Meqënëse në të gjithë kohët, që kur ka ekzistuar qenia njerëzore,kanë ekzistuar edhe turmat e qenieve njerëzore (grupe familjare, bashkesi, fise, popuj, shtete, tempuj) dhe gjithmonë një numër shumë i madh që binden në krahasim me numrin e vogël të atyre që urdhërojnë, duke marrë parasysh faktin që në ditët tona bindja është ushtruar dhe kultivuar shumë më mirë dhe shumë më gjatë midis qenieve njerezore, bëhet e lehtë loja për të parashtruar që tani mesatarisht nga kjo ka lindur tek secili kërkesa si një lloj vetëdijeje formale që porosit:
"Patjetër duhet të bësh një gjë, mos bëj patjetër një gjë tjetër”. Shkurt, "ti duhet”. Kjo kërkesë përpiqet të kënaqë dhe të plotësojë formën e vet me një përmbajtje, në këtë mënyrë zgjat dorën dhe, sipas forcave të saj dhe padurimit e tensionit të saj, pranon atë që i bërtasin në vesh
nga një njeri çfarëdo që urdhëron: prindër, mësues, ligje, paragjykime klasore, përshtypje të përgjithshme. Kufizimi i veçantë i zhvillimit
njerëzor, ngurrimi, vonesa, tërheqja e shpeshtë dhe rrotullimi rreth vetes ngrihet mbi faktin që instinkti i turmës i bindjes trashëgohet më mirë se të tjerat dhe në kurriz të artit të urdhërimit. Të merret me mend ky instinkt që shtyhet deri në reagimet e tij më të skajshme: më në fund do të mungojnë me të vërtetë edhe marrësit e urdhërit edhe të pavarurit; ose do të vuajnë thellë nga vrasjet e ndërgjegjes dhe do të kenë nevojë të gënjejnë në fillim vetveten që të kenë mundësi te urdhërojnë, në mënyrë që edhe ata të mos bënin gjë tjetër veç të bindeshin. Sot kjo gjendje qëndron me të vërtetë në Evropë dhe unë e quaj hipokrizia morale e atij që urdhëron. Ata nuk dinë të mbrohen në tjetër mënyrë nga vrasjet e tyre të ndërgjegjes veç duke u hequr si zbatues të urdhërave më të lashta dhe më të larta (të të parëve të tyre,kushtetutës, të të drejtave, të ligjeve ose madje të Zotit) ose marrin edhe hua nga logjika e turmës parimet e turmës, për shembull si shërbëtor i parë i popullit të tij” ose "mjet i mirëqenies kolektive". Nga ana tjetër sot në Evropë qenia njerëzore e turmës mburret se është lloj i qenies njerëzore së pranuar dhe nga lart karakteristikat e tij deri në sajë të së cilave ai është i butë, i besueshëm dhe i dobishëm ndaj turmës, si virtytet e vërteta njerëzore domethënë ndjenjën shoqëre dashamirësinë, respektin, zellin, masën, thjeshtësinë, mëshirën,dhembshurinë. Ndërsa për rastet kur mendohet se nuk mund të bëhet
pa një kryetar dhe një dash përçor, sot bëhen përpjekje pas përpicish për të zëvendësuar marrësit e urdhërit duke shtuar anëtarë të urtë të turmës: kjo, për shembull, është zanafilla e të gjitha kushtetutave tipike.
Për këtë evropian-kafshë-të turmës si një mirësi është dalja e një njeriu që urdhëron në mënyrë absolute, si zgjidhje për një shtypje që po bëhet
e padurueshme, pa marrë parasysh gjithë këtë, është dëshmuar për herë të fundit dhe në mënyrë madhështore nga pasoja e ardhur nga shfaqja e Napoleonit: historia e pasojës së Napoleonit është pothuajse historia e lumturisë më të madhe arritur nga gjithë ky shekull tek njerëzit e tij dhe tek çastet e tij më të çmuara.