikush për pak vëmendje, aq shumë do sajojë role të ndryshme për të larguar indiferencën e të tjerëve!
Por nuk mund të fitosh respektin dhe dashurinë e askujt nëse sjellja është e shtirur.
Sinqeriteti fiton pak njerëz por të vërtetë!

Saturday, February 22, 2020

Ne

Ne
Ishim një ëndërr 
E vramë në heshtje
Tani
Jemi një kujtim
Që nuk pushon asnjë çast.

Jemi të ndryshëm

Nuk jam kundërshtari yt vetëm se nuk bie dakord me argumentin tuaj! Thjesht kemi mendime të ndryshme rreth diçkaje!
Mendimet e ndryshme duhet të na ndihmojnë të ecim përpara,jo të na armiqësojnë!
Sepse qëllimi ynë nuk është të jemi armiq por të jemi në të drejtën!
Miku im,duhet të mësohemi me mendimin ndryshe pa futur urrejtje dhe mendjemadhësi në zemrat tona. 
Mësohu të mos armiqësosh askënd vetëm pse mendon ndryshe.
Nëse ti armiqëson çdo njeri që mendon ndryshe,atëherë ty nuk të intereson e drejta dhe e vërteta por vetja jote e mbushur me egoizëm! 
Këshilla ime për ty është që të qartësosh qëllimet e tua,të pastrosh zemrën dhe të rregullosh raportet me çdo njeri që i ke dëmtuar për shkak të egos.

Thursday, February 20, 2020

Jabanxhiu

Jabanxhi unë jam
Kudo udhëtoj
Një folezë skam
Dikë të më doj.

Në dimër kam jetuar
Në dimrin e vetmisë
Mes jush jam afruar
Ti këndoj shoqërisë.

Jabanxhi o udhëtar
Si të mundesh ti jeto
Të gjithë jemi kalimtar
Asgjë ti mos vajto.

Jeto ti si të mundesh
Si të mundesh ti jeto
Herë duro e herë të lutesh
Miqësinë e Zotit ti shpreso.

Ska folezës më të mirë
Se lutja jote drejtuar Zotit
Ska dimër vetmie në zemër
Kur buzëqeshja vjen pas lotit.

Friday, February 14, 2020

Shpata e drejtësisë

“Kur pashë shpatën e drejtësisë 

Dhe një tellall i dha botës lajmin kudo,

E qava këtë botë dhe arrita bindjen e vërtetë 

Se e afërt është dita kur njeriu do niset nga kjo jetë. 

Ajo s ’është gjë tjetër veç një tokë e një sundimtar pas një tjetri,

Se fatkeqësia pasohet me caktimin e mirësive së shpejti. 

Ndërkohë që njëri banon në pallate të larta prej mbreti, 

Tjetri fundoset në thellësitë e ulëta të mjerimit i shkreti. ”

Sunday, February 9, 2020

Unë dhe Qyteti im

Sot lëviza pothuajse në gjithë qytetin! Kisha shumë vite pa e bërë diçka të tillë;shihja rrugët e vjetra të cilat nuk kishin ndryshuar dhe aq shumë,kishte tek-tuk gropa dhe kanale të cilat më zgjuan disa kujtime qesharake por domethënëse!
Shihja pemët,fillova ti prekja sikur më kishte marrë malli për lëkurën e vrazhdët. Diku më tutje pashë pemë të prera të cilat dikur kam luajtur me shokët e mi. Shkova aty pranë dhe gjeta një gur të madh ku uleshim për të biseduar rreth sporteve të ndryshme!
Më larg më kapën sytë disa shtëpi të vjetra ku shkonim për të kërkuar ujë. Më kujtohet akoma një plakë e cila na e jepte gotën me ujë duke na përkëdhelur flokët,e duke na këshilluar të ruheshim se mos ftoheshim ngaqë ishim të djersitur!
Ato shtëpi sot ishin braktisur,nënat kishin ndruar jetë ndërsa fëmijët e tyre janë larguar për një jetë më të mirë nëpër rrugët e botës!
Sa shumë nostalgji,sa shumë kujtime që ishin strukur në memorje të cilat mendoja se ishin harruar! Tani e kuptoj se ajo çka e bën njeriun është memoria e tij e mbushur me kujtime!
O Zot i Madh thashë me vete; Sa shumë që kam ndryshuar bashkë me qytetin tim!
Fillova të ndjeja keqardhje për vetminë e qytetit i cili po boshatiset çdo ditë e më shumë...E kësaj vetmie po i bëja shoqëri qytetit tim për të zbutur pak dhimbjet e saj sepse vetëm një qytetar si unë e kupton këtë dhimbje të qytetit,një bashkëvuajtës dhe bashkëjetues e kuptojnë boshllëkun e njëri tjetrit.
Sepse të dy kemi të njëjtat gjurmë; qytetiti ka gjurmët e mia e ndërsa unë kam gjurmët e tij!
E kush mund ta kuptojë më mirë hallin e dikujt përveçse dikush i cili është rritur me ty!?
Unë dhe Qyteti kemi mbetur të vetmuar duke ngushëlluar njëri tjetrin me kujtimet tona!
Tashmë unë dhe qyteti po shijojmë diellin i cili na ka përqafuar të dyve për të na thënë se një ditë ky qytet ka për tu bërë përsëri si dikur...!!!
Më duket se po ëndërroj në diell...!!!

Thursday, February 6, 2020

Reflektim për shoqërinë

A jetojmë në realitet apo në virtualitet !?

Kjo pyetje më vjen shpesh në kokë duke menduar për disa raporte shoqërore dhe familjare të cilat kanë ndryshuar aq shumë sa e kam të vështirë ta përkufizoj një raport midis dy apo më shumë njerëzve si një raport shoqëror apo familjar!

Nëse deri dje flisnim me mikun tonë për jetën e secilit prej nesh,duke qarë hallet,duke qeshur për fenomene të ndryshme, duke diskutuar tema të ndryshme,duke u argëtuar,duke shijuar momente të jetës me tjetrin që shoqëroheshim...etj...sot këto pjesë të jetës shoqërore janë zëvendësuar me shoqërinë virtuale.
Shoqëria virtuale ka rrëmbyer gjithë aktivitetin social duke i bërë të ndiejnë një shoqëri fallco,sikur kanë shoqërinë ideale por...të gjithë e dimë se kjo gjë është një vetmashtrim sepse thellë në vetëvete të gjithë ndiejnë vetmi,të gjithë e ndiejnë se jeta sociale dhe familjare u ka ndryshuar ; janë bërë të vetmuar,janë bërë nervozë, janë bërë pasivë,shpesh ndiejnë nevojën për të rikthyer gjithçka që kanë humbur por sado përpjekje që kanë bërë,përsëri rikthehen në prangat e virtualitetit...!!! 

Shpesh ndiejmë mungesën e mikut tonë me të cilin pimë kafen pasi miku është i zënë me miq të largët. Edhe pse kafen e pimë së bashku, përsëri kafja shijohet me tjetrin që është larg...!!!

Shpesh lind nevoja për të bërë një bisedë normale duke bërë pyetje e dhënë përgjigje të drejtpërdrejta por...duke patur në dorë cel në çdo moment,biseda nuk mund të ndodhë normalisht e nëse ndodh të kthehet një përgjigje,përgjigja do kërkohet në Google për të goditur gabimin e tjetrit. Kështu biseda merr fund për dy seconda...!!!

Shpesh lind nevoja për qarë një hall e për të gjetur një zgjidhje për një problem,ose thjesht lind nevoja për të patur një mik të sinqertë i cili të kupton për atë që përjeton apo ke përjetuar,ose ndien nevojën të të dëgjojë dikush për të shkarkuar një brengë...por...kjo nevojë ska për tu plotësuar ndonjëherë sepse sot nuk jetojmë me dhe për njëri tjetrin... Ne jetojmë të vetmuar në një shoqëri robotike ku asnjë nuk e njeh tjetrin por që asnjë nuk ngurron të flasë për dikë duke pretenduar se e njeh mirë...!!!

Edhe pse jetojmë me njëri tjetrin,asnjë nuk e njeh tjetrin me të cilin qëndron!
Jetojmë në epokën e vetmisë ku teknologjia është bërë familja dhe shoqëria jonë!

Saturday, February 1, 2020

Niçe 40

Meqënëse në të gjithë kohët, që kur ka ekzistuar qenia njerëzore,kanë ekzistuar edhe turmat e qenieve njerëzore (grupe familjare, bashkesi, fise, popuj, shtete, tempuj) dhe gjithmonë një numër shumë i madh që binden në krahasim me numrin e vogël të atyre që urdhërojnë, duke marrë parasysh faktin që në ditët tona bindja është ushtruar dhe kultivuar shumë më mirë dhe shumë më gjatë midis qenieve njerezore, bëhet e lehtë loja për të parashtruar që tani mesatarisht nga kjo ka lindur tek secili kërkesa si një lloj vetëdijeje formale që porosit:
"Patjetër duhet të bësh një gjë, mos bëj patjetër një gjë tjetër”. Shkurt, "ti duhet”. Kjo kërkesë përpiqet të kënaqë dhe të plotësojë formën e vet me një përmbajtje, në këtë mënyrë zgjat dorën dhe, sipas forcave të saj dhe padurimit e tensionit të saj, pranon atë që i bërtasin në vesh
nga një njeri çfarëdo që urdhëron: prindër, mësues, ligje, paragjykime klasore, përshtypje të përgjithshme. Kufizimi i veçantë i zhvillimit
njerëzor, ngurrimi, vonesa, tërheqja e shpeshtë dhe rrotullimi rreth vetes ngrihet mbi faktin që instinkti i turmës i bindjes trashëgohet më mirë se të tjerat dhe në kurriz të artit të urdhërimit. Të merret me mend ky instinkt që shtyhet deri në reagimet e tij më të skajshme: më në fund do të mungojnë me të vërtetë edhe marrësit e urdhërit edhe të pavarurit; ose do të vuajnë thellë nga vrasjet e ndërgjegjes dhe do të kenë nevojë të gënjejnë në fillim vetveten që të kenë mundësi te urdhërojnë, në mënyrë që edhe ata të mos bënin gjë tjetër veç të bindeshin. Sot kjo gjendje qëndron me të vërtetë në Evropë dhe unë e quaj hipokrizia morale e atij që urdhëron. Ata nuk dinë të mbrohen në tjetër mënyrë nga vrasjet e tyre të ndërgjegjes veç duke u hequr si zbatues të urdhërave më të lashta dhe më të larta (të të parëve të tyre,kushtetutës, të të drejtave, të ligjeve ose madje të Zotit) ose marrin edhe hua nga logjika e turmës parimet e turmës, për shembull si shërbëtor i parë i popullit të tij” ose "mjet i mirëqenies kolektive". Nga ana tjetër sot në Evropë qenia njerëzore e turmës mburret se është lloj i qenies njerëzore së pranuar dhe nga lart karakteristikat e tij deri  në sajë të së cilave ai është i butë, i besueshëm dhe i dobishëm ndaj turmës, si virtytet e vërteta njerëzore domethënë ndjenjën shoqëre dashamirësinë, respektin, zellin, masën, thjeshtësinë, mëshirën,dhembshurinë. Ndërsa për rastet kur mendohet se nuk mund të bëhet 
pa një kryetar dhe një dash përçor, sot bëhen përpjekje pas përpicish për të zëvendësuar marrësit e urdhërit duke shtuar anëtarë të urtë të turmës: kjo, për shembull, është zanafilla e të gjitha kushtetutave tipike.
Për këtë evropian-kafshë-të turmës si një mirësi është dalja e një njeriu që urdhëron në mënyrë absolute, si zgjidhje për një shtypje që po bëhet
e padurueshme, pa marrë parasysh gjithë këtë, është dëshmuar për herë të fundit dhe në mënyrë madhështore nga pasoja e ardhur nga shfaqja e Napoleonit: historia e pasojës së Napoleonit është pothuajse historia e lumturisë më të madhe arritur nga gjithë ky shekull tek njerëzit e tij dhe tek çastet e tij më të çmuara.