A jetojmë në realitet apo në virtualitet !?
Kjo pyetje më vjen shpesh në kokë duke menduar për disa raporte shoqërore dhe familjare të cilat kanë ndryshuar aq shumë sa e kam të vështirë ta përkufizoj një raport midis dy apo më shumë njerëzve si një raport shoqëror apo familjar!
Nëse deri dje flisnim me mikun tonë për jetën e secilit prej nesh,duke qarë hallet,duke qeshur për fenomene të ndryshme, duke diskutuar tema të ndryshme,duke u argëtuar,duke shijuar momente të jetës me tjetrin që shoqëroheshim...etj...sot këto pjesë të jetës shoqërore janë zëvendësuar me shoqërinë virtuale.
Shoqëria virtuale ka rrëmbyer gjithë aktivitetin social duke i bërë të ndiejnë një shoqëri fallco,sikur kanë shoqërinë ideale por...të gjithë e dimë se kjo gjë është një vetmashtrim sepse thellë në vetëvete të gjithë ndiejnë vetmi,të gjithë e ndiejnë se jeta sociale dhe familjare u ka ndryshuar ; janë bërë të vetmuar,janë bërë nervozë, janë bërë pasivë,shpesh ndiejnë nevojën për të rikthyer gjithçka që kanë humbur por sado përpjekje që kanë bërë,përsëri rikthehen në prangat e virtualitetit...!!!
Shpesh ndiejmë mungesën e mikut tonë me të cilin pimë kafen pasi miku është i zënë me miq të largët. Edhe pse kafen e pimë së bashku, përsëri kafja shijohet me tjetrin që është larg...!!!
Shpesh lind nevoja për të bërë një bisedë normale duke bërë pyetje e dhënë përgjigje të drejtpërdrejta por...duke patur në dorë cel në çdo moment,biseda nuk mund të ndodhë normalisht e nëse ndodh të kthehet një përgjigje,përgjigja do kërkohet në Google për të goditur gabimin e tjetrit. Kështu biseda merr fund për dy seconda...!!!
Shpesh lind nevoja për qarë një hall e për të gjetur një zgjidhje për një problem,ose thjesht lind nevoja për të patur një mik të sinqertë i cili të kupton për atë që përjeton apo ke përjetuar,ose ndien nevojën të të dëgjojë dikush për të shkarkuar një brengë...por...kjo nevojë ska për tu plotësuar ndonjëherë sepse sot nuk jetojmë me dhe për njëri tjetrin... Ne jetojmë të vetmuar në një shoqëri robotike ku asnjë nuk e njeh tjetrin por që asnjë nuk ngurron të flasë për dikë duke pretenduar se e njeh mirë...!!!
Edhe pse jetojmë me njëri tjetrin,asnjë nuk e njeh tjetrin me të cilin qëndron!
Jetojmë në epokën e vetmisë ku teknologjia është bërë familja dhe shoqëria jonë!