Monday, February 24, 2020

Njerëz të shtirur

Ka njerëz që u pëlqejnë të marrin rolin e këshilltarit sepse u jep ndjesinë se janë më të mirë se tjetri.
Ka njerëz që edhe pse nuk dinë të japin këshilla,ata gjithsesi,gërmojnë thellë për të sjellë ndonjë këshillë sepse duan ta bëjnë tjetrin të ndihet inferior para tij!
Ka njerëz që këshillojnë për të mos u këshilluar nga të tjerë. Pra,këshillojnë për të qenë në vetmbrojtje.
Ka njerëz që këshillojnë pa qenë vetë model në atë që këshillojnë. 

Por,ka dhe një tjetër lloj njerëzish të kundërt ;
Për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, sajojnë histori me qëllim për të marrë këshilla dashamirëse. 
Ka dhe nga ata që bëjnë ndonjë gabim me vetëdije për të tërhequr kritika,në këtë mënyrë fitojnë vëmendje. Si ajo femra që pengohet qëllimisht diku për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli! 

Të gjitha këto vinë nga mungesa e vëmendjes.
Sa më shumë të vuajë dikush për pak vëmendje, aq shumë do sajojë role të ndryshme për të larguar indiferencën e të tjerëve!
Por nuk mund të fitosh respektin dhe dashurinë e askujt nëse sjellja është e shtirur.
Sinqeriteti fiton pak njerëz por të vërtetë!