Përderisa dobia që mbizotëron në vlerësimet morale është vetëm dobia e turmës, përderisa vështrimi është kthyer vetëm në mbajtjen e kolektivitetit dhe vetëm në atë që duket e rrezikshme për gjallesën e kolektivitetit, nuk do të ketë mundësi të ekzistojë asnjë "moral" i dashurisë për tjetrin. Meqenëse gjendet me kohë edhe atje një praktikë e vogël e përhershme respekti, dhembshurie, paanësie,shpirtbutësie, reciprociteti në ndihmë, meqenëse edhe në këtë gjendje të shoqërisë prej kohësh janë veprues të gjithë ato instinkte të cilët më pas, duke u vënë një emër të nderuar, do të quhen "virtyte" dhe më në fund do të zbresin në konceptin e "parimeve morale", në atë epokë ato nuk do të bëjnë ende pjesë në mbretërinë e vlerësimeve morale, ato do të vazhdojnë ende të jenë jashtëmorale. Për shembul,një veprim i dhembshur në kohët e arta të Romës nuk quhej as i mirë,as i keq, as moral, as imoral; dhe në qoftë se lëvdohet, këtij lavdërimi i bashkohet ende tek e shumta një lloj shpërfilljeje e pavullnetshme.
Sapo ai në të vërtetë ballafaqohet me një veprim çfarëdo që shërben për zhvllimin e gjithçkaje, për gjë publike. Më në fund, "dashuria" për tjetrin është gjithmonë diçka dytësore, pjesërisht e kushtëzuar dhe menyre arbitrare e dukshme në krahasim me frikën nga tjetri. Qëkur struktura shoqërore duket globalisht e përcaktuar dhe e garantuar nga rreziqet e jashtme, është përsëri kjo frikë nga tjetri që u jep jetë perspektivave të reja të vlerësimeve morale. Instinkte të veçanta të
fuqishme dhe të rrezikshme si shpirti i inisiativës, guximi, dëshira për hakmarrje, dinakëria, lakmia, etja për pushtet të cilat deri më sot jo vetëm duhej të nderoheshin (natyrisht nën një emër të ndryshém ata që kanë zgjedhur tani), por pasi u rritën dhe u kultivuan (meqé pér ta kishte vazhdimisht nevojë në rrezik, kundër armiqve të bashkésise tani përvetësohen dyfish të fuqishëm në rrezikshmërinë e tyre, tani që mungojnë për ta kanalet e rrjedhjes, dhe pak nga pak damkosen me zjarr si imoralë dhe të njollosur. Tani lartësohen në nderet morale instinktet dhe prirjet e kundërta; pak nga pak nxjerr përfundimet e tij instinkti i turmës. Tani perspektiva morale qëndron në rrezikshmërinë më të madhe ose më të vogël për kolektivitetin: rrezikshmëri, për qëllimet e barazisë, të një gjykimi, të një kushtí dhe të një ndjenje,të një dëshire, të një dhuntie, edhe në këtë rast, nëna e moralit është frika. Vetëdija në vetvete e kolektivitetit shembet, thyhet besimi i saj në vetvete, shtylla e saj kurrizore, siç mund të thuhet, me shpërthimin e flaktë të instinkteve më të larta dhe shumë të fuqishme që e tërheqin individin shumë më larg dhe përmbi shpirtvogëlsinë e vetëdijes së turmës; për pasojë do të parapëlqehet të damkosen dhe të përdhosen pikërisht këto instinkte. Pavarësia e dukshme e karakterit shpirtëror,dëshira për vetmi, arsyeja e madhe tani përvetësohen si rrezik, gjithçka që e ngre individin mbi turmën dhe i ngjall frikën tjetrit, që nga ky çast e tutje quhet e keqe, prirja për qartësi, për thjeshtësi, për tu rifutur në skema dhe për barazi, mediokriteti i instinkteve që ngrihet në ndere dhe nëpër kufizimin e "moralit". Më në fund në kushte shume paqésore mungon gjithnje e më shumë rasti dhe domosdoshměria për të edukuar ndjenjat e veta përballë rreptësisë dhe vrazhdësisë; ndersa tani çdo rreptësi, deri edhe në drejtësi, fillon të turbullojë ndërgjegjen një fisnikëri e lartë dhe e ashpër dhe një përgjegjësi në vetvete fyhet dhe ngjall mosbesim, vlerësohet më shumë "qengji" dhe pak më shumë "delja".
Në historinë e shoqërisë gjen një pikë shfaqjeje të sëmurë dhe dobësimi në të cilën ajo rreshtohet deri edhe në anë të atij që i shkakton dëm, në anën e 'kriminelit', dhe madje me gjithë mend dhe çiltërsisht.
Ta dënojë asaj i duket në njëfarë mënyre e pasigurtë është që mendimi "i ndeshkimit" dhe i "duhet ndëshkuar" i bën keq, i ngjall frike.
"Nuk mjafton ta bëjë të padèmshëm? Ç'dobi ka dhe ta ndëshkosh? Të ndëshkosh në vetvete është e frikshme!" Me këto pyetje morali i turmës, morali i frikës, nxjerr përfundimin e tij të fundit. Meqenëse mund te zhduket rreziku, arsyeja e të tremburit,do të zhdukte në këtë menyre bashkërisht edhe këtë moral: nuk do te ishte më e nevojshme, 'do të mendohej vetë' jo më e nevojshme! Ai që analizon vetëdijen e evropianit te sotëm me një mijë zik-zake dhe skuta morale do të arrijë të nxjerrë gjithmonë të njëjtin imperativ, imperativin e frikës së turmës: "Duam që një ditë të mos ketë më asgjë për t'u trembur!
Një ditë... sot në të gjithë Evropën dëshira dhe rruga që na çojnë atje quhet "përparimi".