Saturday, December 12, 2020

Ne njerëzit

Ne, njerëzit e vdekshëm, të cilët kemi mangësi, përpiqemi të themi atë që është:
më afër të vërtetës, jo atë që është absolutisht e vërtetë. 
Bëjmë atë që është më afër të drejtës, jo atë që është absolutisht e drejtë. 
Shijojmë atë që është më afër të bukurës, jo atë që është absolutisht më e bukura.
Zgjedhim atë që është më afër të mirës, jo atë që është absolutisht më e mira. 
Sepse absolutja nuk qëndron tek njerëzit, ajo është hyjnore! 
Ne njerëzit jemi krijesa gabimtare që përpiqemi të përmirësojmë veten; kjo përpjekjeje është ajo që vlerësohet mes nesh!