Thursday, February 20, 2020

Jabanxhiu

Jabanxhi unë jam
Kudo udhëtoj
Një folezë skam
Dikë të më doj.

Në dimër kam jetuar
Në dimrin e vetmisë
Mes jush jam afruar
Ti këndoj shoqërisë.

Jabanxhi o udhëtar
Si të mundesh ti jeto
Të gjithë jemi kalimtar
Asgjë ti mos vajto.

Jeto ti si të mundesh
Si të mundesh ti jeto
Herë duro e herë të lutesh
Miqësinë e Zotit ti shpreso.

Ska folezës më të mirë
Se lutja jote drejtuar Zotit
Ska dimër vetmie në zemër
Kur buzëqeshja vjen pas lotit.