Monday, December 21, 2020

Pushteti

Qofsh në karrigen e një pushteti apo në karrigen e një burgu, dije se secili është një vend, njëri i lartë dhe tjetri i ulët, por në cilindo vend që të ndodhesh, liria juaj e zgjedhjes mund të ruhet nëse dëshironi.

Të gjithë kanë stacione jashtëzakonisht të ndryshme në jetë. Disa janë të pasur, disa kanë lindur në pjesën e poshtme të asaj shoqërie që është imponuar. Disa e kanë të lehtë dhe të tjerët e kanë të vështirë në mënyrë të paimagjinueshme.  Kjo është e vërtetë për ne sepse  të gjithë vijmë me filozofi dhe nga prejardhje të ndryshme, madje edhe brenda vetë jetës sonë, në përvojë dhe periudha të fatit të mirë dhe fat të keq. Por në të gjitha rrethanat -fatkeqësi ose përparësi- ne me të vërtetë kemi vetëm një gjë që duhet të bëjmë: të përqendrohemi mbi atë që është në kontrollin tonë në krahasim me atë që nuk është. 
Tani për tani ne mund të jemi të ulët dhe të dobët nga luftëra të ndryshe në përballje me jetën, ndërsa vetëm disa vjet më parë ne mund të kemi jetuar lart, dhe për vetëm disa ditë mund të jemi duke bërë aq mirë sa që suksesi në të vërtetë është një barrë. 

Një gjë do të qëndrojë konstante: liria jonë e zgjedhjes - të dyja  në foto të mëdha dhe të vogla. Në fund të fundit, kjo është qartësi.  Kushdo që të jemi, kudo që të jemi-ajo që ka rëndësi është zgjedhja jonë. Çfare jane këto?  Si do t’i vlerësojmë ata?  Si do t’i shfrytëzojmë sa më shumë?  Këto janë pyetjet që na bën jeta ne, pa marrë parasysh stacionin tonë.  Si do te pergjigjeni, kjo varet nga zgjedhja juaj!

#NdalohetKopjimi 
#Lejohetshpërndarja